• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputeti socialist, ‘ndryshe’ nga Rama: Ja pse nga sot President mund të zgjidhet edhe një deputet i PS

by Java News
30/05/2022 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshe nga Kryeministri Edi Rama, deputeti socialist Arben Pëllumbi tha se në këtë fazë të procesit Presidenti i ri mund të gjehet edhe brenda radhëve të grupit parlamentar socialist.

Ai u shpreh se kushti i vendosur nga Rama që Presidenti të mos ishte një deputet aktual u vendos sepse opozita ishte pjesë e tryezës së diskutimit. Por sipas Pëllumbit, tani që PD i ka djegur tre raunde, mazhorancës i lind e drejta të vendosë mjafton që vendimi të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Pëllumbi tregoi edhe hapat që do të ndjekë procesi deri në raundin e katërt. Ai tha se do të jetë Kryesia e PS ajo që do ta përcaktoj përfundimisht kandidatin.

“Ajo që do të ndodhë është që ne do t’i rikthehemi procesit që nisëm. Pra ne e nisëm duke mbledhur emra nga Grupi Parlamentar dhe qytetarët përmes adresës elektronike. Ne do të fillojmë prap procesin brenda vetes tonë për të gjetur emrat konkretë.

Sigurisht që pjesa më e rëndësishme do të zhvillohet në Grupin Socialist Parlamentar. Me siguri do të kemi një mbledhje Kryesie të PS dhe më pas Konferenca e Kryetarëve do të vendosë për raundin e radhës.

Secili nga ne është i lirë për të diskutuar dhe propozuar në Grup dhe në Kryesi që do të japë edhe verdiktin final. Brenda deputetëve socialistë ka pasur qëndrime të ndryshme sa i përket kushtit që kandidati nuk duhet të jetë një nga deputetët.

Ky kusht u vendos meqenëse u ftua opozita në bashkëbisedim dhe nuk donim që të paragjykohej mazhoranca sikur do të zgjidhte një nga deputetët. Mendoj që tani çdo mundësi hapet. Megjithatë opozita mund të propozojë ende edhe në raundin e katërt, mjafton ta propozojnë 20 firma deputetësh” – tha Arben Pëllumbi për ‘Kontrast’./m.j

Next Post
Integrimi europian i Ukrainës, Ministri Kuleba: Jemi ngopur! Ajo që na duhet është një pohim…!

Integrimi europian i Ukrainës, Ministri Kuleba: Jemi ngopur! Ajo që na duhet është një pohim…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com