Gazetari Çim Peka i ka kushtuar një artikull të tërë lidhjes së Bashës me Henri Çilin.
Peka shkruan se Basha nuk ka nevojë më për recetat e “rrogëterave të UET”, shprehet ai, duke thënë se kjo “kapje” që i është bërë Bashës, nuk e ndihmon atë të bëjë opozitë.
“Lulzim Bashën e kam njohur qysh kur i dukej luks të rrinte me Kullurin, liberalin e djathtë të Henri Çilit atë kohë, e njoh dhe më mirë sot kur ja bën avokatin Alfred Lela, liberali i djathtë i Henri Çilit këtë kohë.
Nuk ka ndryshuar, vetëm është rritur. Besoj se ka qenë një ndër Ministrat e Jashtëm më të mirë që ka patur Shqipëria; ashtu siç kam besuar dhe besoj, se pa punën e Bashës si ministër i Brendshëm, liberalizimi i vizave do ishte për shumë kohë një ëndërr e shqiptarëve. Si gazetar me prirje dhe ide të djathta kemi ndarë shumë debate e kafe, e sot e konsideroj mik.
Duke i thënë këto, nuk mund te rri pa përmendur disa të vërteta që Basha nuk i mbulon dot me porositë e liberalit të Henri Çilit, Alfred Lela, dhe me recetat e Artur Zheji të dramës “Rajmonda”.
Dramat e Zhejit dhe problemet me bizneset e Henri Çilit, nuk mund të jenë dramat dhe problemet e lidershipit të PD-së.
Përkufizimin më të mirë për tutorin e “dramaturgut” Zheji dhe “liberalit” Lela ma ka dhënë vetë Lulzim Basha: “Të kesh mik Henri Çilin, nuk ke nevoje për armiq”.
Unë e besoj se recetat dhe porositë e rrogëtarëve të “UET-it” nuk i ka kërkuar Lulzim Basha, por janë vetëangazhim si “avoketër” të Bashës për ta bërë opozitën të heshtë ndaj pisllëqeve të bizneseve të tyre.
Nuk mund ta besoj që Lulzim Basha të mos jetë rritur në këto dhjetë vjet. Lulzim Basha që kishte nevojë për të hyrë në tregun politik edhe për ndihmën e “liberalëve” të Çilit, sot nuk mund të ketë nevojë për ndihmën e rrogtarëve të “UET-it” që të rrijë në tregun politik”, shkruan Peka.