• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Cilët janë 9 shqiptarët e ekstraduar sot në Itali! Akuza nga kokaina e pastër te heroina me anije

by Java News
12/08/2020 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANË– 9 shqiptarë të moshave 27 deri në 72 vjeç të arrestuar në periudha të ndryshme kohore nga policia e shtetit në Shqipëri, janë ekstraduar këtë të mërkurë drejt Italisë për të vuajtur dënimet me burg.

Report Tv mëson ekskluzivisht emrat e 9 shqiptarëve kryesisht të dënuar për trafik të lëndëve narkotike, plagosje e grabitje. Të ekstraduarit janë Luan Bodlli 42 vjeç, Florenc Mema, Demokrat Çizmja, 28 vjeç, Athanas Xhuveli, 27 vjeç, Luan Delaj, 50 vjeç, Xhimi Isiu, 36 vjeç, Renuar Nikolli, 30 vjeç dhe Maliq Hyqa, 72 vjeç.

Por kush janë këta dhe për çfarë akuzohen? Report Tv ka bërë një përmbledhje të historive të shqiptarëve që sot u nisën drejt vendit fqinj. Florenc Mema, 30 vjeç, Demokrat Çizmja, 27 vjeç dhe Luan Bodlli 41 vjeç janë 3 nga shqiptarët e ekstraduar sot drejt Italisë. Të tre këta persona janë të njohur në botën e trafikut të kokainës dhe pjesë e grupit kriminal që furnizonin me kokainë pothuajse të gjithë Italinë e Veriut dhe disa vende të BE-së. Ata trafikonin kokainën nga Amerika e Jugut drejt Holandës e më pas duke përdorur automjete me targa franceze e gjermane, kokaina transportohej në Itali e kryesisht në territorin e provincës së Bergamos. Grupi i tyre kriminal u godit në Shijak përmes një operacionit të koduar Romano në bashkëpunim me policinë italiane.. Rezulton se kokaina që ata trafikonin në mbarë Europën shpërndahej me mbishkrimin e linjës së parfumeve Hugo BOSS.

Emiljano Mustafa 31 vjeç nga Erseka u arrestua më 31 tetor 2019 gjatë një aksioni nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane. Ai akuzohet si pjesë e një grupi kriminal italo-shqiptar që kishte lidhje me organizatën mafioze Ndrangheta.

Ndërsa Xhimi Isiu 36 vjeç banues në Tiranë u arrestua më 30 dhjetor 2019 pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për drogë. Ai akuzohet se ishte pjesë e një grupi kriminal  ku policia italiane në nëntor të 2017 sekuestroi më shumë se dy ton lëndë narkotike hashash dhe marijuanë në Ravenna të Italisë.

Në listën e shqiptarëve të ekstraduar është Athanas Xhuveli 26 vjeç nga Vlora, i dënuar me 10 vite burg për grabitje nga Gjykata Aquilas në Itali, ndërsa ka pasur dyshime se edhe në Tiranë po përgatitej të kryente vjedhje me armë.

Një tjetër shqiptar që u ekstradua drejt Italisë është Renuar Nikolli, 30-vjeçari që shkaktoi 8 aksidente duke lënë  të plagosur 4 persona. Ai akuzohet për  grabitjen e disa banesave në zonën Pianella të qytetit të Peskarës në Itali.

 Maliq Hyka është një tjetër shqiptar i ekstraduar drejt Italisë. 72-vjeçari akuzohet për trafik heroine. Ai është shpallur në kërkim nga policia italiane në viti 2012, pasi gjykata e Milanos kishte lëshuar për të një urdhër arresti. Hyka është dënuar me 14 vite burg për bashkëpunim dhe shpërndarje të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Emrat e shqiptarëve të ekstraduar
Luan Bodlli, 42 vjeç, akuzuar për trafik droge, operacioni “Romano” i vitit 2017
Florenc Mema, 31 vjeç akuzuar për trafik droge, operacioni “Romano” i vitit 2017
Demokrat Çizmja, 28 vjeç akuzuar për trafik droge, operacioni “Romano” i vitit 2017
Athanas Xhuveli, 27 vjeç akuzuar për plagosje dhe vjedhje me dhune
Luan Delaj, 50 vjeç akuzuar për trafik droge, operacioni i koduar “Transporter” viti 2018
Emiljano Mustafa, 31vjeç, akuzuar për trafik droge, operacioni i koduar “Transporter” viti 2018
Xhimi Isiu, 36 vjeç akuzuar për trafik droge, operacioni i koduar “Smoke Snake”
Renuar Nikolli, 30 vjeç akuzuar për vjedhje dhe tregti me mall te grabitur
Maliq Hyqa, 72 vjeç akuzuar për trafik droge (Shqiptarja.com)

Next Post
“FBI”-ja shqiptare nis detyrën më 1 shtator, 60 hetues do trajnohen në SHBA

“FBI”-ja shqiptare nis detyrën më 1 shtator, 60 hetues do trajnohen në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com