• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cilat janë efektet politike të fjalimit të Edi Ramës në Strasburg

by Ylli Pata
13/10/2022 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Qëndrimi zyrtar i kryeministrit të Shqipërisë në Strasburg pro UÇK-së dhe kundër raportit të Dick Martyt, ka prodhuar disa zhvillime krejt interesante politike. Natyrisht më shumë në Kosovë, sesa në Tiranë. Por edhe këtu nuk është pa gjë.

Në Kosovë, Vetëvendosje dhe struktura e fortë e pushtetit që doli nga mazhoranca e madhe e 14 shkurtit 2021 thuajse është bukosur fare.

Si Vjosa Osmani, si kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Kunjovca, por edhe vetë Albin Kurti që është shefi i të treve nuk ka begenisur të dalë me një qëndrim politik.

E kjo është krejt jo normale. Ata duhet të thonë se o e pëlqejnë, ose s’e pëlqejnë fjalimin e Edi Ramës. O ishte i duhur, ose nuk ishte. Nuk ka sens injorimi i një zhvillimi politik të tillë. Por përveç xhelozisë personale apo aspektit të protagonizmit dhe egoizmit, çështja është politike.

Edi Rama, në një farë mënyre është kthyer në një faktor politik që po e bashkon politikën opozitare në Kosovë, kur deri tani nuk e ka bërë kush.

Nuk ka ndodhur asnjëherë, që kaq figura të rëndësishme të Lidhjes Demorkatike të Kosovës, si Isa Mustafa, Avdullah Hoti, të dy kryeministera, e Skënder Hyseni, zv..kryeministër e ministër që të flasin pozitivisht për një zyrtar të Partisë Socialiste.

Për të mos thënë PDK-në, e cila dukshëm prej lidhjes që kanë me liderin historik Hashim Thaçi si dhe ish-kryeparlamentarët: Kadri veseli e Jakup krasniqi, çështja bëhet edhe më emocionale.

Por a është sot Edi Rama “baba” i opozitës së Kosovës? Fakt është që vrulli i Ramës për të mbrojtur krerët e UÇK-së ka zgjuar mjaft shpirtëra të tulatura pas arrestimeve dramatike të vjeshtës 2020. Kush e mban mend fushatën e vitit 2019 e 2020 në Kosovë, e gjitha u bë në “rrezikun” se Edi Rama ishte barë gati të ndante me thika Kosovën, së bashku me SHBA-në dhe Hashim Thaçin.

Sot Albin Kurti ka ardhur në pushtet, madje absolute, e thikat dolën që nuk ishin të vërteta, kështu që ajo armë me të cilën vetëvendosje dhe Vjosa Osmani rrëzuan krerët e UÇK-së, do t’i kthehet mbrapsht. E ky kthim mbrapsht po vjen me një fuqi politike të rëndësishme: ku përballë Kurti nuk ka vetëm politikanët e dalë nga UÇK-ja, por edhe LDK-në e Mustafës dhe Hotit, pra një spektër të gjerë, i cili ishte i sukseshëm në zgjedhjet lokale të një viti më parë në Kosovë. Kurti i humbi zgjedhjet në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, etj, pra qytetet kryesore, vetëm si pasojë e bashkimit të PDK, LDK e AAK si një front politik. i cili së shpejti do ta sfidojë Albin Kurtin, sidomos pas takimit të pritshëm me Vuçiçin.

Ky pra është efekti politik në Kosovë, që në fund të fundit është pozitiv, pasi kemi të bëjme me një fuqi të shtuar të ushtrimit demokratik.

Ndërkaq, në Shqipëri, fjalimi i Ramës pati një sulm apo nihilizëm të fortë të Sali Berishës, i cili e cilësoi skandaloz, një heshtje të Ilir Metës dhe një qëendrimi më racional të opozitës tjetër.

Qëndrimi ekstrem i Berishës ndaj Ramës, u rimor sot nga mediat serbe, të cilat e shitën në vitrinë si një deklaratë e “ish-Presidentit të Shqipërisë”, çka është e vërtetë.

Nga ana tjetër, Berishës i djeg më shumë së të gjithë ai qëndrim kundër Dick Marty-t. Pasi kur ka qenë kryeministër ai, u miratua raporti, dhe natyrisht u fundos UÇK-ja. Dhe më e keqja, deputetët e PD-së, e kanë votuar pro rezolutën e Dick Marty-t. E nëse kjo bashkohet me Marrëveshjen e Detit e ca të tjera. Ndaj Berisha ka vendosur që ta kontestojë egërsisht, si një rrugë për të shpëtuar trashëgimin ë tij politike, të cilën nuk po e mbron asnjë përveç vetes së tij.

Next Post
Franca pro liberalizimit të vizave për Kosovën, bashkë me gjithë vendet e BE: Ja çfarë kërkuan disa…!

Franca pro liberalizimit të vizave për Kosovën, bashkë me gjithë vendet e BE: Ja çfarë kërkuan disa...!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Ju mendoni se eshte edvin k/hajduti,ai do shpetoje tacin e veselin,harrojeni nji here e pergjithmone.Tani perfundimisht k/hajduti i groposi nji here e mire shoket e UCK,ktu do jemi,edvini mendon se me kshidhat e samarxhiut erdogon do fitoje me prradhat e tija para BE.Me kto brockulla qesharake do dalin si shpetimtare i Kombit.edvini mund ishte besuar pak a shum po te mose kshte marre perfaqsuesin e vucicit si kshidhtare spiunin baton haxhiun.Nuke arriten qedhimin e kriminelit vucic ndarjen e Kosoves.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In