• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

by Ervis Iljazaj
09/04/2026 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Para disa ditësh Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një dalje publike u shpreh se ne po i bëjmë të gjitha detyrat për integrimin ne BE dhe mbylljen e kapitujve, por jo çdo gjë varet nga qeveria shqiptare, por edhe nga konteksti gjeopolitik dhe situata politike europiane. Çështja e integrimit është kthyer ditët e fundit në qendër të debatit publik pasi sipas opozitës ky proces është bllokuar nga disa vende të Bashkimit Euorpian për shkak të qëndrimit që mbajti Partia Socialiste në rastin Balluku, edhe pse sipas mazhorancës këto lajme nuk janë të vërteta.

Gjithsesi problemi në këtë histori është më i gjerë se kaq. Përgjatë 13 vite me radhë Edi Rama u ka thënë shqiptarëve se fajin për ngadalësimin e procesit të integrimit në BE të Shqipërisë e ka patur Europa dhe jo qeveria e tij. Ky qëndrim është pjesërisht i vërtetë, pasi nëse ne do të kishim bërë detyrat e shtëpsë siç na takojnë, historia në këto 13 vite do të shkonte ndryshe.

Por edhe nëse integrimi nuk varet nga qeveria, atëherë përse kryeministri i premtoi shqiptarëve një gjë që nuk varej prej tij në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025?

Problemi qëndron se palët politike në Shqipëri për 35 vite me radhë, për sa i përket integrimit, më shumë e kanë përdorur për qëllime politike se sa një objektiv i interesit kombëtar. Edhe në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare pasaporta europiane u përdor më shumë si një slogan politik sesa objektiv realist.

Gjithsesi ka një kontradiksion në të gjithë këtë histori. Kur ne dështojmë është faji i Europës ndërsa kur ne na hapen negociatat është meritë e qeverisë. Por megjithatë, konteksti gjeopolitik i Europës, por edhe përtej saj, është në një dinamikë që askush nuk mund ta parashikojë. Prandaj të jesh i sigurt se Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në BE, sepse kushtet gjeopolitike na lejojnë, është të bësh fallxhorin dhe jo politikë.
Edhe për faktin se integrimi i Shqipërisë në BE nuk varet vetëm nga një parti politike, por kërkon bashkëpunimin e gjithë klasës politike sepse shumë reforma kërkojnë një vullnet të përbashkët.

Nëse pretendojmë që Shqipërinë në BE mund ta çojë vetëm një parti politike, jemi totalisht në rrugën e gabuar. Madje, ky lloj mentaliteti, konkurrenca dhe jo bashkëpunimi në këtë drejtim, e ka lënë Shqipërinë kaq gjatë jashtë Europës. Kjo qasje konfliktuale e politikës së brendshme ndikon në marrëdhëniet Shqipëri-Bruksel, pasi zyrtarët e BE kërkojnë një klimë bashkëpunuese për integrimin dhe jo përdorimin e kësaj çështje për arsye elektorale.

Premtimi i Shqipërisë në BE në vitin 2030 është ndoshta premtimi më i guximshëm që është bërë ndonjëherë në politikën shqiptare. Dhe me këtë premtim, Edi Rama po luan me vendin e tij në historinë politike të Shqipërisë. Është shumë optimiste të besosh se në këto kushte të konfliktit politik të brendshëm, të problemeve të shumta që ka Shqipëria në shumë fusha, do të jemi pjesë e Europës për kaq pak vite. Sepse qasja ndaj integrimit të Shqipërisë në BE është një qasje për interesa politikë, indivudalë dhe shikohet si arritje personale dhe jo si përpjekje e përbashkët për interesat e të ardhmes së shqiptarëve.

Next Post
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fraza ime ishte e pavend, i keqardhur”- Kylian Mbappe i kërkon ndjesë Kinës! Edhe La Liga i “tërheq veshin” francezit

“Fraza ime ishte e pavend, i keqardhur”- Kylian Mbappe i kërkon ndjesë Kinës! Edhe La Liga i “tërheq veshin” francezit

October 27, 2026
Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

October 27, 2026
Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

October 27, 2026
Pensioni do merret në bankomat! Dritat dhe uji do paguhen online! Gati projekti për 2024

Shqipëria plaket, fatura shtohet: Një në tre lekë për mbrojtjen sociale vitin e ardhshëm!

October 27, 2026
Zbardhet biseda telefonike e Putin me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë

Zbardhet biseda telefonike e Putin me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë

October 27, 2026
I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

October 27, 2026
Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

Zgjedhjet e parakohshme nuk i leverdisin as mazhorancës, as opozitës zyrtare

October 27, 2026
Tensionohet protesta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave

Tensionohet protesta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave

October 27, 2026
Lufta teknologjike mes Amerikës dhe Kinës merr një kthesë në gjykatë; Alibaba i jep goditjen Pentagonit

Lufta teknologjike mes Amerikës dhe Kinës merr një kthesë në gjykatë; Alibaba i jep goditjen Pentagonit

October 27, 2026
‘Thyhet’ siguria e Parlamentit italian, hakerët lexojnë email-et e politikanëve

‘Thyhet’ siguria e Parlamentit italian, hakerët lexojnë email-et e politikanëve

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In