• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Franca pro liberalizimit të vizave për Kosovën, bashkë me gjithë vendet e BE: Ja çfarë kërkuan disa…!

by Java News
13/10/2022 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burime zyrtare të Bashkimit Europian kanë përgënjeshtuar informacionin se Franca kushtëzon liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Sipas këtyre burimeve, Franca është në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, ashtu si dhe vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian.

“Rezulton, se aktualisht nuk ka asnjë shtet anëtar të Bashkimit Europian kundër liberalizimit të vizave për Kosovën”, janë shprehur burimet zyrtare të BE-së për gazetaren Erisa Zykaj te ABC.

Sipas tyre, keqkuptimi lidhet me modalitetet që nevojiten të diskutohen më tej në grupin e punës për vizat të Këshillit të Bashkimit Europian në kuadër të vendimit për liberalizimin e vizave me vende të treta dhe konkretisht me Kosovën. Këto burime kanë shpjeguar, se nuk bëhet fjalë vetëm për Francën por për disa shtete anëtare, që kërkojnë  përfshirjen e sistemit ETIAS në procesin e liberalizimit të vizave.

“E njëjta procedurë është ndjekur për Kuvajtin dhe Katarin, pra nuk është një çështje specifike që lidhet me Kosovën, pasi sistemi ETIAS hyn në fuqi vitin e ardhshëm”, kanë shpjeguar këto burime.

Sistemi ETIAS është Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit. Është një sistem tërësisht elektronik që lejon dhe mban të dhënat e vizitorëve nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Zonën Shengen dhe jo vetem.

Pak më parë, presidenca çeke ka ndarë një deklaratë të publikuar nga ABC, ku thuhet se takimi i parë për diskutimin mbi liberalizimin e vizave për Kosovën ka konfirmuar mbështetje të gjerë në gjirin e shteteve anëtare, por kërkohen sqarime mbi disa tema dhe nevojiten diskutime të mëtejshme. Presidenca nuk ka njoftuar ende datën e ardhshme të takimit, por pritet që qëndrimet të kristalizohen në 21 tetor./m.j
Next Post
“Me mjeshtrin”/ Artan Hoxha: Specialistin izraelit të përgjimeve e kanë parë të sillet sërish nëpër Tiranë. A thua ta kenë kontraktuar sërish ata…!

"Me mjeshtrin"/ Artan Hoxha: Specialistin izraelit të përgjimeve e kanë parë të sillet sërish nëpër Tiranë. A thua ta kenë kontraktuar sërish ata...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In