• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Cila është e ardhmja e ISIS-it?

by Lorenc Vangjeli
27/11/2015 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përparimet në përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të mposhtur Shtetin Islamik në terrenin ku ai vepron, kanë bërë që të shprehen hamendje se ky grup terrorist mund të jetë në gjendje të dëshpëruar. Por, zyrtarët e anti-terrorit paralajmërojnë se aktet e fundit terroriste janë thjesht pjesë e evolucionit të këtij grupi.

Plagët nga sulmet e Parisit janë ende të freskëta në Perëndim, ku dhimbjet janë zëvendësuar me drojën dhe shtimin e sigurisë. Zyrtarë dhe ish zyrtarë të zbulimit paralajmërojnë mbi realitetin e ri. James Ëoolsey ka qenë drejtor i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA.

“Ky është vetëm fillimi. ISIS do të jetë i pranishëm për shumë kohë edhe nëse zemra apo kalifati i tyre është mundur apo shkatërruar”, thotë ai. Zyrtarët e antiterrorit besojnë se në një farë mënyre, ISIS po i përdor sulmet në Paris dhe rrëzimin e avionit rus mbi Egjipt për të treguar elasticitetin e tij ndërsa forcat e tij po goditen rëndë në Irak.

“Kemi vënë re zvogëlimin e rojeve në pikat e kontrollit që të jep përshtypjen se gjërat nuk janë aq mirë sa mund të ishin për militantët”, thotë kolonel Steve Ëarren, raporton VoA.

Megjithatë, Ëashingtoni mbetet i kujdesshëm, duke shtuar sigurinë në vend megjithëse zyrtarët thonë se tani për tani nuk ka kërcënime të besueshme ndaj Shteteve të Bashkuara.

Droja qëndron tek natyra strategjike e ISIS-it, thotë ish operativi i kundërzbulimit Mubin Shaik përmes skajpit. “ISIS ka pasur një plan për të trajnuar njerëzit dhe për t’i kthyer në vendet e tyre që të kryejnë sulme. Nuk është ndryshim strategjie por thjesht ata po bëjnë atë që kanë thënë”.

Një zyrtar amerikan i antiterrorit tha për Zërin e Amerikës se Shteti Islamik ka evoluar nga një grup që kërkonte të siguronte territore për kalifatin e vetdeklaruar tek një grup që ka demostruar aftësi për të goditur shumë larg territorit të tij, në kërkim të çimentimit të rolit të tij si grupi terrorist më i rëndësishëm në botë. /VOA/

Next Post

Sarandë/ Sekuestrohen 36.5 kilogram Cannabis, pranga poseduesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Lufta është përshkallëzuar. Do të ndikojë në balancat politike

March 4, 2026
Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

March 4, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

March 4, 2026
Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

March 4, 2026
Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

March 4, 2026
LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

March 4, 2026
Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

March 4, 2026
Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In