• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilva Tare/ Cila do të jetë pengesa e radhës për Reformën në Drejtësi?

by Java News
20/03/2016 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilva Tare

Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka ezauruar deri më tani orë të gjata negociatash dhe sistem nervor të sforcuar nga sprova e mosbesimit mes partive politike. Investimi i partnerëve strategjikë, siç është SHBA dhe Bashkimi Europian, e ka bërë rezultatin përfundimtar edhe më të rëndësishëm për shqiptarët dhe ndërkombëtarët, të cilët kanë vënë në lojë kredibilitetin e tyre.

Fluturimi i shpejtë nga Washingtoni në Tiranë i Donald Lu, pas festimeve të 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, duket se ka pasur si qëllim të rikthejë në tavolinën e bisedimeve maxhorancën dhe opozitën në komisionin e posaçëm për Reformën në Drejtësi. Pas mbërritjes së rekomandimeve të Komisionit të Venecias një listë e re me pengesa për vazhdimin e punës së komisionit bllokoi ecurinë e diskutimeve mbi draftin e Reformës.

Pas toneve të ngritura dhe negociatave nervoze mes diplomatëve dhe bashkëdrejtuesve të komisionit për reformën të dy kampet dolën të kënaqur në qëndrimet publike. Opozita u shpreh entuziaste për atë që e quajti tërheqje të maxhorancës dhe pranim të tryezës politike, ndërsa shumica nuk e fshehu kënaqësinë që demokratët pranuan vazhdimin e procesit nga ekspertët e huaj.

Dallimi është se maxhoranca nuk ka pranuar në asnjë moment që ka rënë dakord për dialog politik dhe nuk është e qartë se ku e bazon opozita atë që e quan sukses, si pasojë e presionit të ndërkombëtarëve. Kur Kreu i PD, Lulzim Basha, shqiptoi fjalën marrëveshje për Reformën në Drejtësi nga Washingtoni, shumëkush aludoi se porositë e Victoria Nuland janë dëgjuar duke e rikthyer fatin e reformës në gjuhën e dialogut. Por pak më vonë u bë e qartë nga burime të shumicës së takimi i së mërkurës i komisionit të posacëm për reformën do të shërbejë për t’iu rikthyer diskutimeve dhe për t’i hapur rrugë OPDAT dhe EURALIUS të punojnë mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Pranim të 10 pikavë të opozitës dhe tryezë politike të kërkuar po nga opozita janë dy çështje për të cilat maxhoranca nuk duket se ka ndryshuar qëndrim dhe siç ka ndodhur rëndom këto muaj me reformën, në momentin kur ngërçi duket sikur zgjidhet, komplikohet edhe më shumë. Nuk është e qartë nëse këto defekte dhe mungesë qartësie për palët sapo dalin nga takimi është anglishtja, si gjuha e përdorur në negociata, apo porositë që vijnë përmes telefonit nga udhëheqësit e partive që nuk janë të pranishëm në bisedime. Në më të shumtën e rasteve çështjet për të cilat bien dakort negociatorët rrëzohen sapo ata shkojnë në selitë partiake dhe ambasadorët detyrohen të kthehen sërish në zyrat e kryetarëve si në një karuzel të prishur që ngec tek e njëjta hallkë e dëmtuar.

Deri të mërkurën mund të ndodhin shumë gjëra. Mund të kërkohen garanci për ta çuar deri në fund fjalën e dhënë përpara Lu dhe Valhutin, por problemi është se edhe pas të mërkurës, madje edhe pas nisjes së punës së ekspertëvë të huaj nëse kjo do të lejohet të ndodhë, reforma do t’i kthehet në mënyrë ciklike hallkës së prishur sa herë që publiku do të mendojë se reforma u krye. Hallka e prishur është mekanizmi që dëshmon mungesën e vullnetit për ta kryer serioizisht reformimin e drejtësisë nën kqyrjen dhe mbikqyrjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Pas të mërkurës do të ketë edhe afate të tjera që do të kalohen dhe anashkalohen dhe reforma në drejtësi do të mbetet peng i pengesave artificiale të ngritura nga politika dhe vecanërisht opozita, e cila është e përfshirë në këtë proces me dyshimin e madh të përdorimit të pushtetit nga shumica dhe si pasojë e këmbënguljes së dipomatëve që duan të shpëtojnë fytyrën dhe misionin e tyre duke mundësuar miratimin e një reforme, që edhe kur të ndodhë nuk do të jetë garant për drejtësi  që në momentin kur ngrihen kartonat e deputetëve.

Next Post

Ndahet me shokun në momentin kur kamzikazja shpërthen bombën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme -

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme –

August 15, 2026
Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com