• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

CIA ndihmoi Trump? Reagimi: Janë të njëjtët njerëz që thanë se Sadami ka armë bërthamore

by A R
10/12/2016 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipi i Donald Trumpit e ka hedhur poshtë raportin e CIA-s, sipas të cilit Rusia është e përfshirë në vjedhjen e emaileve të demokratëve me qëllimin të shtonte mundësitë e fitores së republikanit në zgjedhjet presidenciale.

“Këta janë të njëjtët njerëz që deklaruan se Sadam Huseini kishte armë të shkatërrimit në masë”, thanë ndihmësit e Presidentit të zgjedhur. Edhe rusët vetë nga ana tjetër nuk i kanë pranuar asnjëherë akuzat e hakërimit.

Të premten, Presidenti Barack Obama urdhëroi nisjen e një hetimi mbi një seri sulmesh kibernetike gjatë fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara, përgjegjësia e të cilave i vishet Moskës. Shënjestra e këtyre sulmeve ishte Partia Demokrate dhe një drejtues i fushatës së kandidates presidenciale, Hillary Clinton, John Podesta.

Zyrtarë të lartë të administratës amerikane thanë për New York Times se janë të bindur që hakerat rusë kanë mundur të hyjnë edhe në sistemin kompjuterik të Komitetit Kombëtar Republikan, por informacionet e përftuara prej rrjeteve republikane ata nuk i kanë publikuar, raporton TCH.

Agjencitë e inteligjencës shprehen se rusët pas kësaj ja kanë kaluar dokumentet e demokratëve platformës Wikileaks, e cila u kujdes që ato sekrete t’i mësonin të gjithë.

Washington Post shkruan se inteligjenca amerikane ka identifikuar individë të lidhur me qeverinë ruse, të cilët i ofruan të dhënat Wikileaksit, e kujton gjithashtu sesi Trump inkurajoi gjatë fushatës Moskën që të gjejë emailet e Clintonit, ndonëse më vonë u shpreh se ajo ishte thjesht sarkazëm./a.m.

Next Post
Rast i paprecedentë/ 18 vjeçari grabit shtëpinë e të atit, ai e denoncon, i riu përfundon në burg

Maskat grabisin banesën në Paskuqan nën kërënimin e armëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha i paftuar në pritjen për ambasadorin e ri të SHBA, analisti nxjerr prapaskenat: Mori vizën me miliona dollarë, por vijon të jetë “non grata”!

Berisha i paftuar në pritjen për ambasadorin e ri të SHBA, analisti nxjerr prapaskenat: Mori vizën me miliona dollarë, por vijon të jetë “non grata”!

October 4, 2026
Aksident i rëndë në Pogradec/ Kamioni përplas biçikletën, 26-vjeçari transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

Aksident i rëndë në Pogradec/ Kamioni përplas biçikletën, 26-vjeçari transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

October 4, 2026
Dosja “Tropoja” që mban emrin e Berishës “arkivohet” në SPAK, pezullohet çështja për vrasjet e 4 vëllezërve Haklaj! Familja përplaset me vendimin në GJKKO, ja ç’pritet të ndodhë

Dosja “Tropoja” që mban emrin e Berishës “arkivohet” në SPAK, pezullohet çështja për vrasjet e 4 vëllezërve Haklaj! Familja përplaset me vendimin në GJKKO, ja ç’pritet të ndodhë

October 4, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Gazetaria e masivizuar, profesion i shpërdoruar

October 4, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Jam mesdhetar

October 4, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Kredia për prona mbi 5 mld euro, eksperti: Sistemi bankar është i qëndrueshëm përballë ekspozimit

October 4, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 5 Tetor 2026

October 4, 2026
24 orë pas lançimit, “Flamingo Mirror” sulmohet 122 herë, Rama: Është vetëm fillimi i përballjejes mes fakteve dhe llumit anti-shtet

24 orë pas lançimit, “Flamingo Mirror” sulmohet 122 herë, Rama: Është vetëm fillimi i përballjejes mes fakteve dhe llumit anti-shtet

October 4, 2026
Zjarri përfshin ullishten, 76-vjeçari humb jetën teksa tenton ta shuajë

Zjarri përfshin ullishten, 76-vjeçari humb jetën teksa tenton ta shuajë

October 4, 2026
Aksident tragjik në Greqi: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën

Aksident tragjik në Greqi: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com