Në elitën e futbollit italian, interesim serioz për Memushajn ka shfaqur Chievo. Skuadra nga Verona kërkon t’i shtojë eksperiencë dhe kualitet mesfushës, në mënyrë që të largohet sa më tepër nga lufta për mbijetesë.
Përveç ofertës nga Seria A, futbollisti vlonjat është në qendër të vëmendjes edhe të shumë klubeve në Serinë B, ku interesimi më i fortë për momentin duket ai nga Frosinone, shkruan Super Sport.
Skuadra ku sezonin e kaluar u aktivizua një tjetër kuqezi, Arlind Ajeti, pozicionohet në vendin e dytë të kampionatit dhe është në garë me Palermon për të fituar trofeun.
Memushaj vlerësohet si përforcimi ideal i Frosinones për të realizuar objektivin dhe për t’u rikthyer mes më të mirëve në Itali./a.m.