• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Chen, i biri i Chen banues në Dubai/ Alarmi në Interpol: Gjykata shqiptare nxjerr në arrest shtëpie shtetasin kinez të cilësuar si “tepër i rrezikshëm”

by Java News
09/09/2022 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shtetas kinez i kërkuar për grabitjen e afro 140 milionë eurove u arrestua në korrik në Tiranë, por “ping-pongu” i tij në gjyqësor ka alarmuar autoritetet e Interpolit, pasi një gjykatës në Tiranë urdhëroi që të shumëkërkuarit t’i caktohej masa “arrest shtëpie”.

Gjykatësi në fjalë është Kujtim Vranici.

Por çfarë ka ndodhur?

E nisim nga fillimi. Siç është bërë e ditur më herët në media, në datën 11.07.2022, ora 17: 30, u bë arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit kinez Liangbin Chen, i biri i Chen dhe i Ye i datëlindjes 06.11.1990, lindur në Kinë dhe banues në Dubai, arsim 12-vjeçar, i identifikuar me pasaportë me nr. NO1449826.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me datën 11.07.2022, ora 14:00, është ndaluar nga Policia Kufitare Rinas, pasi në momentin që ka kryer procedurat e rregjistrimit në hyrje me linjën ajrore “Air Albania” Londër-Tiranë, ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritetet kineze.

Kjo është konfirmuar me email nga Zyra e Interpolit Tiranë që thotë: “Nga verifikimet e bëra në sistemin e ASF 2 rezulton se shtetasi Liangbin CHEN, i datëlindjes 06.11.1990 rezulton se është shpallur në kërkim nga Interpol Pekini/Kinë për veprën penale të ‘Mashtrimit’ në shuma të mëdha prej 140 milionë USD. Interpol Pekini /Kinë, ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar të shtetasit të mësipërm më datë 04.07.2022 dhe me vendimin nr.No.DG (X) BZ{2022}00055 lëshuar më 20.05.2022, kanë caktuar masë sigurimi ‘Arrest me burg’ për veprën penale:’ MASHTRIM’ parashikuar në nenet e Kodit Penal kinez.  Sa më sipër, është kërkuar arrestimin e këtij shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Kinës.”

Në vijim të interesimit për rastin vihemi në dijeni nga institucione të sigurisë se aktualisht i pandehuri ndodhet ende i arrestuar si pasojë e vlerësimit të ligjshëm të ndalimit të këtij shtetasi, ku me vendimin e datës 22.05.2022 është caktuar masa e sigurisë “Arrest Burg”, vendim ky i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga ana tjetër, Kina ka dorëzuar aktet e plota brenda afatit ligjor dhe vihemi në dijeni se ka dhe një çështje që po gjykohet në themel për akstradimin. Ndërkohë, çuditërisht, Gjyqtari i gatshëm i muajit gusht, Kujtim Vranici po vijon paralelisht të gjykojë kërkimin për revokimin e masës së sigurimit, të padisë që tashmë përbën një non sens.

Si futet në “lojë” eksperti mjeko-ligjor

Burime kofidenciale nga shërbimet bëjnë me dije se një gjyqtar, një avokat dhe ekspert mjeko ligjor, po bëhen pjesë e kësaj “loje” me qëllim që i pandehuri të dalë në gjendje të lirë ose arrest shtëpie dhe të mos mund të ekzekutohet vendimi i ekstradimit, duke i dhënë mundësi arratisjeje.

Arsyeja e kësaj kërkese lidhet me kushtet shëndetësore të këtij shtetasi duke dashur të tregojnë gjendjen e tij shëndetësore “të rënduar”, kjo një “artificë” për të bërë të mundur në dukje kushtet shëndetësore që kërkohen për revokimin e masës së sigurimit personal. Këtu hyjnë në lojë ekspertët mjeko-ligjorë që sajojnë një akt ekspertimi (kliko këtu) për gjendjen shëndetësore “të rëndë”.

Ndërkohë me një praktikë “të shkollës së vjetër” pas disa shtyrje seancash, gjyqtari Kujtim Vranici i cili po krijon një precedent të rrezikshëm dhe jo procedurial penal në përputhje me parashikimet e ligjit, pasi ka qenë për një javë gjyqtar i gatshëm në muajin gusht, vijon seancat, duke favorizuar nëpërmjet ndërhyrjeve, këtë shtetas kinez, me qëllim zëvendësimin e arrestit me burg. Si rrjedhim mund të ndodhë që një vendim i gjyqtarit të caktuar me short të lejojë ekstradimin, tjetri ta ketë lënë të pandehurin në gjendje të lirë duke krijuar një paradoks brenda së njëjtës gjykatë.

“Ne jemi të shqetësuar sepse kalimi i tij në arrest shtëpie duket si një lëvizje e ngjashme me rastin e narkotrafikantit turk Abdulselam Turgut në vitin 2011, i cili pas vendimit të gjykatës u arratis”- tha për Hashtag.al një burim i Interpol./m.j

Next Post
Surprizat e motit/ Rritje dhe rënie temperaturash, si parashikohet fundjava

Surprizat e motit/ Rritje dhe rënie temperaturash, si parashikohet fundjava

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In