• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Champions/ Sulmi ndaj autobusit të Dortmund, dyshohet si terrorist

by Java News
12/04/2017 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia gjermane është duke hetuar nëse pas atenatit të autobusit të ekipit Borussia Dortmund qëndron pista e radikalizmit radikal. Mediat raportojnë se pranë autobusit është gjetur një letër ku përmendet sulmi i forcave gjermane në Siri. “Në emër të Allahut të mëshirshëm” thuhet në letrën e gjetur ku përmendet edhe atentati që Anis Amri ndërmori në dhjetor në Berlin. Dukej se mesazhi sipas të përditshmeve u dërgohet të gjitha shteteve aleatë në luftën kundër shtetit islamik. Ndërkohë media të tjera raportojnë se autoritetet janë në kërkim të një makine me targa të huaja duke u hetuar cdo lloj piste.

Gjendet letra ku merret përgjegjësia e sulmit
Një letër, me të cilën merret përgjegjësia, është gjetur afër vendit të shpërthimeve, ka thënë prokurorja, Sandra Leucke, por pa dhënë detaje të tjera. Shefi ekzekutiv i klubit, Hans­Joachim, tha se mbrojtësi spanjoll i ekipit, Marc Bartra, është plagosur dhe ishte dërguar në spital. Bashkëlojtarë të tij u thanë mediave zvicerane se ai ishte “goditur nga copat e xhamave të thyer”. Policia tha se nga hetimet e para ky ishte “nje sulm serioz”.

Portieri i Dortmund tregon çastet e shpërthimit​
Portieri i Borussia Dortumund, Roman Burki, i cili ishte i ulur afër Marc Bartra në autobus gjatë kohës që ndodhi shpërthimi ka treguar për çastet kritike që kaloi skuadra. Burkli ka thënë se të gjithë ishim në panik, por policia reagoi shpejt dhe qetësoi situatën.

Shpërthim pranë autobusit, plagoset një lojtar
Një ditë më parë në afërsi të autobusit të ekipit gjerman Borussia Dortmund, pak kohë pasi ishin nisur nga hoteli kanë ndodhur 3 shpërthime të fuqishme.

Agjencitë e lajmeve raportuan se mbrojtësi Bartra ka marrë lëndime në duar dhe këmbë nga thyerja e xhamave të autobusit, ku dhe u transportua menjëherë për në spital për trajtim mjekësor mbeti i plagosur edhe një polic.

Ndërkohë ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monacos, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, që ishte parashikuar të luhej pasditen e të martës është shtyrë për ditën e sotme në orën 18: 45. Pas ngjarjes të gjithë futbollistët u shokuan ndërsa tifozëve iu kërkua të ruanin qetësinë.

ma.me

Next Post
Policia italiane sekuestron marijuanë me vlerë 10 mln euro, vinte nga Shqipëria

Policia italiane sekuestron marijuanë me vlerë 10 mln euro, vinte nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In