Policia italiane vijon operacionet antidrogë. Të paktën 2 ton drogë e llojit marijuanë u sekuestrua nga policia. Droga e cila vinte nga Shqipëria, u kap në brigjet e Fossacesia ku u sekuestrua edhe një skaf i cili u përdor për transopirtin e lëndës narkotike.
Gjatë akskionit policia arrestoi edhe një shtetas italian 49-vjeçar nga Brindizi.
Sipas policisë, nëse droga do dilte në tregun e pakicës, do të kapte vlerën e 10 mln eurove.
Ndërkohë gjatë hetimeve autoritetet italiane krahas lëndës narkotike kanë sekuestruar edhe një gomone të fuqishme me një gjatësi prej 10 metrash me dy motorë të fuqishëm e cila ishte e braktisur.
Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të të arrestuarit si dhe për të zbardhur më shumë detaje për trafikimin e lëndës narkotike.