• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta: Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës i shërben stabilitetit në Ballkan

by Java News
12/04/2017 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, me të cilin biseduan rreth bashkëpunimit dypalësh dhe zhvillimeve të fundit në rajon. Meta, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës dhe theksoi se Kuvendi mbështet punën e përbashkët të dy Qeverive respektive në funksion të përmirësimit të cilësisë së partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Ministri Hoxhaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shtetit shqiptar dhe në veçanti të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë ndaj rritjes së përfaqësimit të Kosovës në platformat rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në forumet ndër parlamentare. Hoxhaj vuri në dukje se mbështetja e Shqipërisë është tepër e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.

Meta nënvizoi se Shqipëria e ka për detyrë angazhimin e saj të gjithanshëm në funksion të njohjeve të shtetit të Kosovës, pjesëmarrjes dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare dhe në shërbim të konsolidimit të perspektivës euro-atlantike të vendit fqinj.

Në përfundim Kryetari Meta dhe Ministri Hoxhaj diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon duke ndarë bindjen e përbashkët se forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës i shërben stabilitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera fqinje si dhe axhendës euro-atlantike të tërë rajonit të Ballkanit.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Shikoni si grabisin dyqanin këto 3 zonja nga Durrësi

VIDEO/ Shikoni si grabisin dyqanin këto 3 zonja nga Durrësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 1 korrik, çfarë pritet të ndodhë

SHKRESA/ Pak para seancës në Kuvend, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Hiqni ligjin për pagat e magjistratëve, duhet të vijojnë konsultimet

September 17, 2026
Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, Kushi: Kujtimi i viktimave është një përgjegjësi morale!

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, Kushi: Kujtimi i viktimave është një përgjegjësi morale!

September 17, 2026
Ndryshime në qeverinë “Rama”, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal

Lirimi nga detyra i Lamallarit, presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm! Do drejtojë edhe Pushtetin Vendor

September 17, 2026
Messi i pandalshëm në rekorde, shënon golin e 100-të me Inter Miamin dhe fiton trofeun e 49-të në karrierë!

Messi i pandalshëm në rekorde, shënon golin e 100-të me Inter Miamin dhe fiton trofeun e 49-të në karrierë!

September 17, 2026
Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

O sa mirë me ken… dëshmitar, o hej!!

September 17, 2026
EMRAT/ Operacioni antidrogë në Korçë, kush janë 3 të rinjtë e arrestuar! Momenti kur Policia i shtrin në tokë në Qafë Thanë, ‘ngarkesa’ e fshehur në bagazh

EMRAT/ Operacioni antidrogë në Korçë, kush janë 3 të rinjtë e arrestuar! Momenti kur Policia i shtrin në tokë në Qafë Thanë, ‘ngarkesa’ e fshehur në bagazh

September 17, 2026
Kleçka e punësimit/ Rritja më 2021 erdhi nga pensionistët, për popullsinë ne moshe pune kishte rënie

Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve, punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet!

September 17, 2026
Në pritje të Parlamentit dhe protestës, Policia merr masat operacionale dhe bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

Në pritje të Parlamentit dhe protestës, Policia merr masat operacionale dhe bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

September 17, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

September 17, 2026
Nuk veshi fanellën në mbështetje të Ceuta-s, Mbappe sqaron: Jam qenie njerëzore!

Nuk veshi fanellën në mbështetje të Ceuta-s, Mbappe sqaron: Jam qenie njerëzore!

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com