Atletico Madrid fitoi 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Bayern Munih, falë golit të shënuar që në minutën e 11-të nga Saul.
Bayern dominoi pas pushimit dhe krijoi disa raste të mirë për të barazuar, përfshirë edhe një traversë nga Alaba.
Edhe Atletico goditi shtyllën, me Fernando Torres.
Rezultati nuk ndryshoi dhe gjithçka do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit, të martën e ardhshme.
Për Bayern është gjysmëfinalja e tretë radhazi që humbet në Spanjë, pa shënuar gol, pas humbjeve 0-1 e 0-3 me Realin e Barcelonën.