• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë zhgënjimi, këta shqiptarët!

by Orest Çipa
01/08/2016 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Orest Çipa

Të dhimbshme e të paimagjinueshe e mëse mjerane janë zhvillimet më të fundit politike në shtetin turk për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë. Dritëshkurtësia i ka kapluar në revolta ekstreme të tipit “Donkishotiane” !

Grisje diplomash, kurbane për dështimin e puçistëve, thirrje masive dhe degradim llogjik deri në kacafytje kafenesh e për të mos vazhduar më tejë…në atë që pasqyron shtypi i përditshëm.

Ky debat jashtë vatrës tonë kombëtare për nga rëndësia, ka nxjerrë në pah prapambetjen e shqiptarëve në këto vise, debat i cili djallëzisht nga faktorë jo-shqiptar e ka futur dhe ngatruar në qorsokaqe këtë “çështje” me fenë dhe nacionalitetin (kryesisht në Maqedoni) dhe po reh naivisht në venat e tyre plot mllëf nga padituria.

Fatkeqësisht, kjo temë në Kosovë dhe midis shqiptareve në Maqedoni e ka degdisur sadopak imazhin fisnik dhe paqedashës në lartësinë e imazhit të Ballkanit të dikurshëm të osmanllinjeve, krahasimisht i ngjashme me problematikën e viteve 1990- 2000 në shqiptarinë e viseve të jugut për çështjet e paqena greke.

Pra, niveli i mediokritetit për të asimiluar dhe përdorur këto vise me anë të diplomacisë fetare dhe ekonomike në kohët e sotme, i suksesshëm apo jo, ka të njëjtën shëmti dhe hile pavarsisht fytyrës së ndryshme dhe orgjinës pushtuese.

Në këtë aspekt, po ti referohemi kthjelltësisë dhe ndërgjegjshmërisë per fenë që ne shqiptarët kemi si komb, gjeniu i letrave, rojtari i identitetit shqiptar, Ismail Kadare për revistën filozofike franceze “NOOR” është shprehur se:  “Një ndër krenaritë tona të rralla është bashkëjetesa paqësore e tri besimeve, shprehje e një tolerance fetare të jashtëzakonshme. Nuk do desha të them se kjo është rezultat i një pjekurie specifike shqiptare, ne nuk jemi më të ndriçuar se të tjerët. Ndofta ishte rezultat i jetës së vështirë, që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës. Edhe para ardhjes së turqve ne ishim mësuar me bashkëjetesën e dy besimeve të krishtera. Më pas u bënë tri besime, s’kishte arsye të ndryshonim”.

E megjithatë, pas rënies së diktaturës e cila pothuajse shfarosi çdo shenjë jete të besimeve në këtë vend, fetë e mëdha, nëpërmjet emisarëve të tyre u përpoqën të riinvestojnë në shoqërinë shqiptare e cila pa dashur ka krijuar tendenca radikalizimi dhe grimca polemizuese midis shtresave fetare të pa arsimuara dhe në nevoja ekonomike në zonat e thella e të pa civilizuara.

Mirëpo, me qëllim apo natyrshëm, ashtu siç hera-herës diplomacia greke apo serbe nën hijen e  pretekstit të mbrojtjes së të drejtave të pakicës greke në Shqipëri apo pakicës serbe në Kosovën e epërme, qëllimisht nuk kanë pranuar të bëjë ndarjen midis ortodoksëve shqiptarë nga minoritarët grekë apo serb apo Turqia në Kosovë e Maqedoni.

Nga ana tjetër, bindshëm apo për ironi të fatit, “binjakët” Erdogan-Gylen po faktorizuar turqizimin e Ballkanit nëpërmjet çëstjes së tyre të përbotshme.

Duke qenë se këto shtete janë të lidhur shpirtërisht me fenë dhe feja në Shqipëri erdhi nëpërmjet pushtimit dhe indoktrinimit ( fillimisht me metodat e dhunës dhe shfarrosjes) e më pas në u bë pjesë e natyrshme e besimit dhe pjesë e kulturës tonë, në raste të veçanta ky nënshtrim u shfrytëzua dhe po shfrytëzohet, pasi politikat manipuluese qindra-vjeçare deri më sot kanë luajtur rolin e tyre.

Sakaq, zhvillimi dhe emancipimi i zonave të prapambetura shqiptare ka pasur një  hap shkurtabiq dhe lidhja e çdo dukurie apo e çdo fenomeni me zotin është lehtësisht e përpunueshme në rastet e nivelit të ulet inelektual për asimilimin me anë të diplomacisë fetare.

Po ti referohemi rastit “Janullatos”, edhe sot e kësaj dite me anë të pretendimit Minoritet-Fe bëhet meshë në gjuhen greke në disa fshatra apo edhe qytete në jug të vendit.

Po ashtu, hapja e tregut të tyre gjigand dhe lehtësia e depërtimit në trojet e populluara nga shqiptarë, për të përfituar ekonomikisht i janë bashkuar dhe viktimizuar edhe “elita” e pamoralshme e etur për pasuri.

Akt i cili nxjerr zbuluar politikat afatshkurtra dhe mos-ndëshkuese të shtetit tonë ndaj partive apo individëve me plane afatgjate për politikat dhe interesat e veta .

Dhënia e hapsirave publiçitare, fimave, ndërtimi i kolegjeve, universiteteve, bankave, ngritja e organizatave dhe shoqatave në Shqipëri, privatizimi i kompanive shtetërore etj. etj.., janë dëshmi reale e diplomacisë ekonomike të këtyre vendeve dhe përfitimit të politikanëve tanë në kuriz të bashkëkombasve tanë.

Pra, kjo elitë fshehurazi për llogari që dihet se kush fshihet pas tyre, ha hedhur në diskutim duke ndezur fitila me lista të rreme individësh, institucionesh apo organizatash të cilat përmenden në mediat shqiptare, kosovare dhe maqedonase, sikur i gjithë Ballkani është përfshirë në luftën e “pazarit” të Perandorisë Neo-osamne të dalë jashtë kohe dhe mode në ditët tona, sikurse ndodhte me Greqinë dhe Serbinë gjatë këtyre 20 viteve të fundit.

Por, fatmirësisht nuk ka destabilizim !

Ndër të tjera, jemi dëshmitar të deklaratave si turqit, grekët dhe shqiptarët janë popuj vëllezër, apo Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë, deklarata që kanë shkaktuar mjaft reagime, qofshin pozitive apo negative, këto elozhe nxjerrin në pah “flirtin servil” të politkanëve shqiptarë.

Zhvillimi ekonomik i vendeve fqinje dhe qasja e diplomacise shqiptare me to nga viti 1990-të deri në vitin 2010-të me shtetin grek, e profilizonin Nanon dhe Berishën në opinionin publik si filo-grek, ndërsa  sot, zhvillimi  ekonomik i Turqisë dhe afrimiteti “vllazëror ” i Ramës po e cilësonë atë si filo-turk, por ky nuk është problemi!

Qasaja me këta fqinj në momente mjaftë vendimtare  per të ardhem e vendit tonë siç  anë marrveshjet për emigrantët, hyrja në NATO e shumë të tjera, ka qenë në dëm të interesave tona pikërisht kur bëhet fjalë për këto grupe të cilat kanë shërbyer si vatra flake në momente të caktua.

Ky afrimitet i kushtëzuar në raste të caktuara i ka fuqizuar këta individ !

Në këtë aspekt nuk mund të abuzojmë për politika të mira apo të gabuara pasi kapaciteti që ne kemi pasur si shtet deri dje ka qenë ashtu siç e dimë të  gjithë.

Ndërsa kur vjen fjala te ngritja e kishave, xhamive, pagëzimeve, ndrimit i emrave, toponimeve, pensioneve, punësimit …. indoktrinimi fetar apo nacional etj… janë mesa duket “Kali i Trojës” i cili nuk është dhurat prej zotit për ne shqiptarët, sikundër dhe ne skemi qenë vigjelent aq sa duhet.

Në këtë pikë, diplomacisë shqiptare duke pasur përbri fqinjë me pontencial të jashtëzakonshëm dhe shkollë politike të kaherëshme, por edhe si avantzh tolerancën fetare dhe shumë virtyte të tjera pa kosto, kontributin e paqes në arenën ndërkombëtare….duhet të organizojë imediatikisht politkbërjen e jashtëme.

Thënë shkurt, Shqipëria përpos aletëve strategjik duhet të shikojë me sy tjetër dhe të fuqizojë faktorin shqiptar që ka përreth e të ngrejë zërin për ta, e jo ti lërë në haresë të dogmave e kalbësirës së një kohe të shkuar.

Next Post

Shkaktoi aksidentin ku i vdiq gruaja, arrestohet vlonjati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Kemi treguar forcën e shtetit tonë! Izraeli kontrollon 60% të Rripit të Gazës

Netanyahu: Kemi treguar forcën e shtetit tonë! Izraeli kontrollon 60% të Rripit të Gazës

May 15, 2026
Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro

Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro

May 15, 2026
Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Si të mësojmë në erën e inteligjencës artificiale?

May 15, 2026
Strategjia e re në luftën kundër krimit për vitin 2026/ Tolerancë zero për shkelësit e qarkullimit rrugor

Strategjia e re në luftën kundër krimit për vitin 2026/ Tolerancë zero për shkelësit e qarkullimit rrugor

May 15, 2026
Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos i bën thirrje Berishës të largohet nga PD: Ik nga politika, lëre partinë të ecë përpara!

Ish-shoqëruesi i Fatos Nanos i bën thirrje Berishës të largohet nga PD: Ik nga politika, lëre partinë të ecë përpara!

May 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët kanë leje të zihen me njëri-tjetrin

May 15, 2026
Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin ton

Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin ton

May 15, 2026
Diplomohen 104 studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Mbajeni uniformën me krenari!

Diplomohen 104 studentët e Akademisë së Sigurisë, Lamallari: Mbajeni uniformën me krenari!

May 15, 2026
Si kryhej trafikimi i heroinës në Shqipëri dhe Danimarkë, metoda ‘speciale’ që përdorte grupi kriminal për të rritur fitimet

Si kryhej trafikimi i heroinës në Shqipëri dhe Danimarkë, metoda ‘speciale’ që përdorte grupi kriminal për të rritur fitimet

May 15, 2026
Rama: Shqipëria me NATO-n deri në fund, Europa duhet të reflektojë për barrën e sigurisë dhe të ardhmen

Rama: Shqipëria me NATO-n deri në fund, Europa duhet të reflektojë për barrën e sigurisë dhe të ardhmen

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In