• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë zbuloi sondazhi i Piepoli-t dhe rënia pikiatë e LSI-së

by A R
14/12/2020 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokrat Hoxha

Ndonëse duhen afro edhe 5 muaj që shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duket qartazi se interesi i tyre për këtë proces zgjedhor vijon të jetë i lartë. Votuesit kanë filluar të skicojnë idenë se për kë duan të votojnë në këto zgjedhje. Adresimi i votës së shqiptarëve është kristalizuar në një sondazh që Instituti prestigjioz italian Piepoli ka realizuar në Shqipëri, 5 muaj përpara zgjedhjeve. Sipas këtij sondazhi, nëse qytetarët do të shkonin të votonin sot, 53- 59% e tyre do të votonin PS, duke i dhënë një fitore të sigurt Edi Ramës për mandatin e tretë historic në vend. Nëse zgjedhjet zhvillohen sot, PS rezulton edhe me rritje nga zgjedhjet e 2017 ku mori 48,24% të votive. Ndërkaq, 30-34% do të votonin PD, ndërsa vetëm 2-4% do të votonin LSI, e cila, 4 vite më parë ka marrë 14,28%. Ajo që bie në sy në këtë sondazh, nuk është as rritja e PS dhe sigurimi i mandatit të tretë, as stanjacioni i PD-së, e cila ka mbetur në vendnumëro, por rënia drastike e LSI, e cila ka humbur rreth 10% të votuesve të saj në shkallë kombëtare, krahasuar me zgjedhjet e 2017.

Po pse kjo rënie në pikiatë e LSI?

Po t’i kthehemi rezultateve zgjedhore të vitit 2009, kur ajo hyri në zgjedhje si subjekt më vete politik, bëhet e qartë se LSI tashmë ka shkuar tek shtrati i saj natyral elektoral. Rritja e saj elektorale në 2013 dhe 2017 nuk ka qenë një proces i natyrshëm politik, por një rritje artificiale, mbështetur në skema korruptive elektorale, shantazhi mbi dy partitë e mëdha politike, me të cilat kishte bërë aleancë, pazaret me vendet e punës në administratën shtetërore, tenderat, koncesionet me të cilat mbështeti rrethin e saj të tarafeve dhe grupeve ekonomike etj. Dalja në opozitë në vitin 2017 duket se e ka nxjerrë zbuluar faktin se LSI-ja mbështetej mbi interesa pragmatiste njerëzish, që mbyllnin një sy kur votonin thjesht sa për të mbajtur vendin e punës.

LSI, ecuria politike, që s’ishte kurrë politike

Nëse do të arsyetohet me gjakftohtësi, rënia pikiatë e LSI është një proces tërësisht natyral, pasi aq i ka këllqet. Është e ditur se PD nuk e ka dashur asnjëherë një ngjizje thuajse totale me LSI. Jo se nuk i interesonte, por një LSI e distancuar nga PD dhe një oponente e fortë ndaj PS, ishte për të “Kali më i mirë i Trojës” brenda së majtës. Nëpërmjet këtij diversioni brenda së majtës, PD arriti të ketë një sukses elektoral të debatueshëm në vitin 2005 dhe 2009. Pra, roli i LSI ishte thjesht një rol përçarës, që fragmentarizonte votën brenda së majtës, gjë që sillte “ujë në mullirin” e PD. Në vija të përgjithshme, votat për LSI kanë qenë nga e majta. Por më pas të majtët idealistë panë se si vota e tyre u vu nga Meta në shërbim të Berishës. Bërthama e majtë që formoi LSI u shpërbë tërësisht, duke i dhënë kësaj partie fizionominë e një partie familjare. Me kthimin e LSI nga një parti me karakter politik, në një parti familjare, u zbeh tërësisht edhe roli i saj fragmentarizues brenda së majtës. Kjo ka çuar në një rritje të peshës elektorale të PS, gjë që u pa jo vetëm në zgjedhjet e 2017, por që rezulton akoma më i madh edhe nga sondazhi i Institutit italian Piepoli, pasi PS-së i është kthyer tashmë edhe pjesa natyrale e së majtës, që kishte përzgjedhur më parë LSI-në. Ja pse lidershipi i PD-së, nuk ka qenë asnjëherë i interesuar që LSI të bëhej njësh me të, pasi, përtej nevojës që PD kishte dhe ka për t’u duke forcë e madhe opozitare, me disa parti rreth e qark, ajo më shumë ka qenë e interesuar për rolin diversionist të LSI brenda së majtës, rol të cilin ajo nuk e ka më.

Performanca opozitare e LSI

T’u thuash të majtëve në Shqipëri se kreu i PS Rama është i keq dhe se Basha e Berisha janë të mirë, është gabimi më trashanik për një forcë politike që pretendon se shtrati i saj politik është e majta. Për të gjithë socialistët dhe të majtët është e qartë si drita e diellit e sjellura politike e Berishës dhe PD ndaj të majtës, një sjellje politike tërësisht persekutuese në të gjitha format, mënyrat e mjetet. Asnjë socialist nuk mund ta harrojë se ç’ka hequr mbi kurrizin e tij gjatë qeverisjes së PD. Që në pikënisje opozitarizmi i LSI ishte mjaft diletant, shantazhues dhe pa asnjë vizion. Dalja nga parlamenti, pjesëmarrja në aktet e dhunshme kundër institucioneve shtetërore, si dhe mospjesëmarrja në zgjedhje, jo vetëm dëshmuan paaftësi politike, por kjo çoi edhe në një rrudhozje të mbështetjes për LSI. Kjo gjë tashmë reflektohet edhe në sondazh. E gjendur në rrugë pa krye, LSI tashmë përfundimisht e ka lidhur fatin e saj politik me PD, jo për të qenë diktuese në zhvillimet politike në vend, por për të mbijetuar në këtë skenë politike. Të luftosh për mbijetesë është një pazar i ulët. Një pazar të tillë do të marrë nga PD edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

/Shqiptarja.com

Next Post
Ekspertët paralajmërojnë për varësinë e internetit te moshat e reja

Ekspertët paralajmërojnë për varësinë e internetit te moshat e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In