• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë u tha Berisha të vetëve? Kreshnik Çollaku tregon prapaskenat

by A R
28/05/2025 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I  ftuar në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1, drejtuar nga Sonila Agostini, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku u shpreh se, gabimi i kandidatëve të opozitës në zgjedhjet e 11 majit është se askush nuk punonte për votën opozitare por gjithsecili punonte vetëm për mandatin e tij, duke takuar vetëm besnikët e opozitës.

Sipas tij, PD-ja ka dal nga zgjedhjet e 11 majit në një situatë tepër dramatike, duke shtuar se, një tjetër gabim ishte dhe vota pro që PD-ja dha për Kodin Zgjedhor në korrik të vitit 2024.

“Ajo që na bënë mirë ne dhe opinionit publik është që duhet ti themi gjerat ashtu siç janë, sepse në Shqipëria është ngritur industria e manipulimit të votave.  Prej katër procese zgjedhore, politike dhe lokale, është perfeksionuar mekanizmi i manipulimit të vullnetit të shoqërisë. Nga ana tjetër, ajo që ka ndodhur me PD-në është se po kaq herë ka dështuar që të ndërtojë antikorpe për tu ballafaquar me këtë mekanizëm manipulator të votave. Unë mendoj se nëse ka një shans dhe një mundësi që PD-ja të mbetët historike duhet të formatojë veten duke u ballafaquar me disa të vërteta që duhet ti drejtojë vetes. Një ndër gabimet e pafalshme që ka bërë PD-ja këtë herë është miratimi i Kodit Zgjedhor në parlament. Unë kam votuar kundër kodit dhe kam bërë një apel kolegëve të mi dhe kam bërë dhe debat personal.  Nuk e kam kuptuar pse duhet të votonte PD-ja votat për të miratuar këtë kod. Ose është treguar naive ose është një histori e paqartë edhe sot. Opozita vinte nga një konflikt shumë të thellë brenda vetes dhe interesi i saj ishte që të kërkonte një front para zgjedhor opozitar.   Ndërsa PD-ja me këtë kod bërë të kundërtën e asaj që kërkohej. PD ra në kurthin e këtij kodi sepse vinte nga një përçarje e madhe dhe i fali mazhorancës 12 mandate pa nisur gara. Nuk ka pasur garë mes kandidatëve të opozitës dhe të mazhorancës, lufta ishte brenda listët të hapur të qeverisë. Sali Berisha dërgonte mesazhe që dilni në terren dhe takoni njerëzit por askush nga kandidatët e listës së hapur nuk doli për të gjetur vota jashtë votës opozitare, por të gjithë ne shkonim takonim votat tona të sigurta.  Secili kishte synim mandatin e vetë dhe lamë votën ‘gri’ dhe të ‘pakënaqurit’ pa takuar.

Next Post
“Mos m’i bëj mua këto lojëra”/ Gazetarja përplaset me avokatin e Metës, Cakrani: Ju po mbroni…

“Mos m’i bëj mua këto lojëra”/ Gazetarja përplaset me avokatin e Metës, Cakrani: Ju po mbroni…

Comments 1

  1. Anonymous says:
    7 months ago

    A sa mire me vjene,per te quajturen pd,u nise te fundoste partite e reja ,ra vete ne hale,kjo eshte kure zollumi i kalon kufijte.Ta gezoni plakun,qe mbane ere kerme,por eshte edhe mundesia tjeter e marrveshjes,monstra me k/hajdutin.Shitsi monstra i vicidolit,blersi k/hajduti,me bandat e tije.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqi, arrestohet presidenti i klubit të futbollit të Fenerbahçes, akuzohet për trafik droge dhe…

Turqi, arrestohet presidenti i klubit të futbollit të Fenerbahçes, akuzohet për trafik droge dhe…

December 24, 2025
Dyshohet se është përfshirë në rastin e trafikimit të diplomave të falsifikuara, arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

Dyshohet se është përfshirë në rastin e trafikimit të diplomave të falsifikuara, arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

December 24, 2025
Alibia evropiane dhe fryma sovjetike e hartuesve të Kodit të ri Penal

Për ata që ëndërrojnë të vijnë në pushtet përmes drejtësisë

December 24, 2025
Shkarkimi i Veliajt, Ngjela: PS nuk priti një vendim të formës së prerë nga gjykata! Edhe kryebashkiaku pasardhës do jetë socialist

Spartak Ngjela: Opozita nuk ka ide të reja, kanë që nga ’92 me Berishën në krye! Në protestën e PD nuk ishin as..

December 24, 2025
Videoja satirike: Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit! Shtëpia e Bardhë: Trump ka gati emrat për dëbimet e emigrantëve me shkelje

Videoja satirike: Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit! Shtëpia e Bardhë: Trump ka gati emrat për dëbimet e emigrantëve me shkelje

December 24, 2025
(VIDEO) Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

(VIDEO) Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

December 24, 2025
Dy oficerë rusë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe, ngjarja dyshohet se lidhet me atentatin ndaj..

Dy oficerë rusë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe, ngjarja dyshohet se lidhet me atentatin ndaj..

December 24, 2025
Shumë të prekur nga varianti K i gripit, mjekët rekomandojnë: Vendosni maskat, vaksinohuni!

Shumë të prekur nga varianti K i gripit, mjekët rekomandojnë: Vendosni maskat, vaksinohuni!

December 24, 2025
Tronditëse në Portugali, 13-vjeçari goditet me thikë për vdekje nga ish-partneri i nënës së tij

Tronditëse në Portugali, 13-vjeçari goditet me thikë për vdekje nga ish-partneri i nënës së tij

December 24, 2025
Shtetet e Bashkuara shtyjnë tarifat e reja për çipat e Kinës deri në vitin 2027

Shtetet e Bashkuara shtyjnë tarifat e reja për çipat e Kinës deri në vitin 2027

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com