• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë u gjet në shtëpinë e vrasësit të dyshuar të Nevilës. Për 32-vjeçarin hetuesit kanë video të tjera…

by
12/06/2022 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Formalisht, fashikujt për dy vrasjet, atë të shqiptares Nevila Pjetri dhe tranist Carlo Bertolotti vijojnë të jenë të veçuar, por dyshimi i hetuesve është se janë vrarë nga dora e Bedinit, në një distancë kohore prej 24 orësh. Çështje kohe duket tashmë përpara se autoritetet hetimore në Itali ta venë 32-vjeçarin italian Daniele Bedini zyrtarisht nën akuzë për vrasje të dyfishtë.

Corriere della Sera shkruan se këtë të shtunë ka dalë në dritë një tjetër fakt. Në shtëpinë e 32-vjeçarit në Carrara, janë gjetur dokumentet e transeksualit, së bashku me disa sende personale të viktimës. Këtë e konfirmojnë burime hetimore, shkruan mediat italiane, por edhe vetë avokati i Bedinit, në një intervistë për Rai.

Po ashtu, në orën 06:00 të mëngjesit të së dielës, 32-vjeçari është kapur nga një tjetër kamera sigurie. Bëhet fjalë për kameran e sigurisë së biznesit të familjes së të riut, që gjendet pranë shtëpisë së tyre.

Në këto imazhe, shihet Bedini duke u ngjitur në një tarracë për të hyrë në shtëpi. Veshur mban një bluzë dhe është shumë i trazuar. Del rreth gjysmë orë më vonë me një bidon që mban lëng të kuq, me gjasë alkool, që e vendos në makinë përpara se të niset.

Një natë më parë, autopsia në trupin e Camilla-s, transit 43-vjeçar që u gjet e vrarë 24 orë pas prostitutës shqiptare, zbuloi se ishte vrarë me dy plumba pistolete të kalibrit të vogël në pjesën e majtë të kokës. Nevila, sipas pamjeve që disponojnë hetuesit italiane, u detyrua nga vrasësi të ulej në gjunjë dhe u ekzekutua me tre plumba pistolete në kokë.

Bedini dyshohet se e mori me makinë 35-vjeçaren shqiptare në zonën ku ushtronte prostitucion, për ta çuar më pas, rreth orës 00:40 pranë lumit ku ajo u gjet e vrarë. Në orën 01:15, ishin dy afrikano-veriorë të cilët telefonuan karabinierët për të sinjalizuar një person që po tërhiqte një kufomë. Ata i thanë po ashtu policisë se e kishin dëgjuar t’i thoshte: “Këtë meriton”.

Bedini ndodhet aktualisht në burgun e La Spezia dhe deri më tani ka mohuar çdo akuzë.

Ai duhet të kishte qenë në burg prej 6 muajsh për një dënim me 3 vjet burg të dhënë Dhjetorin e shkuar për grabitje me pasoja të rënda. Megjithatë urdhri i ekzekutimit të dënimit erdhi vetëm pas arrestimit të tij për vrasje. Gjykata e Massa ka nisur hetime të brendshme, ndërsa për çështjen ka reaguar edhe vetë Ministrja italiane e Drejtësisë.

/e.d

Next Post
31 vite PS! Rama: Nga patronazhisti më i thjeshtë e deri te lideri Fatos Nano, urime ditëlindja e partisë

31 vite PS! Rama: Nga patronazhisti më i thjeshtë e deri te lideri Fatos Nano, urime ditëlindja e partisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com