• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 29, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë tregojnë dy javët e para të fushatës? 10 të veçanta që do vendosin fatet e 14 majit

Roland Qafoku by Roland Qafoku
01/05/2023 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Jemi në mes të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe në këto dy javë kanë rënë në sy mjaft detaje, tendenca apo edhe risi të forcave politike. Mënyra se si kanë funksionuar partitë që garojnë, mënyrë se si kanë funksionuar vetë kandiatët, mënyra dhe stili i komunikimit politik të tyre, mënyra se si ata kanë përçuar te publiku mesazhet politike, mënyra se si kanë përdorur imazhin dhe mënyra se si i janë drejtuar elektoratit, lënë shumë për të kuptuar jo vetëm se si fushata do vijojë edhe dy javët e tjera, por më e rëndësishme se çfarë ndikimi do ketë ditën e votimit. Janë të paktën 10 konkluzione dhe detaje që mund ti nxjerrim për atë që ka ndodhur në këto dy javë.

1. ZGJEDHJE LOKALE SI ZGJEDHJE PARLAMENTARE? Fushata e zgjedhjeve lokale në shumë aspekte po ngjan si fushatë e zgjedhjeve parlamentare. Kjo dallohet që te sloganet e partive respektive. Partia Socialiste me “Kurrë pas, vetëm përpara” e shoqëëruar me një fotografi të Edi Ramës me ngjyra dhe poshtë Sali Berisha dhe Ilir Meta bardh e zi dhe të ngysur ka synuar ti thotë elektoratit dhe votuesëve se Shqipëria politike nuk duhet të kthehet më te qeverisja e PD dhe PL, por asgjë nuk ka aty për bashkitë, për kandidatët e tyre apo ndonjë element të qeverisjeve lokale. Koalicioni “Bashkë fitojmë” ka si slogan “Ndryshimi fillon nga duart e tua”, që më shumë nënkupton ndryshim qeverisje qendrore se sa lokale. Edhe PD-ja zyrtare shkon te qeverisja qendrore teksa ka si slogan “Frymëmarrje për Shqipërinë” kur në fakt frymëmarja mund të kërkohej për qytetet, fshatrat dhe bashkitë dhe jo për gjithë vendnin që nënkupton qeverisjen qendrore. Por edhe retorika politike e ditës është fokusuar te thirrje dhe deklarata që nisin nga opozita që shoprehet “të largojmë të keqen” që nënkupton Ramën, e deri te ekstreme e premtime për rritje rrogash dhe pensionesh që nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet lokale. Ka raste që për nga mënyra se si po funksionojnë disa kandidatë, duket sikur do zgjidhen deputetë për të mos thënë kryeministër dhe jo kryetarë të bashkive.

2. ZHDUKJA E DEBATIT MES KANDIDATËVE. Mungesa e debatit mes kandidatëve është elementi më negativ i fushatës. I kemi në vitrinën e politikës debatet e vitit 2000 mes Edi Ramës dhe Besnik Mustafajt që kandidonin për kryetar të bashkisë së Tiranës. Që nga ajo kohë debatet ose janë rralluar, ose nuk funksionojnë më. Kjo tregon shumë. Tregon që demokracia nëpërmjet debatit publik ka bërë prapa. Unë nuk besoj se Erion Veliaj ka frikë Belind Këlliçin që të debatojë. Por unë besoj se vetë PS ka zgjedhur stilin për të mos bërë debat. Mund jetë dakord PS që të bëjnë debat kandidatët e Tiranës, të Elbasanit, Shkodrës por PS nuk mund të jetë dakord të bëhen debate mes kandidatëve të bashkive të kategorisë së dytë. Nëse kjo do ndodhte ata mund të këpusnin mufka të tilla që do tu dëmtonte të gjithë fushatën.

3. FUSHATA E NJËSHIT TË PARTISË. Edhe kjo fushatë është e stilit “One Man Show”. Dhe nuk duhet të habitemi për këtë. Që nga viti 2008 çdo fushatë dhe çdo zgjedhje qoftë parlamentare e lokale kanë qenë me stilin që gjithçka rrotullohet rreth kryetarit të partisë. Këtu nuk bëjnë dallim as PS, e as PD. Edhe pse janë zgjedhje lokale, janë kryetarët e këtyre partive që drejtojë çdo detaj dhe janë kudo. Ata janë në qendër të çdo takimi elektoral, në qendër të medias, në billboard-e dhe banner-a. Edhe kur ndonjë kandidat qoftë në Tiranë, por edhe në bashkitë e mëdha reklamon programin e tij dhe aktivitetet e tij, menjëherë del kryetari i partisë dhe e sfumon atë që ka bërë kandidati. Dhe shumbujt janë hapur. Në billboard-et e Tiranës është i shfaqur Edi Rama dhe jo Erion Veliaj. Ndërsa në Durrës është edhe më e dukshme kjo kur kandidati i “Bashkë fitojmë” Igli Cara zgjodhi të bënëj fushatë për problemet konkrete të qytetit pa u marrë me kundërshtarët politikë. Por në fjalimin e takimit elektoral në Durrës, Sali Berisha kishte në fokus kishte Ramën, Veliajn, Vangjush Dakon e të tjerë, duke bërë që të përmbyste gjithçka nga stradegjia e Carës dhe lajmi të ishte Berisha dhe jo ai si kandidat.

4. PROJEKTE POPULISTE. Problemet që kandidatët po trajtojnë për plane konkrete për bashkitë përkatëse janë populiste dhe synojnë të tërheqin sa më shmë zgjedhës diskutim dhe debat dhe jo ndonjë vlerë reale për qytetet. Si fillim pothuajse të gjithë kandidatët premtojnë punësim, më shumë parqe, më shumë hapësira dhe shkolla e kopështe dhe këto paraqiten si zbulime të shekullit, a thua se kundërshtari përballë nuk e do këtë. Por debati për mbikalimin në sheshin “Skënderbej” ka sjell realisht një diskutim publik, por e keqja është se ky debat nuk është fokusuar mes mes inxhinierëve dhe specialistëve por mes militantëve që ndahen ekstremisht në pro dhe kundër. Si gjithnjë në Shqipëri, ata që mbështesin Belind Këlliçin projekti është shumë i mirë dhe ata që mbështesin Erion Veliajn projekti është shumë i keq.

5. IMAZHET QË NA KTHEJNË PAS. Imazhi si një element kryesor i një fushate është kthyer në një mjet që tregon sa seriozisht është marrë kjo fushatë nga stafet përkatëse. Marrim një element. Kolona zanore e Partisë Socialiste na bën të kthehemi pas dhe të kujtojmë po këtë parti 23 vjet më parë. Edi Rama në atë kohë garonte me këngë, “Tirona” me tekstin e shkruar vetë nga Rama dhe që këndonte po vetë, i shoqëruar nga grupi i njohur “West side family” dhe që u bë hiti i asaj fushate për shumë kohë. Ndërsa aktualisht PS dhe Rama çuditërisht kanë për kolonë zanore një këngë tallava me titullin “Vetëm përpara, vetëm përpara”. Sigurisht që nuk pritej që si kolonë zanore të ishte zgjedhur “Valsin numër 2” i Dmitri Shostakovich, por që të arrihej deri në tallava kjo ishte e paimagjinueshme. Shkojmë në kampion tjetër. Në koalicionin “Bashkë Fitojmë” gishtat e Blendit janë bërë “hit”. Me një banner në rrugë kandiati për Tiranën kishte vendosur gishat e mezit për secilën dorë si shoqëruese e fjalëve “Luftë korrupsionit”. Por kjo në fakt nuk ishte aspak etike dhe kishte sens ofendues. Nëse në një ndeshje futbolli, një lojtar do kishte nxjerrë gishtin e mezit gjyqtari do ti kishte nxjerrë kartonin e kuq. Këlliçi po garon në politikë dhe kjo është edhe më e rëndë. Nuk është as etike dhe nuk shërben për të përçuar pozitivisht një mesazh te publiku.

6. “ZHDUKEN” KANDIDATËT E BASHKIVE TË VOGLA. E kini vënë re që kanë humbur kandidatët e bashkive të mesme të dhe të vogla. Sigurisht që ata janë në fushatë, në terren, shtëpi më shtëpi, por kush e ka parë këtë. Keni parë gjë kandidatët e bashkive të qyteteve sekondare. Ne njohim disa kandidatë, por nuk njohim shumicën e tyre. Përse ndodh kjo? Sepse janë figura të një formati jo të lartë dhe drejtuesit politikë kujdesen që të mos duken shumë në publik. Dikush tha se gazetarët duhet të shkojnë në terren për ti parë. Ok, por kush i lë gazetarët që të mbulojnë aktivitetet e tyre pa lejen e kandidatit?

7. UNIFORMITETI I MEDIAS. Në këtë fushatë media duket e hallakatur me problemet e saj dhe nuk po gjen dot veten as në këtë fushatë. Disa televizione përveçse kanë merak AMA të masë minutazhin nuk kanë ndonjë ide tjetër se çmund të bëjnë ndryshe nga fushatat paraardhëse. Të gjitha lajmet, lidhjet direkte dhe moderimet gjatë ditës janë pothuajse të njëjta. Nëpër takime dhe fushata të kandidatëve nuk ka asnjë reporter. Ata janë vetëm në selitë e partive për të bërë stand up pasi politikanët kanë dhënë një konferencë për shtyp dhe nuk thonë asgjë më shumë nga ajo që u tha në konferencë. Nëse dikush e kundërshton këtë le të na tregojë pamje kur një televizion jep live ose jo fushatën e një kandidati. Le të na tregojë kush një kandidat që bën ndonjë gabim nëpër takime, fjalime po biseda me elektoratin. Ekranet dallojnë vetëm nga logot sepse pastaj gjithçka është njësoj. Dallojnë vetëm pozicionimet politike. Kjo ndodh edhe në rrjetet sociale, në të cilat njëra palë është e organizuar të bëj like, share apo komente pozitivë për të vetët dhe negativë për kundërshtarët politikë.

8. MISIONET E EMISIONEVE POLITIKE. Emisionet politike televizive në këtë fushatë lënë shumë për të dëshiruar. Beteja e vetme për ti marrë analistët emisioneve konkuruese po e çon këtë zhanër të rëndësishëm të medias në nivele të ulta profesionale. Numri i moderatorëve është shtuar frikshëm dhe karriera e një gazetari është deformuar aq shumë sa 99 për qind e gazetarëve nuk duan më të bëjnë lajme, nuk duan të dalin në terren, por të kenë emisionin e tyre. Një pjesë e drejtuesëve të emisioneve nuk e njohin fare terrenin, nuk njohin fare gazetën dhe nuk dinë të shkruajnë një tekst. Por kandidatët për zgjedhjet e 14 majit dhe politikanët shkojnë me qef të madh në çdo emision dhe dalin në çdo ekran, pavarësisht nëse i pyesin për ato që duhet apo jo. Politikanët po kuptojnë që është rritur shumë cilësia e studiove televizive, por ka rënë shumë cilësia e gazetarisë dhe për këtë ata ndjehen komodë. Një pjesë e emisioneve kanë të njëjtë të ftuar, tema të njëjta dhe lufta e vetme është se kush ia merr analistët njëri-tjetrit. Mund të shikosh një kandidat dhe analist në të nëjtën orë në dy televizione të ndryshëm dhe drejtuesit me krenari deklarojnë se janë LIVE. Skype si shpëtimtari i ekraneve po kthehet jo një e mirë e një zhvillimi teknologjik, por si një shpëtim për moderatorët me të ftuarit e tyre.

9. DISA DEPUTETË KANË NISUR “PLAZHIN”. Qetësia e parlamentit dhe qeverisë çuditërisht duket më së shumti me deputetët e opozitës. Roland Bejko i PD-së zyrtare duke shumë aktiv por ai mbetet i vetëm nga indiferenca e disa deputetëve që në pamje të parë duken si mbështetës, por në fushatë nuk janë dukur fare. Disa prej tyre duken sikur kanë nisur që tani plazhin. Deputetë e PS janë shpërndarë në bazë, ndërsa deputetët e PD-së për shkak edhe të situatës në këtë parti janë më të hallakaturit. Është për të ardhur keq që kandidati i PD-së zyrtare pothuajse është lënë i vetëm. Përveç disa deputetëve të grupit që mbështesin disa kandidatë të kësaj partie, të tjerët nuk duken fare. Fjala vjen, nënkryetarja Jorida Tabaku dhe sekretari Gazmend Bardhi nuk janë parë fare në takimet e Bejkos. Afërmendsh ata po presin si do shkojnë zgjedhjet për tu rehatuar në pozicionin e ri.

10. ORGANIZIMI I PARTIVE. Ka dallime mes partive në këtë fushatë për sa i përket organizimit. Partia Socialiste është një kombinat në këtë drejtim. Shtabi i saj elektoral duket shumë i organizuar nga qendra në bazë edhe për shkak të një tradite që funksionon me ta. Ndërkohë që PD ka një mënyrë krejt ndryshe. Duket se fushata i ka sjellë për emergjencë dhe në shumë raste ka çorganizim të organizuar. Stafet e qendrës pak organizim kanë me stafet e kandidatëve. Në disa raste ka edhe përplasje dhe kjo ndikon jo vetëm në mënyrën e të bërit të fushatës, por edhe të bërjes për vete të votuesëve.

Next Post
Java nis me reshje të lehta shiu/ Temperaturat e ajrit arrijnë në 26 gradë, parashikimi i motit për sot

Java nis me reshje të lehta shiu/ Temperaturat e ajrit arrijnë në 26 gradë, parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Sveçla: Do kërkojmë ekstradimin e Radoiçiç dhe terroristëve të tjerë

Sveçla: Do kërkojmë ekstradimin e Radoiçiç dhe terroristëve të tjerë

September 29, 2023
Tensionet në Veri, Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë

Tensionet në Veri, Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë

September 29, 2023
Letra e plotë e Milan Radoiçiç, ja si u përpoq të ruante Serbinë

Letra e plotë e Milan Radoiçiç, ja si u përpoq të ruante Serbinë

September 29, 2023
Bandat kriminale në rritje, policia suedeze kërkon ndërhyrjen e ushtrisë

Bandat kriminale në rritje, policia suedeze kërkon ndërhyrjen e ushtrisë

September 29, 2023
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

SPAK shtrin hetimin deri në ’97, Berisha frikë nga dosjet dhe të penduarit

September 29, 2023
Ministrja Haxhiu zbardh kërkesën: Radojçiç së shpejti i kërkuar ndërkombëtar

Ministrja Haxhiu zbardh kërkesën: Radojçiç së shpejti i kërkuar ndërkombëtar

September 29, 2023
“Dislokim i madh”/ SHBA, thirrje Serbisë: Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën. Po monitorojmë situatën

“Dislokim i madh”/ SHBA, thirrje Serbisë: Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën. Po monitorojmë situatën

September 29, 2023
Kurti: Serbia donte të fillonte lufta të dielën. S’përjashtohet një sulm i ri, ‘grupet e armatosura’ po stërviten afër kufijve të Kosovës

Kurti: Serbia donte të fillonte lufta të dielën. S’përjashtohet një sulm i ri, ‘grupet e armatosura’ po stërviten afër kufijve të Kosovës

September 29, 2023
Nga femrat, jeta në Tiranë, fasulet dhe “ça bone”: Afrikanët e Partizanit tregojnë “sekretet” e të kuqve

Nga femrat, jeta në Tiranë, fasulet dhe “ça bone”: Afrikanët e Partizanit tregojnë “sekretet” e të kuqve

September 29, 2023
FOTOT/ Rama pret në një takim princin e kurorës së Abu Dhabi-t: Folëm për ecurinë pozitive të projekteve të përbashkëta

FOTOT/ Rama pret në një takim princin e kurorës së Abu Dhabi-t: Folëm për ecurinë pozitive të projekteve të përbashkëta

September 29, 2023
Emri/ Moti i keq për pak shkakton tragjedi, rrufeja godet tufën e bagëtive: Shpëton mrekullisht çobani 38-vjeçar

Emri/ Moti i keq për pak shkakton tragjedi, rrufeja godet tufën e bagëtive: Shpëton mrekullisht çobani 38-vjeçar

September 29, 2023
“Duhet të përgjigjet para organeve serbe”/ Radoiçiç pranoi se organizoi sulmin terrorist në Veri të Kosovës, reagon Vuçiç

“Duhet të përgjigjet para organeve serbe”/ Radoiçiç pranoi se organizoi sulmin terrorist në Veri të Kosovës, reagon Vuçiç

September 29, 2023
Vrasja  policit në Veri/ Gjermania: Irrituese kur Vuçiç i “deklaron fajtorët viktima”

Vrasja policit në Veri/ Gjermania: Irrituese kur Vuçiç i “deklaron fajtorët viktima”

September 29, 2023
‘Jam ngacmuar seksualisht në skenë nga një vajzë’/ Artisti i njohur flet për videon virale në një lokal nate

‘Jam ngacmuar seksualisht në skenë nga një vajzë’/ Artisti i njohur flet për videon virale në një lokal nate

September 29, 2023
Emri/ Vajza doli për gjah me të atin, vritet nga rrufeja 16-vjeçarja

Emri/ Vajza doli për gjah me të atin, vritet nga rrufeja 16-vjeçarja

September 29, 2023
“Unë jam djali i heroit”/ Gazetari rrëfen takimin me të birin 10 vjeçar të Afrim Bunjakut

“Unë jam djali i heroit”/ Gazetari rrëfen takimin me të birin 10 vjeçar të Afrim Bunjakut

September 29, 2023
Kurti dorëzohet? Kryeministri i Kosovës: Peticioni, mënyra e duhur për zgjedhjet në veri! BE t’i largojë masat sa më parë

Presioni ndërkombëtar jep efekt/ Albin Kurti tërhiqet: “Ok” për KFOR në veri

September 29, 2023
Emri/ Pastroi 2 milionë paund në Shqipëri, 11 vite burg për bosin shqiptar të drogës në Britani

Emri/ Pastroi 2 milionë paund në Shqipëri, 11 vite burg për bosin shqiptar të drogës në Britani

September 29, 2023
SHBA paralajmëron masa ndaj Serbisë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës: Nëse nuk silleni siç duhet…! Reagon Vuçiç: Jam kundër

SHBA paralajmëron masa ndaj Serbisë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës: Nëse nuk silleni siç duhet…! Reagon Vuçiç: Jam kundër

September 29, 2023
Raporti final i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 14 majit ishin të mirëorganizuara. Pati një ndarje të thellë brenda opozitës…!

Raporti final i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 14 majit ishin të mirëorganizuara. Pati një ndarje të thellë brenda opozitës…!

September 29, 2023
JavaNews

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: ja*********@gm***.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com