• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çfarë do të ndodhë me Call Center pas ndryshimit të ligjit në Itali

by Java News
11/12/2016 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mirëmëngjez, jam Sonila, përgjigjem nga Shqipëria, si mund t’iu ndihmoj?- Ju falenderoj, por unë preferoj të flas me një operator nga Italia”.

Kështu nis një artikull tek “Corriere della Sera”, ku jepen informacione mbi amendimet e ligjit për Call Center. Nuk mungoi lajmi i keq nga Italia për gjithë shqiptarët e punësuar në kompanitë Call Center në Shqipëri.
Zv/ministrja italiane e Zhvillimit Ekonomik, Teresa Bellanova, duke folur për ndryshimet e ligjit të shoqërive Call Center italiane, thotë se ligji do të hyjë në fuqi 90 ditë pas publikimit në Fletoren zyrtare.

“Ky ligj do të hyjë në fuqi 90 ditë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare. Pra, shoqërive që kanë vendosur degët jashtë vendit, ligji u jep mundësinë në tre muaj kohë për t’u organizuar”, thotë ministrja, e cila ka qenë tepër aktive për këtë ligj. Sipas saj, është në zgjedhjen e klientit të vendosë të ketë shërbimin nga ky operator jashtë kufirit italian apo të preferojë një operator shërbimi në Itali, apo në një vend tjetër të Bashkimit Europian.

Operatori i shërbimit Call Center jashtë Italisë ka për detyrë të vendosë menjëherë në dispozicion të klientëve, kërkesën e tyre për një operator shërbimi nga Italia apo nga një vend tjetër i BE-së.

Po çfarë ndodh në rast se shoqëritë Call Center nuk i përshtaten kësaj normative ligjore? “Për ta do të ketë një gjobë prej 50 mijë eurosh në ditë”, thotë zv/ministrja italiane Bellanova.

Objektivi
Ky ligj, i miratuar në mënyrë definitive më datë 7 dhjetor nga Parlamenti, ka marrë vëmendje të madhe në Shqipëri pasi, nëse Call Center-at zhvendosen nga vendi ynë, rrezikohen 20 mijë vende pune.

Në të vërtetë, ky ligj duket se është i konceptuar pikërisht për të dëmtuar operatorët e Call Center-at që punojnë në Shqipëri, ndërkohë që nuk do të ndihmojë në asnjë mënyrë – siç ishte edhe objektivi i qeverisë ‘Renzi’ – Call Center-at që operojnë në Itali. Bashkimi Evropian, në fakt, nuk ka qenë dakord të favorizojë ndërmarrjet italiane Call Center, kështu që ato të cilat do të përfitojnë nga rregullat e reja do të jenë kryesisht Call Center që operojnë në Rumani, i vetmi vend i BE ku flasin mirë italisht, si në Shqipëri.

Shoqëritë italiane të Call Center, në fakt, do të vazhdojnë të punojnë jashtë, pasi kostoja e punës në Rumani është shumë më e ulët se sa në Itali, ku një operator kushton rreth 1.300 euro në muaj, kundrejt 600 eurove që kushton në Bukuresht apo Tiranë.

Rreziqet
Janë të paktën katër, risitë që sjell ky ligj, të cilat rrezikon të penalizojnë Call Center që operojnë në Shqipëri.

Abonentët italianë që telefonojnë, apo të cilëve u telefonojnë nga një Call Center, do të mund të zgjedhin të flasin me një operator që ndodhet në Shqipëri, apo me një tjetër, që ndodhet në një tjetër vend të Bashkimit Evropian.

Aktualisht, vetëm në 25-30 raste në ditë ndodh që një italian të mos dëshirojë të flasë me një operator shqiptar, në raport me miliona telefonata që kalojnë nëpërmjet Call Center-ave tanë. Megjithatë, kjo klauzolë mund të dëmtojë Call Center-at e vegjël, që nuk kanë seli të tjera përtej Shqipërisë. Ndërsa shoqëritë e mëdha do të kufizohen të devijojnë telefonatat drejt selive të tyre në Rumani, apo në Kroaci.

Shoqëritë Call Center që kanë investuar apo investojnë në Shqipëri (ose në vende jashtë BE) do të humbasin privilegjet fiskale, që u rezervohen atyre të cilët, në të kundërt, investojnë në Itali apo në vende të tjera të BE.

Ky diskriminim do të godasë sidomos operatorët italianë, që e kanë selinë në Itali, si dhe në Shqipëri. Operatorët shqiptarë, në të kundërt, nuk do të preken nga kjo klauzolë.

Shoqëritë Call Center që kanë investuar apo që investojnë në Shqipëri (ose në vende jashtë BE) duhet të njoftojnë me shkrim ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ministrinë e Punës dhe Autoritetin e Mbrojtjes së Privatësisë në Itali.

Rregulli shërben për të ndërlikuar burokracinë për operatorët e Call Center-ave italianë, por nuk do të godasë operatorët shqiptarë.

Në tenderat publikë në Itali shoqëritë e Call Center nuk do të favorizohen po të paraqesin një kosto më të lirë të punonjësve. Kjo klauzolë, që u heq shoqërive, të cilat operojnë me kostot shqiptare të punës, avantazhin që kishin deri më sot ndaj shoqërive që operojnë me kosto italiane, ka lidhje vetëm me tenderat publike në Itali. Në realitet, pjesa më e madhe e Call Center-ave në Shqipëri punojnë me operatorë privatë, kështu që kjo klauzolë nuk do të dëmtojë Call Center-at shqiptare.

Dëmet
Sikurse shihet, vetëm dy risitë e para, të sjella nga ligji italian, do të mund të dëmtojnë një pjesë të Call Center-ave që operojnë në Shqipëri. Në total, janë 250, Call Center-at e regjistruar në Shqipëri, me një numër total punonjësish, që varjon nga 10.000, deri në 20.000 dhe të gjithë punojnë me tregun italian.

“Problemi i vërtetë – shpjegon për ‘Shqiptarja.com’ një operator italian i sektorit – është ai, nëse qeveria italiane, pasi ka adoptuar këto rregulla, vendos të bëjë edhe presion mbi shoqëritë private italiane, për t’i bindur ato të mos lidhin kontrata të reja me Call Center-a që kanë seli në Shqipëri. Nëse ky presion nuk do të bëhet, dëmet për tregun shqiptar të punës do të jenë të kufizuara. Në rast të kundërt, kriza do të jetë e thellë”.

Reagimi
Po çfarë mund të bëjë qeveria shqiptare? Qeveria ‘Rama’ ka tre muaj në dispozicion që t’i mbushë mendjen Romës të modifikojë ligjin dhe të përfshijë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, edhe vendet kandidate: me të vërtetë do të ishte edhe logjike të mendohej që, nga njera anë të bësh avokatin e Shqipërisë për të bindur Brukselin të hapë negociatat me të dhe, nga ana tjetër, t’u mohosh vendeve, me të cilat kanë nisur negociatat, të njejta privilegje si vendet anëtare të Unionit, nuk ka asnjë sens.

Në rast se operacioni i lobimit politik do të arrijë objektivin, Shqipëria do të ishte në të njejtat kushte si Rumania dhe 250 Call Center-at tanë do të shpëtonin.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Kënga Magjike, Endri Prifti sulmon Artiola Toskën: Ngatërron “atë” me dollarin

Kënga Magjike, Endri Prifti sulmon Artiola Toskën: Ngatërron “atë” me dollarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

Putin paralajmëron Kievin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

August 23, 2026
Deputetë të AAK zbrazin para zyrës së Kurtit thasë me qymyr: Nga terri energjetik, në terrin politik…

Deputetë të AAK zbrazin para zyrës së Kurtit thasë me qymyr: Nga terri energjetik, në terrin politik…

August 23, 2026
Zelenski e shkarkoi nga detyra, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon: Hajde përballemi në zgjedhje

Zelenski e shkarkoi nga detyra, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon: Hajde përballemi në zgjedhje

August 23, 2026
Zjarr në Krastë të Krujës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga një banor i fshatit

Zjarr në Krastë të Krujës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga një banor i fshatit

August 23, 2026
Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

August 23, 2026
Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

August 23, 2026

Nga shkrirja e bashkive deri te zgjedhjet e vitit 2027, çfarë po diskuton Rama në Pogradec?

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

August 23, 2026
“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

August 23, 2026
Zjarret në vend, Cara: Humbje vetëm në pyje e kullota, strukturat kanë qenë funksionale

Pas largimit nga detyra, reagon Arben Cara: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com