• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çfarë po ndodh në krahun lindor të NATO-s?

by A R
12/07/2024 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 ka çuar në rritjen me urgjencë të përgatitjeve të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian edhe lidhur me aftësinë për të dërguar shpejt përforcime, në rast të një konflikti të papritur me Moskën.

Në këtë kuadër Rumania, Bullgaria dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje për të lejuar lëvizjen e shpejtë të trupave dhe të armëve në krahun lindor të aleancës ushtarake të NATO-s. Sipas NATO-s burokracia e shumtë e ngadalëson lëvizjen e trupave nëpër Evropë. Prandaj marrëveshja synon “të optimizojë korridoret e transportit për t’iu përgjigjur nevojave për lëvizjen e trupave ushtarake duke krijuar vija për furnizimin për rrjetit rrugor dhe hekurudhor mes shteteve pjesëmarrëse.” – njoftoi Ministria rumune e Mbrojtjes.

Kjo marrëveshje do të reduktojë burokracinë dhe do të maksimizojë efikasitetin në rast situatash emergjente, thuhet më tej në njoftim. Ministria e mbrojtjes e Rumanisë njoftoi gjithashtu se të tri shtetet mund të lidhin edhe portet e tyre në Detin Egje dhe Detin e Zi. Rumania dhe Bullgaria janë përfshirë tashmë në një nismë të përbashkët me Turqinë për të çaktivizuar minat që enden në Detin e Zi.

Ukraina dhe Rumania nënshkruajnë marrëveshje partneriteti për mbrojtjen

Zyra presidenciale në Kiev njoftoi se Ukraina ka nënshkruar një marrëveshje sigurie me Rumaninë.

Marrëveshja u nënshkrua pas takimit të aleatëve të NATO-s me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski në samitin e tyre në Uashington. Kjo marrëveshje e çon në 23 numrin e përgjithshëm të marrëveshjeve afatgjata dypalëshe për mbrojtjen që Kievi ka nënshkruar me partnerë, ndër to me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe SHBA-në.

Ndërsa korniza e dokumenteve është e ngjashme, ato janë të gjitha të ndryshme. Një tipar i veçantë i marrëveshjejes mes Ukrainës dhe Rumanisë janë pikat specifike të bashkëpunimit për të forcuar sigurinë në rajonin e Detit të Zi, thuhet në deklaratë.

Sipas marrëveshjes Rumania do të ndihmojë për pastrimin e minave në Detin e Zi dhe do të kontribuojë për trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët F-16./DW

Next Post
Gjykata lë në fuqi masën “arrest në burg” për Xhelal Rrajën

Gjykata lë në fuqi masën "arrest në burg" për Xhelal Rrajën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

October 20, 2026
Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

October 20, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

October 20, 2026
Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

October 20, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

October 20, 2026
Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com