• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë plani ka Amerika në rast se zgjerohet konflikti mes Izraelit dhe Hamasit

by A R
25/10/2023 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e Bardhë tha të martën se po hartonte një plan të kujdesshëm në rast emergjence për evakuimin e amerikanëve nga Lindja e Mesme nëse lufta mes Izraelit dhe Hamasit zgjerohet në një konflikt të madh rajonal.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, theksoi se aktualisht nuk ka “përpjekje aktive” për të evakuuar amerikanët nga rajoni përveçse fluturimet nga Izraeli që vuri në funksionim qeveria amerikane në fillim të këtij muaji.

“Do të ishte e pakujdesshme dhe e papërgjegjshme nëse nuk do të kishim njerëz që mendojnë për një gamë të gjerë të papriturash dhe mundësish”, tha zoti Kirby. “Sigurisht që evakuimet janë një nga ato gjëra”.

Shtëpia e Bardhë foli për planet e emergjencës mes shqetësimeve në rritje se lufta 18-ditore Izrael-Hamas mund të përshkallëzohet më tej.

Uashingtoni e ka këshilluar Izraelin se shtyrja e një pushtimi të mundshëm tokësor të Gazës mund të jetë e dobishme ndërsa SHBA-të dhe partnerët e tjerë në rajon përpiqen të sigurojnë lirimin e më shumë se 200 pengjeve të marra nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit. Për planin në fjalë u raportua fillimisht nga gazeta “The Washington Post”.

Presidenti Joe Biden dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman biseduan të martën në telefon lidhur me situatën e përkeqësuar. Kjo ishte biseda e parë mes dy udhëheqësve që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit. Ata folën mbi “përpjekjet për të penguar aktorët shtetërorë dhe jo shtetërore nga zgjerimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit”, tha Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët e administratës së Presidentit Biden e kanë paralajmëruar vazhdimisht Iranin që të mos përfshihet në konflikt. Gjatë ditëve të fundit forcat amerikane në rajon janë përballur me sulme të përsëritura, për të cilat Pentagoni ka thënë se ka të ngjarë të jenë të mbështetura nga Irani, i cili është sponsori kryesor i Hamasit, grupit militant Hezbollah në Liban, si dhe grupeve militante në Irak dhe Jemen.

“Të dy udhëheqësit ranë dakord për përpjekje më të gjera diplomatike për të ruajtur stabilitetin në të gjithë rajonin dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit”, shtoi Shtëpia e Bardhë.

Në Pentagon, Gjenerali Pat Ryder tha se SHBA-ja po përgatitet për rritje të dhunës, duke vënë në dukje se tashmë ka pasur të paktën 13 sulme kundër trupave dhe instalimeve në Irak dhe Siri.

“Ajo që ne po shohim është perspektiva për një përshkallëzim më të madh kundër forcave dhe personelit amerikan në të gjithë rajonin në një afat shumë të afërt që vijnë nga forca në shërbim të Iranit”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Pat Ryder.

Ai shtoi se SHBA-të nuk do të ngurojnë që të ndërmarrin veprime nëse është e nevojshme për të mbrojtur forcat dhe interesat e saj në rajon. Zoti Biden tha javën e kaluar se ai besonte se Hamasi ishte i motivuar për ta sulmuar Izraelin pjesërisht nga dëshira për ta ndaluar atë vend nga normalizimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite.

“Një nga arsyet pse Hamasi veproi kundër Izraelit, është sepse ata e dinin se unë do të bisedoja me sauditët”, tha zoti Biden gjatë një takimi të fushatës presidenciale.

Presidenti amerikan tha se ai mendon se militantët e Hamasit filluan sulmin e tyre vdekjeprurës më 7 tetor sepse “Sauditët donin ta njihnin Izraelin” dhe ishin gati ta bënin këtë zyrtarisht.

Një marrëveshje, të cilën Shtëpia e Bardhë thotë se po përpiqet ta realizojë, do të ishte një arritje diplomatike që do të mundësonte njohje më të gjerë të Izraelit nga vendet e tjera arabe dhe me shumicë myslimane që e kanë kundërshtuar kryesisht Izraelin që nga krijimi i tij 75 vjet më parë në një territor të banuar prej kohësh nga palestinezët.

Por bisedimet u ndërprenë pasi militantët e Hamasit sulmuan qytet izraelite pranë Rripit të Gazës. Izraeli reagoi duke rrethuar Gazën. Ndërkohë, zoti Biden u tha gazetarëve në Uashington të martën se ndihmat humanitare në territorin e rrethuar nuk po arrinin me shpejtësinë e duhur./VOA

Next Post
Berisha dhe “Foltorja”, një udhëtim për në Polin e Veriut…

SPAK, imuniteti parlamentar dhe rasti i ish-kryeministrit Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

September 11, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik

September 11, 2026
Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

September 11, 2026
Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

Apeli rrëzon dënimin, lirohen nga akuzat Agim Çeku dhe 9 të dënuarit e tjerë në rastin “Veteranët”

September 11, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

September 11, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Inspektorët me kamera inteligjente, Sula: Kontrollet do të përcaktohen nga sistemi i ri, qytetarët të denoncojnë

September 11, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

September 11, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

“Kam qenë rebel, por jo i bullizuar”, rrëfimi i Ramës: Në jetë më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur

September 11, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

A ka OSBE/ODIHR në Amerikë?

September 11, 2026
Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com