• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë ndodhi të enjten në mbrëmje në selinë e BDI’së?

by Aalison Pearse Stevens
01/04/2016 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situatë e tensionuar dhe dalja në sipërfaqe e rivaliteteve përbrenda BDI kanë shpërthyer në mbledhjen e kryesisë qendrore. Një zyrtar i kësaj partie ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se në këtë mbledhje ka pasur tensionim të atmosferës me akuza dhe fyerje të ndryshme, midis grupeve rivale.

“Në njërën anë është grupi i funksionarëve të lartë qeveritar të udhëhequr nga Musa Xhaferri, Fatmir Besimi, Abdilaqim Ademi që nuk duan të tërhiqen nga postet e tyre qeveritare dhe që deri tani kanë qenë të pazëvendësueshëm, dhe në anën tjetër më të zëshëm kanë qenë grupimi i përkrahur nga Hazbi Lika dhe Fatmir Dehari, të cilët kërkojnë reformë të thellë brenda partiake.

Ka pasur kërkesa që këto figura të tërhiqen sa më shpejt nga postet qeveritare, mirëpo ata kanë refuzuar dhe kanë arsyetuar qëndrimet e tyre. Situata është tensionuar, ashtu që është dashur të ndërhyjë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për të marrë vendim që të tërhiqen përkohësisht të gjithë funksionarët qeveritarë dhe në ditët në vijim ai të marrë vendim për politikbërjen dhe veprimet partiake”, theksoi zyrtari i BDI-së.

Po ashtu nga burime partiake mësohet se para mbledhjes, një grup i anëtarëve të kryesisë kanë firmosur një kërkesë të përbashkët në formë peticioni për dorëheqjen e këtyre funksionarëve, dhe pikërisht kjo ka qenë çështja që ka shpërthyer me debate të ashpra.

Edhe njëri nga portalet aktpress ka shkruar se është acaruar një luftë e ashpër mes forcave progresiste dhe atyre destruktive.

“Forcat desktruktive të udhëqequra nga Musa Xhaferi nuk lejojnë që ata të largohen nga udhëheqja e BDI-së, e të zëvendësohen me ata progresistë të udhëhequr nga Hazbi Lika e të tjerët. Ditët e ardhshme do të karakterizohen me një luftë tepër të ashpër nga ku do vendoset edhe fati i BDI-së, nëse do shkoj në histori ose do të reformohet totalisht…”, shkruan ky portal. (INA)

Next Post

Shqipëria do të kujdeset për sigurinë e kufijve të saj të jashtëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

October 31, 2026
Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

October 31, 2026
Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

October 31, 2026
Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

October 31, 2026
Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

October 31, 2026
Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

October 31, 2026
Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

October 31, 2026
Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

October 31, 2026
Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

October 31, 2026
Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In