• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria do të kujdeset për sigurinë e kufijve të saj të jashtëm

by Ilir Meta
01/04/2016 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Ilir Meta

Kriza e tanishme e migracionit është një problem që prek të gjithë Europën, prandaj ajo kërkon trajtim mbarë europian dhe koordinim të plotë. Zgjidhja e saj duhet të jetë një prioritet absolut për të gjithë Europën, sepse pasojat e mundshme destabilizuese mund të jenë të pallogaritshme. Për këtë arsye edhe Shqipëria është e gatshme të kontribuojë brenda mundësive të saj modeste. Çdo shtet ka të drejtën të kontrollojë kufijtë e tij sipas vlerësimit që bën dhe të marrë vendime mbi pranimin e azilkërkuesve apo të lejojë flukse migrantësh ekonomik. Por, çdo shtet ka edhe detyrimin t’u ofrojë ndihmë humanitare njerëzve në nevojë.

Kriza e tanishme do të zgjasë për sa kohe do të ketë dhunë në vendet e origjinës. Kur dhuna të pushojë, do të fillojë edhe faza e rindërtimit të këtyre vendeve. Sa më larg të jetë vendi i origjinës nga vendi i migrimit, aq më i ulet bëhet probabiliteti që këta refugjatë lufte të rikthehen në vendet e tyre. Kjo është një arsye për të reflektuar ashtu sikurse është dhe fakti që valë të tilla masive dhe të pakontrolluara migratore që largohen për shkak të luftës, sikurse po përjetojmë këto kohë, të sjellë me vete pasoja negative në aspektin afatgjatë. Rreziku që në mes tyre të ketë dhe terroristë që hyjnë në Europë është real. Ngjarjet e fundit në Paris dhe Bruksel e kanë vërtetuar këtë katërcipërisht.

Shqipëria ka mirëkuptim të thellë për atë që po përjetojnë ata që largohen nga vendet e tyre për shkak edhe të eksperiencave tona të pasviteve 90-të apo gjatë viteve të krizës ballkanike. Mbi një milion shqiptarë u larguan atëherë nga Shqipëria dhe filluan një jetë të re në vendet e Europës. Ndërsa gjatë luftës së Kosovës ishim ne që mikpritëm dhe strehuam valën e paprecendetë të të shpërngulurve me dhunë.

Por Europa e ditëve tona nuk është më e njëjta. Sot rryma nacionaliste po zënë vend dhe po vendosin mbi politikat migratore, shpesh dhe në kurriz të refugjatëve. Ndërkohë, këta njerëz janë në udhëkryq dhe po largohen nga vendet e tyre për shkak të rrethanave të tmerrshme. Askush në Europë nuk duhet t’i stigmatizojë. Humanizmi dhe solidariteti duhet të jenë më të forta se sa frika.

Gjatë vitit të shkuar, më shumë se një milion refugjatë janë zhvendosur nga vende ku ka konflikte dhe kanë mbërritur nëpërmjet Greqisë në BE. Ky numër i tejkalon kapacitetet dhe resurset e vendeve në korridoret e tranzitit, veçanërisht të atyre vendeve që nuk janë ende anëtare të BE-se.

Dhe duhet të jemi të qartë se, përsa kohe që korridoret përmes Ballkanit mbeten të bllokuara, së shpejti mund të synohen rrugë të tjera, për të tentuar kalimin përmes Shqipërisë në drejtim të veriut apo kalimi i Adriatikut drejt Italisë. Ata tashmë janë pranë kufijve tanë.

Si një vend europian, Shqipëria do të marrë përsipër përgjegjësinë e saj si përkundrejt qytetarëve të saj ashtu dhe përkundrejt BE-së,  sikurse do t’i  ofrojë ndihmë njerëzve në nevojë. Në bashkëpunim me BE dhe me fqinjët tanë ne do të marrim masa parandaluese për të përballuar një situate të tillë të mundshme. Ndërkohë, Shqipëria do të veprojë në mënyrë proaktive për të shmangur një valë migratore të pakontrolluar. Ne po punojmë me partnerët tanë për të forcuar kapacitetet tona për kontrollin e kufijve. Por ne nuk do të ndërtojmë mure.

Ne duhet të marrim gjithashtu dhe masa përkundrejt rrezikut real të depërtimit të terroristëve me masat e refugjatëve me synim depërtimin e tyre në Europë. Ne po marrim masa ndërkohë për të forcuar kapacitetet për një regjistrim dhe verifikim sa më të plotë të personave që mund të hyjnë në vendin tonë. Për këtë është e nevojshme që të kemi një shkëmbim më të mirë të informacioneve dhe bashkëpunim të agjencive ligjzbatuese, si dhe një mbështetje më të gjerë nga ana e BE-së. Çdo vend tranzit që preket nga valet migratore duhet të jetë në gjendje të verifikojë, se personat që paraqiten si azilante nga vendet e luftës janë vërtetë ata që pretendojnë të jenë. Ne duhet të jemi në gjendje të sigurohemi se këta persona nuk kanë lidhje me grupet terroriste dhe për këtë duhet një shkëmbim i shpejtë i të dhënave biometrike me vendet e BE-së.

Kjo krizë e madhe humanitare, që po rëndohet çdo ditë e më shumë mund të zgjidhet vetëm me pjesëmarrjen aktive të fuqive të mëdha. I përket SHBA të marrë një rol udhëheqës në përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje solide dhe afatgjatë të konflikteve në vendet në krizë.  Ndërkohë, Bashkimi Europian duhet të punojë me vendosmëri, që refugjatët në Greqi dhe Turqi të mund të qëndrojnë në kushte humane. Njerëz të dëshpëruar, reagojnë me dëshpërim. Mund të ketë dhe raste të shpërthimit të dhunës, nëse grupe të mëdha migrantësh që gjenden në rrugëtim e sipër e ndjejnë veten të ndaluar, të bllokuar e të pashpresë. Dhe këtë gjë po e shikojmë të ndodhë.

Prandaj është shumë e rëndësishme, që për njerëzit që kërkojnë azil të krijohen mundësitë që të pranohen në një vend sa më afër vendit të tyre të origjinës. Kjo do të rrisë mundësinë e kthimit të menjëhershëm në vendet e tyre, sapo situata të ndryshojë. Për këtë arsye ne e përshëndesim në mënyrë të veçantë marrëveshjen e sapopërfunduar mes BE-se dhe Turqisë.

Në vendet e Ballkanit kemi interesa të përbashkëta strategjike dhe duhet të bashkëpunojmë për ta përballuar këtë krizë përmes një qasje konstruktive. Për ne në Ballkan është shumë e rëndësishme që SHBA të ruajë prezencën e saj si një faktor vendimtar për sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin tonë. Por dhe Bashkimi Europian nuk duhet të ndalë procesin e zgjerimit të tij për shkak të sfidave me të cilat po përballet momentalisht. Ne si vende kandidate e konsiderojmë një përgjegjësi tonën gjetjen e një zgjidhje mbarë europiane për këto probleme dhe jemi të vendosur të bëjmë çdo gjë të mundshme që kjo krizë humanitare të mos kthehet në një kërcënim për sigurinë tonë të përbashkët.

Në këto momente kërkohet një demonstrim i fortë kohezioni dhe solidariteti dhe një angazhim i vërtetë për vendosjen e paqes në zonat në konflikt. Ballkani është një shembull, ku mund të nxirren mësime nga e kaluara: Miliardat e eurove që priten të akordohen për përballimin e krizës mund të ndryshojnë jetën e miliona njerëzve, nëse do të investohen në mënyrë strategjike në projekte për promovimin e paqes dhe zhvillimit. Ballkani është një shembull i mirë i mësimeve të nxjerra nga e shkuara.

Shkruar për ‘Berliner Morgenpost’

Next Post

Pogradec-Lin, PD: Rama vodhi shqiptarët, 9.5 mln $ për 950 metër rrugë,

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

October 28, 2026
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rusia përjashton Europën nga negociatat për Ukrainën, Kremlini këmbëngul për garanci të ndërsjella sigurie

October 28, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Zbardhet Akti Normativ për tubimet, ja rregullat e reja për protestat, gjobat nga 10-500 mijë lekë dhe…

October 28, 2026
Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

October 28, 2026
“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 68 numri i viktimave, Sanchez shpall tre ditë zie kombëtare! Dyshimet mbi shkakun e aksidentit

October 28, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

Pesha, shkaqet e pasojat politike e “zgjidhjes së qeses” nga Edi Rama

October 28, 2026
Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

Lindja e Mesme/ SHBA informon vendet e Gjirit për një ofensivë të mundshme ushtarake kundër Iranit!

October 28, 2026
“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”- Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të Prokurorisë e Policisë

“Vrasja e grave, urgjencë kombëtare”- Protestë në Kosovë pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, hidhen fishekzjarrë drejt godinave të Prokurorisë e Policisë

October 28, 2026
SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, në shënjestër skemat e punësimit mashtrues në IT

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, në shënjestër skemat e punësimit mashtrues në IT

October 28, 2026
Tensione në rritje, Greqia bashkon forcat me tri vende arabe kundër Turqisë! Erdogan refuzon të tërhiqet nga marrëveshja me Libinë

Tensione në rritje, Greqia bashkon forcat me tri vende arabe kundër Turqisë! Erdogan refuzon të tërhiqet nga marrëveshja me Libinë

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In