• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë ndodhi gjatë pandemisë? Borrell: Ballkani Perëndimor u dezinformua nga informacionet mjekësore

by Ardit Rada
29/09/2020 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se dezinformimi është përhapur në Ballkanin Perëndimor, në Bashkimin Evropian dhe në të gjithë botën gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Kjo ka qenë e rrezikshme për të gjithë ne. Mbi të gjitha, sepse gënjeshtrat për çështje mjekësore madje mund të vrasin”, tha Borrell në hapje të një konference ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për edukimin mediatik, njoftoi Shërbimi i Jashtëm i BE-së përmes një komunikate.

Borrell tha se duhet të ketë angazhim global për t’iu kundërvënë dezinformimit dhe se “duhet të identifikojmë burimet e keqinformimit dhe t’u sigurojmë qytetarëve fakte të besueshme, të sakta dhe në kohë”.

Shefi i diplomacisë evropiane, në fjalën e tij, përsëriti se “Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor”.

Aktualisht, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kroacia është vend anëtar i BE-së.

Negociatat për anëtarësim i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së tyre, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Konferenca u organizua nga Delegacioni i BE në Sarajevë, Task Forca – EEAS Stratcom – për Ballkanin Perëndimor dhe organizata “Pse Jo” nga Bosnje dhe Hercegovina./rel

/e.rr

Next Post
“Virusi është kërcënimi i ri për njerëzimin”, zyrtari i OBSH: COVID-19 nuk do të zhduket nga vaksina

"Virusi është kërcënimi i ri për njerëzimin", zyrtari i OBSH: COVID-19 nuk do të zhduket nga vaksina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In