• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë ndodh kur mjekët pushojnë së foluri si shkencëtarë?!

by A R
01/08/2026 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Neli Demi

Ditët e fundit kam lexuar me vëmendje reagime të shumta rreth Anthony Fauci-t, pandemisë dhe dokumenteve që po publikohen në Shtetet e Bashkuara. Nëse këto dokumente provojnë gabime, manipulime apo edhe mashtrime, atëherë ato duhet të hetohen deri në fund. Askush nuk duhet të jetë mbi të vërtetën dhe askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Por ka diçka tjetër që është po aq shqetësuese.

Po shoh mjekë që flasin për kolegët e tyre me gjuhën e urrejtjes. Fjalë si “ameba”, “Lucifer”, “bastardë”, “dordolecë”, “kriminelë”, “satanikë” po zëvendësojnë argumentin. Siguria absolute po zëvendëson dyshimin metodologjik. Dënimi moral po zëvendëson analizën kritike.

Shkenca nuk është një fe ku ka profetë dhe heretikë. Nuk është një gjykatë morale ku fajësia shpallet me postime në rrjetet sociale. Nuk është as një tribunë ku fiton ai që bërtet më fort. Shkenca është një metodë. Një disiplinë e të menduarit. Ajo jeton nga provat, nga mundësia për t’u kundërshtuar dhe, mbi të gjitha, nga gatishmëria për të pranuar se mund të kemi gabuar.

Po, pandemia prodhoi gabime. Ndoshta më tepër sesa jemi ende gati të pranojmë. Disa vendime mund të kenë qenë të gabuara. Disa institucione mund të mos kenë qenë transparente. Disa individë mund të kenë mbrojtur më shumë reputacionin e tyre sesa të vërtetën. Nëse është kështu, kjo duhet të dalë në dritë.

Por mënyra se si e kërkojmë të vërtetën ka po aq rëndësi sa vetë e vërteta. Sepse nëse zëvendësojmë analizën me anatema, provat me bindje dhe argumentin me demonizim, nuk po korrigjojmë gabimet e së shkuarës. Po ndërtojmë një dogmë të re.

Si psikiatër, kam mësuar se bindja e palëkundur nuk është domosdoshmërisht shenjë e së vërtetës. Shpesh është shenjë e vështirësisë për të toleruar pasigurinë. Shkenca, përkundrazi, na mëson të jetojmë me pasigurinë derisa provat ta zvogëlojnë atë. Por këtu shoh një fenomen edhe më shqetësues.

Kur identiteti bëhet më i rëndësishëm se metoda, edhe shkenca fillon të sillet si politika.

Atëherë nuk mbrojmë më hipoteza; mbrojmë veten. Nuk kërkojmë më prova; kërkojmë konfirmim. Nuk e gjykojmë më një argument sipas forcës së tij, por sipas personit që e thotë. Çdo informacion i ri nuk shihet si një mundësi për të korrigjuar mendimin, por si një armë për të fituar betejën.

Kjo është pikërisht ajo që ndodh në politikë. Dhe kur fillon të ndodhë edhe në shkencë, humbim busullën.

Paradoksi është se radikalizimi nuk njeh ideologji. Ai nuk prek vetëm ata që mohojnë shkencën; mund të prekë edhe ata që pretendojnë se e mbrojnë atë. Sepse radikalizimi nuk fillon kur gabon. Fillon kur pushon së pranuari se mund të gabosh.

Ashtu si pushteti politik korruptohet kur identifikohet me të vërtetën, edhe pushteti epistemik korruptohet kur identifikohet me shkencën. Askush nuk është shkenca. Ne jemi vetëm pjesëmarrës në një proces të përbashkët, ku autoriteti nuk buron nga statusi apo titujt, por nga respekti për metodën dhe gatishmëria për t’iu nënshtruar provave.

Në këtë kuptim, autoriteti nuk është privilegj. Është përgjegjësi.

Fjala e një mjeku nuk është vetëm opinion personal. Ajo mbart peshën e një profesioni që shoqëria e ka ndërtuar të bazuar mbi besimin. Prandaj, sa më i madh të jetë autoriteti që pretendon dikush, aq më e madhe duhet të jetë përulësia me të cilën flet.

Nuk më frikësojnë dokumentet e reja. Nuk më frikësojnë hetimet. Nuk më frikëson as mundësia që disa prej bindjeve tona gjatë pandemisë të rezultojnë të gabuara.

Më shqetëso diçka tjetër në fakt!

Që mjekët të fillojnë të flasin si predikues, ndërsa publiku të mos arrijë më të dallojë se ku mbaron shkenca dhe ku fillon propaganda. Në fund të fundit, autoriteti i një mjeku nuk matet nga sa shumë njerëz bind, por nga sa shumë respekton metodën që e bëri mjek. Shkenca nuk ka nevojë për besim të verbër. Ajo ka nevojë për integritet. Dhe integriteti nuk matet nga sa fort bërtasim, por nga sa besnikë mbetemi ndaj metodës, sidomos atëherë kur faktet sfidojnë bindjet tona.

Next Post
Kriza e emigrimit masiv në Ceuta, Spanja vendos barrierën mbrojtëse në kufirin me Marokun -

Kriza e emigrimit masiv në Ceuta, Spanja vendos barrierën mbrojtëse në kufirin me Marokun -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In