• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Çfarë është MSA-ja, dhe çfarë përfiton Kosova nga kjo?

by Aalison Pearse Stevens
01/04/2016 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të premten hyn në fuqi marrëveshja më e rëndësishme të cilën e ka arritur deri më tani shteti i Kosovës, që është ajo e Stabilizim Asociimit (MSA), e lidhur me Bashkimin Evropian.

Përmes kësaj marrëveshje, Kosova dhe BE-ja themeluan marrëdhënie formale dhe kontraktuale që sipas ministrit të Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, hyrja e saj në fuqi trason rrugën e vetme dhe të pakthyeshme të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëveshje ndërkombëtare në mes të vendit nënshkrues dhe Bashkimit Evropian.

Vendet që shprehin dëshirën e tyre që të bëhen pjesë e BE-së, duhet më parë të nënshkruajnë MSA-në, e cila është një kuadër ligjor dhe një përkushtim për reforma politike, ekonomike, tregtare ose reforma për të drejtat e njeriut.

Në këmbim të këtyre reformave, BE-ja u ofron vendeve me të cilat nënshkruan këtë marrëveshje heqjen e taksave nëpër tregjet evropiane për disa produkte si dhe u ofron ndihmë financiare dhe teknike.

MSA është pjesë e Procesit të Stabilizim Asociimit të BE si dhe Politikës për Fqinjësi të Mirë. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të fokusuara që të nënshkruajnë MSA-në.

BE-ja ka ndryshuar politikën e saj karshi Ballkanit, nga “marrëdhënie të Jashtme” në politikën e “zgjerimit”, përmes një marrëveshje e cila u nënshkruara në vitin 2005.

Funksioni i MSA-së është të vendos kuadër ligjor për bashkëpunim ndërmjet dy palëve dhe vendet që e nënshkruajnë këtë marrëveshje, duhet që në mënyrë graduale të plotësojnë standardet evropiane, siç është përmirësimi i kushteve për mallrat, shërbimet dhe kapitalet, në mënyrë që një shtet të mund të tregtojë lirshëm në tregjet e BE-së.

Gjithashtu MSA synon që të krijojë dhe forcojë parimet demokratike dhe bashkëpunuese me vendet e rajonit. Përfitimet më të mëdha dhe më të drejtpërdrejta për vendet nënshkruese të MSA-ja janë në fushën e tregtisë, pasi që lejohet hyrja më e lirë e produkteve vendëse në tregun e përbashkët evropian.

Gjithashtu vendet që arrijnë të nënshkruajnë MSA-në, kanë mundësi të përfitojnë nga fonde të ndryshme të Bashkimit Evropian, Express.

Next Post

VIDEO/ Ja si tallet spikerja greke me "spikeren pa recipeta", Enki Braçajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Melania Trump: Armëpushimi në Oleshky është shtrirë edhe në zona të tjera të Khersonit

October 28, 2026
VIDEO / Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit nuk tërhiqen: Dorëheqje pa kushte!

VIDEO / Rama përsërit ftesën për dialog, protestuesit nuk tërhiqen: Dorëheqje pa kushte!

October 28, 2026
Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu pa shumicën: 55 mandate kundrejt 49 të opozitës

October 28, 2026
Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA mes hetimeve për pastrim parash

Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA mes hetimeve për pastrim parash

October 28, 2026
Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

October 28, 2026
Trump kritikon LeBron James: Nuk tregoi respekt për SHBA-në gjatë himnit kombëtar

Trump: Mbështetja ime e ndihmoi shumë Netanyahun në zgjedhjet e djeshme në Izrael

October 28, 2026
Ushtria amerikane vret 5 persona në një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor

Ushtria amerikane vret 5 persona në një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Paqësorin Lindor

October 28, 2026
Gjermania përgatit forcat speciale për një luftë të mundshme me Rusinë

Gjermania përgatit forcat speciale për një luftë të mundshme me Rusinë

October 28, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria shqyrton sot buxhetin 2027, parashikohen 10 miliardë euro, kompensim për bizneset e dëmtuara nga protestat

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In