Facebook Index: Pesë faqet zyrtare që kanë shkallën më të lartë të përfshirjes dhe angazhimit më të lartë (shumë e pëlqimeve, komenteve, shpërndarjeve dhe postimeve spontane të ndjekësve) si dhe një numër relativisht të lartë të ndjekësve.
Dataline është instrumenti i monitorimit të aktivitetit online të personaliteteve publike, markave, produkteve e shërbimeve të ndryshme. Në këtë hapësirë të publikuar pa pagesë janë përfshirë pesë politikanët me aktivitetin më të madh online nga të gjithë kandidatët që konkurojnë në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit. Të dhënat janë një pasqyrim i shkallës së aktivitetit të tyre online, angazhimit dhe përfshirjes së audiencës dhe/ose ndjekëve me statuset dhe çfarëdolloj postimi tjetër të tyre. Çdo mëngjes, një tabelë e hollësishme, e pasqyruar në dashboard-in e Dataline, publikon informacion të imtësishëm në gjashtë panele, të përditësuar për ditën e mëparshme (ndërkohë që, për secilën prej tyre, të dhënat janë të disponueshmë edhe për shtatë ditët e kaluara).
Të dhënat e përftuara nga Dataline bazohen në teknologjinë e web-mining dhe analizat semantike të ofruara nga Abacus Research. Ju ftojmë të zbuloni dhe përdorni informacionet e dhëna duke cituar Dataline, një projekt i Abacus Resarch.









