• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë duhet të përmbajë programi i kandidatëve për kryetar në Dibër?

by Artan Fuga
15/08/2016 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Partitë kryesore kanë shpallur tashmë kandidatët për kryetar bashkie në Dibër.

Duken kandidatura të mira. Unë personalisht njoh zotin Sherefedin Shehu, që e kam njohur me ide të qarta, miqësor, human, plot energji për të sjell ndryshime, me moral të lartë personal dhe qytetar, i përkushtuar ndaj punës dhe që e do shumë vendlindjen e tij. Uroj dhe shpresoj që edhe rivali i tij të jetë në këtë nivel se përndryshe gara nuk do të kishte kuptim mes tyre.

Por e kam fjalën gjetiu. Seicicili nga kandidatët duhet që në programin elektoral të ketë medoemos edhe këto pika :

1. Nuk do t’i japi kurrë vetë veturës zyrtare, por vetëm me shofer.
2. Nuk do të vijë kurrë pa leje në orarin zyrtar në Tiranë apo në motele a hotele të qyteteve të tjerë.
3. Nuk do të bëjë kurrë takime me popullin, sidomos me çupa të reja, në zyrë pa praninë e sekretarëve apo këshilltarëve të vet.
4. Nuk do të përdori kurrë fjalë plot seks dhe ndjellëse me qytetarët e tij sidomos me qytetaret e tij.
5. Nuk do ta gënjejnë kurrë bashkëshortet e tyre duke u thënë se janë në mbledhje në Tiranë, ndërkohë që t’u shkojë mendja të bredhin me femra.
6. Në cdo çast duhet të sillen sikur ndodhen të filmuar me kamera, kudo që të jenë dhe dhe në çdo pozicion fizik që të ndodhen sepse me teknologjinë e re, edhe galixhanti i banjës mund të arrijë të na filmojë.
7. Asnjeri prej kandidatëve nuk duhet të mendojë se “kryetari të bën atë …çfarë të dojë” (se nuk po e përdor atë fjalën që e dëgjon në cdo cep rruge a zyre tanimë) sepse nuk është feudali që merr mbarë gjithë gratë e katundit.
8. Kandidatët duhet të premtojnë se nuk do të mbajnë xhame të errta në veturat e tyre dhe sidomos të kujtohen se shoferi nuk i flet pasagjerit dhe aq më pak mund të kryejë veprime seksualisht të avancuara duke ngarë veturën. Mund të shtypi ndonjë plakë të gjorë rrugëve duke shitur qepë.
9. Kandidatët duhet të na bindin se nuk janë narcista, pra nuk e kujtojnë veten e tyre tipa të bukur dhe simpatikë nga fakti se njerëzit në rrugë a korridore i shohin me vëmendje. Femrat i shohin se kanë pushtet, por jo se i pëlqejnë për meshkuj seksi, edhe nëse janë.
10. Të na premtojnë se e kanë kuptuar mësimin frojdjan se mashkulli që abuzon seksualisht me një femër duke përfituar se ajo është pa punë, se është nevojtare, ose është nën hyqmin e tij, jo vetem fyen burrnine e vet mashkullore, por rrezikon te duket edhe si impotent potencial.
11. Duhet të na premtojnë se drejtorat meshkujt të shtëpisë të kulturës, spitalit, të ndërmarrjes të plehrave, të shtëpisë të shëndetit publik a ku e di unë se çfarë ka nëpër qytete, nuk do t’i përdorin si eunukët e tij duke u dërguar për sistemim në institucionet që ata drejtojnë femra që ai mendon se do t’i ketë pjesë të haremit të tij.
12. Mos kujtojnë se gocat e reja ose femrat vdesin për ata, por se ato mund edhe t’u punojnë rrengje, duke i cuar te burimi pa u dhënë ujë, dhe në këtë rast mirë t’ua bëjnë. Të ftojnë të gjitha gocat dhe gratë t’ua punojnë poashtu.
13. Të mos marrin në punë direkt ata kandidatët, por nëpërmjet zyrave të punës, sepse nuk janë pashallarë sikurse edhe kryetarët e tjerë të bashkive.
14. Të rrethohen në zyrat e bashkisë jo vetëm me femra seksi, sikur të ishim në sfilata mode, por edhe me femra të zakonshme, që edhe mund të mos jenë të bukura fizikisht, por ama gra të zonjat dhe puntore.
15. Të mos veshin brekë me vrimë nga pas, por kjo nuk ka shumë rëndësi, por sidomos mos veshin benevrekë ushtarësh në kohën e tangave për burra si edhe për gra, uniseks.

Këto pika vlejnë edhe për kryetarët e tjerë të bashkive nga Jezerca në Konispol që ta dinë se nuk janë Muja dhe Halila, rrethuar nga zana dhe shtojzovalle që vdesin për ta nëpër kroje e lëndina, kryetarë bashkish që duhet ta kuptojnë se përvec seksit për të cilin nuk dimë gjë ende për ta, elementë të tjerë të veçante që ndodhen në videon që shkaktoi zgjedhje të parakohshme në Dibër, sipas pikave të mësipërme, mund te vihen re në punët e tyre, palé se publiku nuk i vuri re kur pa estradën komiko-tragjike me byroseks.

Nuk besoj se kujtesa e mësipërme është pa vend pas skandalit që ndodhi.

Next Post

Kinezja harron medaljen, i propozohet martesë në Rio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In