• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë duhet të dini për virusin vdekjeprurës Nipah, pas shpërthimit në Indi

by A R
29/01/2026 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet shëndetësore në disa vende të Azisë kanë rritur nivelin e gatishmërisë, pas konfirmimit të një shpërthimi të virusit Nipah në shtetin indian të Bengalit Perëndimor.

Virusi, i cili nuk ka as kurë dhe as vaksinë, ka një shkallë vdekshmërie prej 40-70 për qind.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë konfirmoi dy raste, ndërsa rreth 200 persona që kanë pasur kontakte të afërta janë monitoruar dhe testuar. Deri tani nuk janë raportuar raste jashtë Indisë.

Si pasojë e situatës, Tajlanda ka vendosur kontrolle shëndetësore për udhëtarët që vijnë nga Bengalin Perëndimor, ndërsa Tajvani ka njoftuar se do ta klasifikojë virusin Nipah si kërcënim të nivelit më të lartë shëndetësor.

Çfarë është virusi Nipah?

Nipah është një virus zoonotik, që transmetohet nga kafshët te njerëzit, kryesisht nga lakuriqët e natës të llojit “fruit bats” dhe derrat.

Infektimi mund të ndodhë përmes kontaktit direkt me kafshët e infektuara ose përmes ushqimeve të kontaminuara, si fruta apo lëng palme të papërpunuar.

Pasi kalon te njerëzit, virusi mund të përhapet edhe nga personi te personi përmes kontaktit të ngushtë.

Sa i rrezikshëm është?

Virusi u identifikua për herë të parë në Malajzi në vitin 1999.

Që prej atëherë, shpërthime pothuajse vjetore janë regjistruar në Azi, veçanërisht në Bangladesh dhe Indi.

Shpërthimi aktual është i pari në Bengalin Perëndimor që nga viti 2007, çka sipas ekspertëve ngre shqetësime për mbikëqyrjen epidemiologjike.

Simptomat

Sëmundja nis disa ditë pas infektimit me simptoma si temperaturë, dhimbje koke, kollë, dhimbje muskujsh dhe vështirësi në frymëmarrje.

Në fazat e avancuara, virusi mund të shkaktojë ënjtje të trurit (encefalit), e cila shpesh është fatale. Të mbijetuarit mund të përballen me pasoja afatgjata neurologjike.

Trajtimi dhe parandalimi

Sipas CDC-së dhe OBSH-së, nuk ka trajtim specifik apo vaksinë për virusin Nipah.

Trajtimi kufizohet në kujdes mbështetës intensiv. OBSH e ka renditur Nipah si një nga patogjenët prioritarë që kërkon urgjentisht kërkim shkencor.

Ekspertët theksojnë se parandalimi është mënyra kryesore e mbrojtjes, duke shmangur kontaktin me kafshët e infektuara, duke zier lëngun e palmës para konsumit dhe duke forcuar kontrollin shëndetësor dhe monitorimin epidemiologjik në zonat e rrezikuara.

Next Post
Nga armët klasike tek pajisjet ‘high-tech’! Nisma e re ligjore për kontrollin e mallrave ushtarake

Nga armët klasike tek pajisjet ‘high-tech’! Nisma e re ligjore për kontrollin e mallrave ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

November 2, 2026
Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

November 2, 2026
Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

November 2, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

November 2, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In