Në ‘Opinion’, Grida Duma është shprehur se Bashës do t’i thoshte që duhet të japë dorëheqjen. Po ashtu, Duma i dha dhe një mesazh Berishës “që të dijë të lëshojë forcën e hakmarrjes”.
Çfarë do t’i thoshe Bashës?
Grida Duma: Ato që i kam thënë në mbledhje se duhet një dorëheqje e tij, madje me shumë respekt ndaj atyre që e kanë mbështetur të marrë pjesë në atë që është konstruktive përfaqësimi i tij në atë që mund të jetë Komiteti, mund të jetë Konventa. Ai duhet të marë pjesë me mirënjohje të madhe për pafund shanse që i kemi dhënë.
Po për Berishën?
Grida Duma: Unë kam bindjen se Berisha ka një kapacitet intelektual që e ndalon të bëjë keq pafund. Berisha duhet të dijë kur të lëshojë forcën e hakmarrjes dhe ndaj atij që e ngriti. Më të zhgënjyer janë demokratët. Unë besoj që ai mundet.
Nëse do të ketë një garë të hapur, a do të kanadidoni ju për kreun e Partisë Demokratike?
Grida Duma: Nuk mund ta di sot këtë gjë. Nuk është gjë e thjeshtë ta marrësh e ta ringresh PD. Sot do të isha gati për një kolegjialitet për ta drejtuar PD-në në zona të ndara. Kushdo që të garojë do të na ketë mbrapa.
/a.r