• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë do të nxjerrë sonda në Fier?

by Plator Nesturi
27/07/2021 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Në shkulmin e të nxehtit afrikan që ka zaptuar vendin, deklaratat e Petro Koçit duket se kanë shtuar më tej temperaturën në Fier dhe Tiranë. Është politikani i vetëm që ka shkuar në këto kohë në dyert e SPAK, por i thirrur si dëshmitar në hetimet e hapura pas akuzave në drejtim të Fierit, ku fondet publike përthithen lehtësisht nga bota e krimit. Deputeti Koçi ishte surpriza e fundmuajit me akuzat e drejtpërdrejta që bëri ndaj një sërë zyrtarëve të qarkut Fier, ku së fundmi ai vetë kish qenë drejtues politik i PS në fushatë elektorale.

Akuza që patën kundërshti të shumta dhe nga zyrtarë të lartë vendor si kreu i Hipotekave të Fierit, që iu kundërpërgjigj me një reagim publik. E gjitha kjo vjen pas një periudhë pauze të lajmeve prej SPAK për hetime të reja ndaj korrupsionit apo abuzimit me detyrën. Mendohej se pas hapjes së çështjeve të rëndësishme në fillim të muajit, dhe që tërhoqën vëmendjen e opinionit publik, rastet që do të viheshin në skenën e drejtësisë do të vinin në kreshendo dhe me emra më të bujshëm.

Kjo nuk po ndodhte, megjithëse vërehet se shumë politikanë kanë rënë në heshtje prej kohësh, ndonjë tjetër me pushime, dikush ankohet për zhurmë poshtë pallatit, ndërsa Presidenti merr udhët për vizitë private drejt SHBA. Jeta është komplekse. Ashtu si dhe SPAK ka theksuar herë pas herë se hetimet e puna e saj është po aq komplekse. Akuzat e Koçit sidoqoftë nuk janë për mbushje boshllëku hetimor. Përkundrazi, janë shumë të hidhura dhe verifikimi i tyre mund të shkaktojë një vorbull të vërtetë që nuk do të përfshijë vetëm disa zyrtarë lokalë, dhe as ca kompani me pronarë me të kaluar të dyshimtë.

Në vorbull mund të përfshihen dhe segmente të politikës që janë lobuar pikërisht nga këto biznese për të qenë pjesë e poltikës së Tiranës. Çështja është më e thellë se deklaratat paraprake të deputetit Koçi. Ashtu siç mund të mendohet se ky pozicionim i tij menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, të jejë kaq i beftë dhe pa një mbështetje në një gradë më të lartë. Koçi është atakuar vetëm nga zyrtarët lokalë, por aspak nga drejtuesit qëndrorë të PS apo të qeverisë.

Nisur nga kjo duket se ka një vullnet të maxhorancës përt të nxitur shkëputjen nga cddo element që është bërë pis nga bota e krimit, duke i hapur rrugën kështu drejtësisë që të bëjë punën e saj. Vetë bota e krimit bën aleanca aty ku ka interes dhe vështirë të mendohet se mund të jetë aleat i besueshëm ndërsa palët e politikës bëjnë betejën e rradhës midis tyre. Sidoqoftë, ajo cfarë dihet deri më tani është që në Fier është futur sonda. Të shohim çfarë do të nxjerrë. /Fjala.al/

Next Post
A do të jetë Berisha pjesë e PD në shtator? Basha shmanget sërish: Nuk komentoj asgjë jashtë raportit të OSBE

A do të jetë Berisha pjesë e PD në shtator? Basha shmanget sërish: Nuk komentoj asgjë jashtë raportit të OSBE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In