Këngëtarja Bleona Qereti, dhomën e saj të gjumit po e shfrytëzon edhe për diçka tjetër. Në rrjetin social Instagram ajo ka postuar një fotografi ku shihet teksa po i lyen flokët.
“Kjo është ajo që unë zakonisht zgjedh të bëj në dhomën time të gjumit. Shumë njerëz do të zgjidhnin ta shfrytëzonin dhomën në mënyrë më të mençur. Unë jam ndryshe”, shkruan këngëtarja.