Analisti Fatos Lubonja ka komentuar fotot intime të Dritan Priftit të cilat bënë xhiron e rrjeteve sociale. Sipas Lubonjës çështja e CEZ u mbyll dhe u duk sikur u mbars mali dhe polli një foto shatërvançe.
Për analistin, tashmë të gjithë ata shqiptarë që prisnin çudinë për aferën e CEZ, tashmë mund të masturbohen me fotot e Priftit
“Kështu, shqiptarët që prisnin çudinë, mund të kënaqen për momentin duke masturbuar me foton porno të Dritan Priftit. Personalisht do të këshilloja që të kërkojnë në Google për ‘free sex’, sepse atje gjen foto e video me një cilësi shumë më të lartë, me pozicione shumë më interesante dhe aktorë shumë më seksi. Dhe gratis, të kuptohemi. Kurse nëse vërtet duan të dalin nga moçali i mega-vjedhjeve PS-PD-LSI, duhet ta dinë se kjo nuk është një gjë që mund t’u dhurohet gratis”, shkruan ai