• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja Veliaj, Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve

by A R
12/10/2026 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri, i hartuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Europës.

Duke iu referuar vlerësimeve të Komisionit të Venecias, hartuesit e raportit vërejnë se “paraburgimi i zgjatur i kryetarëve të bashkive duhet trajtuar me kujdes të veçantë”. Sipas tyre, një situatë e tillë “mund të vërë në pikëpyetje si të drejtat individuale të kryetarëve sipas Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut, ashtu edhe të drejtat e votuesve që i kanë zgjedhur ata.”

Në raport bëhet një përshkrim i detajuar që nga momenti I arrestimit të Veliajt, deri te përpjekjet për shkarkimin e tij, dhe rikonfirmimin nga Gjykata Kushtetuese të pozicionit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranë, duke saktësuar se megjithatë “në praktikë, z. Veliaj nuk është në gjendje t’i ushtrojë detyrat e tij si kryetar bashkie, pasi vazhdon të mbahet në paraburgim”.

Raporti citon dhe vendimin tjetër të Gjykatës Kushtetuese për masën e arrestit ndaj Veliajt e cila “e ktheu çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, duke konstatuar se vendimi i saj i mëparshëm për paraburgimin nuk ishte arsyetuar mjaftueshëm për sa i përket proporcionalitetit të masës së paraburgimit”

Pjesa e raportit kushtuar kryebashkiakut Veliaj

“Mbrojtja gjyqësore e të drejtave të qeverisjes vendore luan një rol të rëndësishëm në Shqipëri. Sipas një burimi, gjithsej 36 kryetarë bashkish, në detyrë ose ish-kryetarë, janë hetuar për akuza korrupsioni vitet e fundit.[47] Në shkurt të vitit 2025, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) arrestoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me akuza për korrupsion; që prej asaj kohe, ai mbahet në paraburgim.

Në shtator të vitit 2025, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi për shkarkimin e kryetarit nga detyra për shkak të mungesës në vendin e punës për më shumë se 3 muaj. Në bazë të kësaj, qeveria nxori një dekret shkarkimi dhe me dekret presidencial u caktua mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Megjithatë, në nëntor të vitit 2025, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e riktheu Erion Veliajn në postin e kryetarit të bashkisë, duke e cilësuar shkarkimin e tij si antikushtetues dhe duke anuluar zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet. Në praktikë, z. Veliaj nuk është në gjendje t’i ushtrojë detyrat e tij si kryetar bashkie, pasi vazhdon të mbahet në paraburgim.

Raportuesit e konsiderojnë jashtë fushëveprimit të këtij raporti komentimin e procedimeve penale në vazhdim. Si vëzhgim të përgjithshëm, ata dëshirojnë vetëm të theksojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me nivelet më të larta të paraburgimit në Evropë, si dhe me një kohëzgjatje mesatare relativisht të gjatë të paraburgimit. Raporti i Komisionit të Venecias mbi ndikimin e paraburgimit të kryetarëve të bashkive në ushtrimin e qeverisjes vendore demokratike ka theksuar se paraburgimi i zgjatur i kryetarëve të bashkive duhet trajtuar me kujdes të veçantë, pasi mund të vërë në pikëpyetje si të drejtat individuale të kryetarëve sipas KEDNJ-së, ashtu edhe të drejtat e votuesve që i kanë zgjedhur ata.

Në maj të vitit 2026, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e pranoi pjesërisht ankimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës kundër paraburgimit të tij dhe e ktheu çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, duke konstatuar se vendimi i saj i mëparshëm për paraburgimin nuk ishte arsyetuar mjaftueshëm për sa i përket proporcionalitetit të masës së paraburgimit. Më 15 shtator 2026, Gjykata e Lartë e la në fuqi urdhrin e paraburgimit”

Dokumenti, i është dorëzuar Kongresit më 7 tetor dhe pritet të miratohet më 27 tetor.

Next Post
Bill Gates paralajmëron: Sulmet kibernetike nga IA, rreziku më i madh për njerëzimin

Bill Gates paralajmëron: Sulmet kibernetike nga IA, rreziku më i madh për njerëzimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com