• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çështja e ‘detit’ do zgjidhet me presidentin Begaj? Dendias: Marrëveshjen Shqiptaro-Greke ta çojmë sa më shpejt në Hagë

by Java News
18/06/2022 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Νë një intervistë për gazetën “Naftemporiki” të së shtunës, ku vendin kryesor e zinin retorikat dhe tensionet greko-turke, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i është referuar edhe marrëdhënieve më Shqipërinë.

I pyetur në se pas zgjedhjes së presidentit të ri shqiptari, do të mund të ketë zhvillime të shpejta sa i përket nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët për përçaktimin e ZEE-së me Shqipërinë në gjykatën e Hagës ai është përgjigjur:

“Siç dihet , tashmë ka një marrëveshje politike midis Greqisë dhe Shqipërisë për referimin e çështjes së kufirit të ZEE-së mes dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e cila u arrit gjatë vizitës sime në Tiranë në tetor 2020” .

“Rol kyç në arritjen e kësaj marrëveshje ka luajtur edhe kryeministri, zoti Rama ka thënë Dhendias” –duke shtuar se dorëzimi i marrëveshjes së përbashkët , është pjesë juridiko-teknike e kësaj marrëveshjeje politike dhe “hartimi i saj i është besuar shërbimeve kompetente të dy vendeve që janë në komunikim të drejtpërdrejtë”.

“Gjatë vizitës sime të fundit në Tiranë, rreth tre javë më parë, diskutuam me palën shqiptare mundësitë dhe mënyrat për të nxitur këtë proces. Synimi është që të jemi në gjendje të paraqesim këtë marrëveshje të përbashkët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mbyllet një çështje që mbahet pezull për kaq vite , por edhe për të dhënë një shembull të qartë për të gjitha vendet e rajonit në tërësi se si zgjidhen mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve në bazë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe në veçanti të së Drejtës së Detit”.

Dendias është pyetur gjithashtu se kur pritet ratifikimi i memorandumeve të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut dhe ai ka theksuar se sheh një përmirësim të dukshëm të marrëdhënieve dypalëshe, se Greqia pret me padurim zbatimin e plotë, të qëndrueshëm dhe me mirëbesim të frymës së Marrëveshjes së Prespës, por sa i përket tre memorandumeve në fjalë, qeveria do ti sjellë për ratifikim, kur ta lejojë interesi kombëtar dhe programi i parlamentit grek./m.j

Next Post
“Bëj nder, gjej qeder”/ Ilir Shaqiri zbulon arsyen e vërtetë të prishjes së miqësisë me Tan Bramën: Është absurde…!

“Bëj nder, gjej qeder”/ Ilir Shaqiri zbulon arsyen e vërtetë të prishjes së miqësisë me Tan Bramën: Është absurde…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Gjykata vendos “detyrim paraqitjeje” për 10 protestues, mes tyre edhe një 14-vjeçar

October 23, 2026
Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

Do t’i ekspozojmë të gjithë: Nga protesta e flamingove te dhuna e ANTIFA dhe emrat pas saj

October 23, 2026
“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

“Nata me yje” e Van Gogh-ut nuk ishte një figurë e imagjinatës së tij – Çfarë thonë studimet e reja

October 23, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In