• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çertifikimi i Vettingut dhe 4 pyetjet e Kushtetueses që rrëzoi Venecia

by Java News
12/12/2016 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është një “amicus curiae” për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Dhe si e tillë nuk ka për qëllim të mbajë një qëndrim përfundimtar mbi çështjen e kushtetutetshmërisë së disa ligjeve, por të sigurojë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë me disa materiale mbi përputhshmërisë së tyre me standardet europiane.

Gjykata Kushtetuese ka drejtuar 4 pyetje te Komisioni i Venecias në lidhje me përputhshmërinë e disa aspekteve ligjore të ligjit 84/2016 dhe nenit 6 dhe 8 të EHCR, si dhe nëse pjesëmarrja e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të cilët janë edhe vetë subjekt i procedurës së Vettingut, në ekzaminimin e kushtetuetshmërisë së ligjit të Vettingut, mund të konsiderohet konflikt interesi, gjë që kërkon skualifikimin e tyre.

Në lidhje me çështjen e konfliktit të interesit dhe skualifikimin e mundshëm të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias nënvizon se të gjithë gjykatësit kushtetues, sipas Kushtetutës dhe ligjit të Vettingut, do të jenë subjekt i ligjit të Vettingut që siguron rivlerësimin e çdo gjykatësi në Shqipëri, përfshi gjykatësit e Kushtetueses.

Ndaj,konflikti i mundshëm i interesit mund të ndikojë këtë pozicion, jo vetëm për një ose disa gjykatës, por për të gjithë gjykatësit të Kushtetueses. Për pasojë, skualifikimi i gjykatësve të Kushtetueses për shkak të ekzistencës së konfliktit të interesit do të rezultonte në përjashtimin total të mundësisë së rishikimit juridik të ligjit të Vettingut në kuadër të Kushtetutës. Kjo do të minojë garancitë që ofron një rishikim funksional juridik ilegjislacionit. Kjo situatë mund të konsiderohet nga Gjykata Kushtetuese si një “rrethanë e jashtëzakonshme”, gjë që mund të kërkojë devijimin nga parimi i skualifikimit në mënyrë që të shmanget mohimi i drejtësisë.

Përsa i përket përfshirjes së organeve që konsiderohen si nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv gjatë procesit të rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve në lidhje me parimin e pavarësisë së gjyqësorit, analiza e tekstit të ligjit të Vettingut tregon se pavarësisht përfshirjes së Drejtorisë së Informacionit të Kualifikuar apo Inspektoratit të Lartë të Kontrollit të Pasurisë në procesin hetues dhe kërkimet filestare për prova, vlerësimi i informacioneve të mbledhura prej tyre i mbetet komisionit të pavarur dhe Dhomës së Apelit, e cila zotëron të dy karakteristikat e një trupi juridik dhe pushtetin, të verifikojë veten dhe provat e mbledhura nga organet ekzekutive. Mbi këtë bazë, mund të dilet në përfundimin se, sistemi i ngritur nga ligji i Vettingut si i tillë nuk duket të çojë deri në ndërhyrje me pushtetet gjyqësore.

Përsa i përket mungesës së mundësisë për gjyqtarë dhe prokurorë që i nënshtrohen procesit të verifikimit për të sfiduar vendimet e dhëna nga institucionet e rivlerësimit para gjykatave vendore, si në kundërshtim me nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Komisioni i Venecias konsideron se përgjigja për këtë pyetje varet nga kualifikimi i Dhomës së Apelit se dhe ligji i Vettingut. Për Komisionin e Venecias, këto tekste ligjore sigurojnë elemente të mjaftueshme në mënyrë që të arrijnë në përfundimin se Dhoma e Apelit mund të konsiderohet si një Juridiksion i specializuar, i cili paraqet garancitë gjyqësore të personave të prekur nga procedura e verifikimit. Të drejtat dhe garancitë e përfshira në fushën legjislative dhe kushtetuese shihen si të gjera.

Nëse dispozitat e ligjit në lidhje me vlerësimin e së kaluarës janë në kundërshtim me nenin 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo jo, duhet të merret parasysh se ky vlerësimi ka për qëllim të verifikoje deklaratat e gjykatësve dhe prokurorëve të cilët po vlerësohen me qëllim që të përcaktoje nëse ata kanë pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Si i tillë, ky është një synim legjitim në përputhje me paragrafin 2 të nenit 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (në interes të sigurisë kombëtare, sigurisë publike, parandalimin e trazirave apo krimeve ose mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve).

Komisioni i Venecias e konsideron të domosdoshme nëse grupi i punës i cili ka një rol kryesor në vlerësim është i përbërë kryesisht nga personeli i sigurisë, me funksione nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve të ri-vlerësimit dhe se i gjithë materiali përkatës ështe vënë në dispozicion para grupit të punës. Komisioni i Venecias është i mendimit se ndërsa vlerësimi i së kaluarës është padyshim imponues, nuk mund domosdoshmërisht të shihet si një ndërhyrje të pajustifikueshme në jetën private ose familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve në kundërshtim me nenin 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut./tch/a.k

Next Post
Ushqimet më të mira për një kujtesë afatgjatë

Ushqimet më të mira për një kujtesë afatgjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet si pjesëtar i grupit kriminal në fushën e narkotikëve, ndalohet shtetasi në kërkim

Dyshohet si pjesëtar i grupit kriminal në fushën e narkotikëve, ndalohet shtetasi në kërkim

May 15, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Republika brenda republikës

May 15, 2026
Plagosi me armë zjarri “Guccin” e TikTok-ut, pranga 23-vjeçarit

Plagosi me armë zjarri “Guccin” e TikTok-ut, pranga 23-vjeçarit

May 15, 2026
VIDEO | Avioni “ngulet” në çatinë e një banese, dy të vdekur në SHBA

VIDEO | Avioni “ngulet” në çatinë e një banese, dy të vdekur në SHBA

May 15, 2026
Rënia e Shteteve të Bashkuara është kurthi i vërtetë

Rënia e Shteteve të Bashkuara është kurthi i vërtetë

May 15, 2026
Washingtoni “blindon” Kosovën, në tryezë marrëveshja mbi 14 mln $

Washingtoni “blindon” Kosovën, në tryezë marrëveshja mbi 14 mln $

May 15, 2026
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis: Komandoi skenën e Eurovision

“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis: Komandoi skenën e Eurovision

May 15, 2026
Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

May 15, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përplasja me armë në Bushat në 2024-ën, SPAK merr të pandehur tre anëtarë të grupit “Bajri”

May 15, 2026
“Hapni Ngushticën e Hormuzit”, Kina: Lufta me Iranin nuk duhej të kishte ndodhur

“Hapni Ngushticën e Hormuzit”, Kina: Lufta me Iranin nuk duhej të kishte ndodhur

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In