• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Censusi 2023 / Idrizi ngre alarmin: Me 365 njerëz që vijnë me autobus, Himara bëhet zonë minoritare greke

by A R
22/09/2023 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e cilësoi të rrezikshëm censusin e nisur nga 18 shtatori, për shkak të deklarimit të etnisë.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Idrizi tha se me përcaktimin e minoriteteve që k Shqipëria, nëse në një zonë janë 20 për qind nga një pakicë, automatikisht përfitojnë gjuhën, flamurin, tabelat, Sipas tij, rreziku është i madh për zona të tilla si Himara. Idrizi tha se aty nevojiten vetëm 365 njerëz që vijnë me autobus nga Greqia që Himara të shpallet zonë minoritare dhe të përfitojë gjuhën, flamurin dhe tabelat në greqisht.

Idrizi publikoi edhe vendimin e qeverisë greke të vitit 2015, ku përcaktoheshin fshatrat dhe zonat minoritare në Shqipëri. Sipas dokumentit të sjellë nga Idrizi Greqia pretendon se janë 108 zona të tilla dhe ato kanë lehtësi për të marrë pasaporta, pensione, etj.

Biseda në studio

Shpëtim Idrizi: Qeveria e Shqipëria me lehtësinë më të madhe nxjerr nëntë minoritete kur gjysma e Shqipërisë është jashtë. Shqipëria ka dhënë përcaktimin që në një zonë ku janë 20 për qind nga kjo pakicë automatikisht përfitojnë gjuhën, flamurin, tabelat. Kush është rrisku tani? Në faqen e BalkanInsight dalin grekë në Shqipëri, 0.9 për qind, faqja e CIA-s ka 1 për qind grekë. Edhe censusi ynë i ka nxjerrë 1 për qind. Problemi është se nëse në një njësi administrative dalin 20 për qind, ato automatikisht, sipas ligjit shqiptar që është i vetmi në botë, ata kanë të drejtë të kërkojnë dy gjuhët, flamurin, tabelat. Nëse në zonën e Himarës nga 11 në 15 për qind në censusin e fundit, janë shumë afër që të dalin 20 për qind. Duhen 365 vetë. 1200 erdhën për zgjedhjet.

Ylli Rakipi: Pra me gjashtë autobusë bëhet minoritet.

Shpëtim Idrizi: Ky është një vendim i qeverisë greke i vitit 2015, i cili përcakton fshatrat dhe zonat minoritare në Shqipëri.

Ylli Rakipi: I cakton Greqia këto? Sa ka vendosur?

Shpëtim Idrizi: Ja t’i lexoj: Narta, Zvërneci, bashkia Himarë…

Ylli Rakipi: Sa janë gjithsej?

Shpëtim Idrizi: Janë 108.

Ylli Rakipi: Sa?! Shpall 108 zona minoritare këtu, udhëheqësi ynë ikën andej dhe rregullon punët e Rusisë dhe të Ukrainës në OKB…

Shpëtim Idrizi: Çfarë efekti ka ky vendimi nga viti 2015 sepse thotë: Të gjithë ato fshatra shqiptare që janë në këtë vendim qeverie kanë lehtësi për të marrë pasaporta, pensione dhe homogjenë. Tani kur është censusi për etninë, ky rrezik është optimal, sepse Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera ka bërë gabim. Në ligjin për pakicat etnike kanë dalë 9. Në nenin 7 thuhet: Të dhënat për pakicat etnike janë në të drejtën e vetëidentifikimit të këtyre personave dhe në dokumentacionin e gjendjes civile. Risku i dytë është në zonën e Konispolit, ku Xarra dhe Mursia ka patur prezencë greke, por në censusin e fundit na dolën 27 për qind.

/a.r

Next Post
Akuzat e Kurtit ndaj Lajçak, Escobar: Jam i shqetësuar për mesazhet nga Prishtina, nuk shoh marrëveshje të fshehtë

Akuzat e Kurtit ndaj Lajçak, Escobar: Jam i shqetësuar për mesazhet nga Prishtina, nuk shoh marrëveshje të fshehtë

Comments 1

  1. Bob says:
    2 years ago

    Dhe nese ata vijne me autobus apo me kamion ne shtepite e tyre, cili eshte problemi?

    Reply

Leave a Reply to Bob Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

March 7, 2026
Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

March 7, 2026
I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

March 7, 2026
“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In