• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelet muzeu i Kullës së Sahatit/ Veliaj: Një tjetër pikë tërheqëse për qytetin (FOTO)

by Java News
07/06/2016 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kulla e Sahatit të Tiranës dhe muzeu i brendshëm i saj janë tashmë një pikë e denjë tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj, si një monument i vijueshmërisë historike, por edhe i ndryshimit që ka pësuar qyteti i Tiranës. Kjo falë restaurimit të bërë nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës, me mbështetjen e ambasadës amerikane dhe Dhomës së Kombëtare të Tregtisë. Veliaj e cilësoi simbolin e kryeqytetit si një vlerë historike e cila vijon të dëshmojë për vazhdimësinë e gjërave.Veliaj - Kumbaro te Kulla e Sahatit (1)

“Disa gjëra janë të përkohshme, si cic-micet e ditës, debatet e konfliktet, megjithatë ka disa gjëra të tjera që jetojnë gjatë dhe Sahati i Tiranës është një ndër ato simbole që na kujton se pavarësisht se çfarë ndodh në jetën tonë, ai do të mbetet këtu edhe kur të mos jemi ne. Ndaj besoj se duhet të investojmë gjithnjë e më shumë për gjëra që mbeten në jetën e secilit prej nesh, se sa për gjëra kalimtare me të cilat ndonjëherë harxhojmë shumë kohë e debate të kota”, deklaroi Veliaj. Ndërsa solli në vëmendje historinë e ndërtimit të Kullës së Sahatit nga Haxhi Et’hem Beu, Veliaj përmendi ndryshimet e vazhdueshme të saj në periudha të ndryshme të historisë, por edhe qëndresën ndër vite.Veliaj - Kumbaro te Kulla e Sahatit (2)

“Sahati është një monument qëndrese, një monument që na kujton vijueshmërinë, por sigurisht është edhe një monument ndryshimi, i cili është bërë më i përsosur teksa ka ndryshuar. Ndaj, besoj se puna që kanë bërë kolegët e Monumenteve të Kulturës për restaurimin e tij, tregojnë se ne mund të ruajmë duke u kujdesuar që gjërat nuk prishen, që gjërat të riparohen, që gjërat të ndriçohen, që fasadat të pastrohen”, u shpreh kryebashkiaku. Kulla, e cila ka një ariktekturë mikse mes asaj të stilit otoman, venecian, por edhe pak perëndimor, sipas Veliajt, është treguesi më i mirë i asaj që është vetë Tirana.Veliaj - Kumbaro te Kulla e Sahatit (5)

“Ndërtesa e Kullës është simbol fantastik, i cili përshkruan se çfarë është në vetvete Tirana. Tirana është një miks, një miks kulturash. Sot gjithnjë e më pak ka njerëz që thonë “jam tirons”, sepse në fakt shumica dërrmuese e njerëzve të Tiranës kanë ardhur më vonë, ndër vite dhe besoj se për sa kohë Tirana do të jetë një magnet i fuqisë ekonomike, politike, sociale dhe kulturore, gjithmonë do të ketë njerëz që do të vijnë në Tiranë dhe besoj se do e pasurojnë qytetin, ashtu si çdo brez ka pasuruar dhe monumentin e Kullës së Sahatit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës falenderoi edhe donatorët që bënë të mundur restaurimin e këtij monumenti kulture. “Kur filluam projektin për të adoptuar një kopsht apo çerdhe, kishte shumë njerëz që thoshin se këto janë ide komplet amerikane, se në Shqipëri nuk dhuron njeri për gjëra publike sepse ne nuk e kemi këtë lloj filantropie. Por, kjo rezultoi plotësisht e pavërtetë! Ndjenjën e filantropisë e kemi pasur që kur është themeluar ky qytet, që kur u ndërtua Kulla e Sahatit, që kur u ndërtua Xhamia, Pazari. Ndjenjën e filantropisë e kemi trashëguar ndër vite”, tha ai.Veliaj - Kumbaro te Kulla e Sahatit (4)

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, theksoi se monumenti, përveç vlerave historike është edhe dëshmi e trashëgimisë tonë kulturore. “Ajo që është e rëndësishme është se sot në Tiranë, por jo vetëm, kur flasim për trashëgiminë kulturore nuk flasim më për shkatërrime, nuk flasim për rrënim, por debati është për cilësi. Kështu që, përfitoj për të falenderuar të gjithë ata që me debatin e tyre, kritikat, sollën cilësinë e restaurimit në qendër të vëmendjes së debatit të shoqërisë. Ky është një hap shumë i madh përpara”, tha Kumbaro.

Kulla e Sahatit tashmë do të jetë e hapur edhe për publikun. Çdokush që dëshiron të sodisë Tiranën nga maja e kullës mund të përshkojë 90 shkallët e saj në formë spiraleje, në një lartësi prej 35 metrash për të soditur qendrën e kryeqytetit nga një kënd tjetër.

Next Post

Ankesa, falje, rrëfime... Ja fjalët e fundit para vdekjes së njerëzve të famshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ambasadori për letrën e Merz: BE dhe Ballkani Perëndimor janë lodhur nga pritja

Ish-ambasadori për letrën e Merz: BE dhe Ballkani Perëndimor janë lodhur nga pritja

May 21, 2026
“Shqiptarët nuk janë më delja e zezë”, avokati komenton raportin e IBAR: Qeveria të zbatojë rekomandimet

“Shqiptarët nuk janë më delja e zezë”, avokati komenton raportin e IBAR: Qeveria të zbatojë rekomandimet

May 21, 2026
Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden dhe sekuestrohen tre telefona

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden dhe sekuestrohen tre telefona

May 21, 2026
Andi Hoxhaj: 10 vjet pas referendumit për Brexit-in dhe pasi ka ndërruar 6 kryeministra, Britania duket e paqeverisshme

Andi Hoxhaj: 10 vjet pas referendumit për Brexit-in dhe pasi ka ndërruar 6 kryeministra, Britania duket e paqeverisshme

May 21, 2026
PD propozon ndryshime në rregulloren e Kuvendit, kërkohet pezullim i përjashtimeve dhe zgjatje e seancave

Reagon ashpër Spaho: Opozita e lodhur dhe e paaftë, është qindra kilometra larg rikthimit në qeverisje

May 21, 2026
Vendim historik në Francë/ Airbus dhe Air France shpallen fajtore për tragjedinë ajrore të vitit 2009 me 228 viktima

Vendim historik në Francë/ Airbus dhe Air France shpallen fajtore për tragjedinë ajrore të vitit 2009 me 228 viktima

May 21, 2026
Edi Rama në Tokio, rrugët zbukurohen me flamuj shqiptarë

Edi Rama në Tokio, rrugët zbukurohen me flamuj shqiptarë

May 21, 2026
Aktivistët e flotiljes “Sumud” lirohen nga Izraeli / Kthehet edhe shqiptari Goxhaj

Aktivistët e flotiljes “Sumud” lirohen nga Izraeli / Kthehet edhe shqiptari Goxhaj

May 21, 2026
Zbardhet dokumenti i IBAR! Nga korrupsioni te zgjedhjet, ja çfarë u vendos për kriteret e Shqipërisë

Zbardhet dokumenti i IBAR! Nga korrupsioni te zgjedhjet, ja çfarë u vendos për kriteret e Shqipërisë

May 21, 2026
Rasti Baki Goxhaj/ Avokati i Popullit kërkon trajtim dhe siguri nga autoritetet izraelite

Rasti Baki Goxhaj/ Avokati i Popullit kërkon trajtim dhe siguri nga autoritetet izraelite

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In