• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çelet bienalja e akuarelit, Veliaj: Punë fantastike për ta kthyer Tiranën në një kryeqytet të artit botëror

by Java News
12/03/2017 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana mikpriti Edicion e Dytë të Biennales Ndërkombëtare të Akuarelit, ku për pesë ditë do të shfaqen punimet origjinale të rreth 400 artistëve të njohur nga 60 vende të botës.I pranishëm në ceremoninë e hapjes të Edicionit të dytë të Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, që organizohet nga Shoqata Kulturore VIZart dhe Shoqata Ndërkombëtare e Akuarelistëve për Shqipërinë, ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili i uroi mirëseardhjen artistëve pjesëmarrës.

Duke falënderuar Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelistëve për Shqipërinë, Helidon Haliti për organizimin e këtij eventi të madh për jetën kulturore të kryeqytetit, Veliaj theksoi se Tirana po kthehet në një kryeqendër e artit botëror.

“Mirënjohjen më të madhe e meriton Helidoni që na mbledh të gjithëve tek Bienalja e dytë dhe ka bërë një punë fantastike që me shumë dashuri të punojë gjatë gjithë vitit që ta kthejë Tiranën në një kryeqytet të artit botëror”, tha Veliaj duke premtuar se për Bienalen e ardhshme i gjithë sheshi “Skënderbej”do të ketë mbaruar duke u transformuar në një nga sheshet dhe hapësirat pedonale më të bukura në rajonin tonë.

Kryebashkiaku u shpreh se Tirana përbën në vetvete një muze, ku ndërthuret arkitektura Otomane, me atë të Realizmit Socialist e deri tek ajo Moderne. “Siç e kanë thënë shumë arkitektë të Tiranës, në fakt është një muze në vetvete. Edhe pse sot jemi në një muze, mjafton të dilni jashtë derës të këtij muzeu dhe do të shikoni nga arkitektura automane, tek arkitektura realizmit-socialist, tek ajo e epokës fashiste dhe 100 viteve më përpara, nga koha e italianëve apo tek struktura moderne. Besoj se kaq shumë histori e paketuar në kaq shumë hapësirë është vështirë që të gjendet”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh optimist se Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit do të shërbejë edhe si nxitës për mjaft të rinj që të merren me art. “Që nga hera e fundit që kemi patur bienalen në Tiranë shumë të rinj kanë gjetur pasionin e tyre. Mbaj mend ishim para pak ditësh tek liqeni, kur shikoja shumë të rinj që kishin dalë për të pikturuar ardhjen e pranverës, edhe disa prej tyre thanë në fakt, pasionin e gjetëm nga Helidoni dhe fakti që kishin qenë në Bienale, e kishin parë, ishin bërë kurioz, kishin zbuluar që kishin një talent. Ndonjëherë njerëzit bëjnë pyetje, ore gjithë kjo ekspozitë, gjithë ky angazhim, 300 artistë, a vjen diçka mbrapa? Jam këtu që t’ju jap provën se po ngelet diçka mbrapa. Shumë të rinj që frymëzohen nga puna juaj, aspirojnë t’ju imitojnë, ose që të bëhen sadopak nga ju”, tha ai.

Duke iu drejtuar artistëve të ardhur nga 60 vende të ndryshme të botës, kryebashkiaku Veliaj theksoi se “Tirana ndoshta nuk është qyteti më i bukur në botë, në terma të modernizimit, por është padyshim qyteti më ngazëllues dhe qyteti më i mirë për t’u shijuar”.

Next Post
VIDEO/ Tronditet Beogradi, mjeti në lëvizje shpërthen pranë shkollës

Hidhet në erë makina e doganierit në Shkodër, mister shkaqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nuk është vetëm Ols Dado pa magistraturë…

August 20, 2026
“Mos më lini vetëm”| Pas 2 vitesh, Izraeli nis hetimet për vrasjen e vogëlushes palestineze

“Mos më lini vetëm”| Pas 2 vitesh, Izraeli nis hetimet për vrasjen e vogëlushes palestineze

August 20, 2026
“Nuk hapim dot dritaret” , plehrat e Durrësit grumbullohen në Lagjen 15, banorët ngrihen në protestë

“Nuk hapim dot dritaret” , plehrat e Durrësit grumbullohen në Lagjen 15, banorët ngrihen në protestë

August 20, 2026
Zjarret/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive, flakët mbajnë në alarm disa zona të vendit

Zjarri nga Puka përhapet në Mirditë, aktive dy vatra në Kaçinar dhe Përlat

August 20, 2026
Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

August 20, 2026
Territorialja/ Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit, PS braktisin mbledhjen, qytetari sulmon kryetarin (VIDEO)

Territorialja/ Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit, PS braktisin mbledhjen, qytetari sulmon kryetarin (VIDEO)

August 20, 2026
“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

August 20, 2026
Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

August 20, 2026
Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

August 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dearborn nuk ishte rastësi, beteja e nëntorit po hyn në territorin e fesë

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com