• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Casa Casino” e Luljeta Danos

by Java News
10/04/2017 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Romani i Luljetës me titullin “Casa Casino” ka pak kohë që është për publikun shqiptar. Për arsye të asaj që e marrim lehtë me mënd, ka shumë romane tek ne që ikin pa u vënë re. Propaganda zakonisht e stisur dhe sipërfaqësore mundohet të fshijë libra dhe autorë dhe të nxjerr emra të tjerë, që koha i depoziton shpejt në xhepat e vet të harresës për t’i zbrazur në koshin e parë që gjendet rrugës së paanë.

Luljeta Dano, një shkrimtare tashmë me emrin e saj, nuk ka vrapuar të bëjë shumë zhurmë për librin e saj. Aman është marrë e pagojë për dy vjet të tëra për hartimin e këtij romani jo voluminoz por të mbushur me një histori, që një grafoman do e bënte me gjasë me gjashtë-fishin e faqeve.

Nuk ka Shqipëri, për të thënë se nuk ka asfare në faqet e Casa Casinos për kureshtarët që se kanë lexuar ose ka fare pakëz në formë skajore, pasi personazhet dhe ngjarja është greke, kurse thelbi është një dashuri ballkanase gati epike në kohët moderne.

Barbarën dhe Eliseun, dy personazhet kryesore, ne i shijojmë në vetën e tretë të narratorit, paçka se vende-vende stili i autores bën që të kesh deri në ndjesi pavetore. Autorja na përshfaqet një tekniciene e mirë dhe ky është komplimenti kryesor për të, pasi është garanci për pjekurinë e saj, ndërkohë edhe shumë e disiplinuar për të respektuar subjektin e saj, që e vendos në një hapësirë tjetër gjeografike. Interesant është se e përdor shumë mirë elementin e kohës, një grackë ku bien shpesh autorët shqiptarë, paçka se në fakt është lënë të duket në formën klasike, ku lexuesi përcakton lehtë pjesë segmentale të saj, nga ana tjetër edhe i ke “të papërcaktuar” gjërat për atë që nuk di historinë e Greqisë. Kjo shërben që libri të ketë frymë më ndërkombëtare.

Dashuria e Barbarës dhe Eliseut e kalon kohën dhe simbolikën e vendit ku plazmohet kjo lidhje. Ishulli i vockël grek, ku ngjizet, përbën thjesht vetminë e madhe të shpirtrave njerëzorë, që ajo e ka përdorur si burim të subjektit të saj. Dhe fantazia e ndihmon ta zgjidhë thjesht kompozicionin. Eliseu që është një personazh me shumë atribute, ku nga shumë-syresh më i dukshëm është ai që ka lidhje me bjerraditjen, edhe pse kryesori lidhet me bixhozin dhe shkapërderdhjen e parave. Të gjitha këto cilësi bashkohen me personazhin femëror, që e kundron e qetë dhe e bindur vetëm se përbën një destin tjetër. Të dy përcaktojnë në një farë mënyre afrimin e ishullit me kontinentin ose gjithësisë me veçantinë. Fantazia e ndihmon autoren ta zgjidhë thjesht kompozicionin, por edhe këtë dikotomi. Çdo i vetëm vend, sado i vogël, është një gjithësi.

Libri lexohet menjëherë ndërsa të jep dhe një ndjesi sesi një bashkësi etydesh mbajnë një dashuri të bukur që fillon nga koha e tmerrshme e Regjimit të Kolonelëve dhe do të ravijëzohet pas gati tre dekadash, kur athinjoti aventurier të kuptojë se jeta e vërtetë ka përmasë më të thjeshtë sesa ai mendon.

Përshkrimi fillon me invers, ku sapo mësojmë për ishullin përshfaqet dashuria e madhe dhe shumëvjeçare e personazheve tona. Më pas ajo rrjedh në shtjellat, ku ti plotëson njohuritë për personazhet dhe cilësitë estetike, që autorja shpalos.

“Me shqisën e vet të kalit, Eliseu nuhati se marrëdhënia e tij shumëvjeçare me Barbarën kishte arritur në një pikë të tillë, ku femrat tjetërsohen sa nuk njihen më dhe i kap shtrigëria. As Barbara nuk qe hakmarrëse dhe as Elise Dhertilis nuk besonte në kryengritjen e grave që mbajnë temjanicën dhe kandilen e vajit te koka, shkojnë në meshën e mëngjesit të së dielës dhe bëjnë kryqin para çdo kishe e varreze gjatë udhëtimeve, Gra të tilla i shërbejnë dashurisë kokulur. Kur ndjehen keq, hapin ungjillin si ilaç…”.

Libri shijohet ndërsa autorja duhet vlerësuar për atë gjendje fluide që e përdor me kujdes për të hequr jo thjesht kureshtjen në dy fate. Ajo shkon shumë më tepër pasi merret me individin dhe marrëdhëniet e tyre, por edhe me një areal psikologjik-gjeografik që është kaq afër dhe kaq i ngjashëm.

Mbase mund të kishte pika më të shumta kontakti të realitetit të kohës sonë dhe mesazhe që përcjell individi i kohës së sotme, por Danos i intereson më shumë areali i vet, që ka tis shumë të ndjeshëm femëror. Ndaj është mjaftuar me ato që ka mësuar nga ishujt Speces, Hidra, Salamina, Paros, Antiparos dhe Naksos, pa dashur të proklamojë dijeni false.

Luljeta Dano është shkrimtare e ndjenjës, por edhe me një përgatitje shumë të mirë stilistike, element, që e ka referuar mirë dhe në këtë libër.

 

 

Next Post
FOTO/ Kush është ambasadori që shkoi sot te çadra e protestës

FOTO/ Kush është ambasadori që shkoi sot te çadra e protestës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In