• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 29, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Exlibris

“Çartja” e Goliarda Sapienza vjen në shqip

Java News by Java News
02/12/2016 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Të duket një sfidë e bukur që përkthyesja e këtij libri ka vendosur t’i japë titullit të librit këtë emër poetik, por aman të duket gati si çartje që ajo është marrë me një libër të tillë gjigand. E themi kështu sepse në shqip romani i Goliarda Sapienza-s ka përfunduar me 650 faqe. Titulli është më i bukur në shqip sesa në origjinal. E lavdërueshme por edhe disi sfilitëse përpjekja e PEGI-t për të sjellë një libër të tillë. Romani mbase nuk hyn në listën e librave që duhet të vinte nevojshëm për shijet e publikut tonë të çoroditur, por aman është një vepër, që ata të cilët janë të lidhur me botën italike duhet ta kenë si ëndërr për ta lexuar. PEGI dhe Baro ua kanë dhënë këtë mundësi.

Falë një parathënie dhe pasthënie kemi mundësinë të kuptojmë shumë për fatin e librit. Sesi u botua pas vdekjes së autores nga i shoqi, një aktor i varfër si edhe e shoqja Sapienza. Po pse vallë e trandi shoqërinë italiane dhe si filloi kreshendoja e këtij romani? Këto i  mëson kur e shfleton librin…

Modesta, personazhi kryesor i librit, që drejton edhe rrëfimin në vetën e parë, por rrëfimtari kalon edhe në vetën e tretë, na jep në sfond një pamje të shoqërisë italiane të gjysmës së parë të shekullit XX. Është afër mendsh që libri të ketë vështirësi prej gjatësisë së masës dhe ngjarjeve të një epoke që është disi e largët për ne dhe ende dyshojmë nëse do ketë lexues të shumtë në Shqipëri, veçse ka një grup njerëzish që libra të tillë i përpijnë, mu ata njerëzit e antikuariatit të leximit. Në fakt, në Itali dhe në Francë, kur libri është prezantuar nga gjuetarët e vërtetë pati shitje marramendëse.

Gjetja më e bukur e autores është futja e një detaji ndihës të kompozicionit, pasi libri ndjek një kronikë kohore të përcaktuar. Modesta ka lindur më 1 janar 1900. Më konvencionalisht nuk bëhet. Siciliania e varfër përshkon gati e vetme disi edhe rrugën e Italisë përmes mini-historive të saj. Përkthyesja e vendos regjistrin e përkthimit në një toskërishte lokale, që e njeh mrekullisht, por edhe që e përdor me instinkt, duke përfshirë një leksik interesant që kap të gjitha trevat e jugut. Është zgjidhja e saj, por nuk dimë sesi shkon dialekti i Sicilisë me këtë lloj regjistri, veçse eksperienca e gjatë e autores në përkthime audio nuk të jep shumë mundësi kundërshtimi.

Modesta, personazhi kryesor, e ndjek rrugën e ngritjes në roman shumë thjeshtë, duke nisur nga një shtëpi e varfër, pastaj në një manastir, më vonë në një kështjellë, ndërkohë që do njohë shpesh dashurinë dhe seksin (këto shpesh në libër të ngatërrojnë, po të lexosh pa sens) dhe një galeri të tërë të dashurish, adhuruesish, prej nga nuk mungojnë edhe gratë (çfarë skandali për atë kohë), të rinj, pleq, bijtë e tyre etj. Thelbi është se Modesta mbetet me veten gjithnjë dhe instikti i saj shkon tutje. Përmes një erotizmi të kontrolluar dhe hera-herës pak të çuditshëm ajo përcjell atë që përbën linjën e vërtetë të romanit, që duhet thënë se është ngritja dinamike e saj në sensin e lirisë.

Libri ndahet në katër pjesë, të cilat autorja jonë na i përcjell përmes pikëpamjes së dinamikës së saj për seksin, intelektualizmin, jetën etj. Modesta vetë e fillon shumë shpejt jetën seksuale, por në peripeci nga më të hidhurat deri më të bukurat, me personazhe edhe më të mëdhenj, përfundon në manastir, përcillet në një familje të pasur etj.

Në pallatin Brandiforti, Modesta gjen Beatriçen, një femër të mrekullueshme, me të cilën ngre një trekëndësh dashurie të jashtëzakonshëm. Detajet e kujdesshme mund të ndjehen po të lexosh atë që duket se autorja e administron mirë.

Ditari, që shfaqet në një moment në libër, një element i këndshëm i kompozicionit, të ndihmon të vësh rregull në lexim sepse Beatriçe e tregon të gjithë historinë por tashmë në një këndvështrim tjetër, atë që lidhet vetëm me këndvështrimin e saj. Mund të quhet mjeshtëri e autores që për hir të së vërtetës nuk besohet se ka pasur ndonjë përvojë të madhe veç kulturës. “Domethënë, ti mohon thelbin shpirtëror të dashurisë? Mohon ngjizjen e saj të vetvetishme dhe faktin që sa më shumë lind vetiu, aq më e dëlire, më e kulluar, më e mrekullueshme është?”, na thotë diku.

Çdo person në libër të duket se ofron një mundësi për një pasion të mundshëm, por e këndshme nga Sapienza është sjellja e Modesta-s në të gjithë lirinë e saj. “Në do të dish, s’kam gjetur asgjë të ngjashme me lirinë e materializmit. Dhe ika nga sytë këmbët, po, ika, se s’kisha ndërmend të bija pre e një gracke tjetër, ndoshta më e keqe se ajo e kishës, të cilës mezi i shpëtova…”. Shumë interesant duhet të konsiderohet ndërthurja e dialogëve të shkurtër nga fundi, por të gjitha që tregojnë qenien e cila jeton me gjithçka të vetes së vet.

Nuk mund të thuhet se libri ka ndonjë kompozicion të veçantë, kurse gjatësia e lodh disi lexuesin, por libri shijohet në masë, për ata që dinë të lexojnë. Gjeografia e PEGI-t pushtohet edhe me një libër interesant. (Javanews)

muza-e-harese

Titulli: “Muza e haresë”

Autor: Goliarda Sapienza

Gjinia: Roman

Botues:PEGI

Përkthyes: Aida Baro

Faqe:650

Çmimi 1.200Lek

 

Next Post
Çështja Çame në BE, Idrizi: Erdhi ora e fitores

"Çamët bashkëpunëtorë të nazistëve", PDIU: Qeveria të mbajë qëndrim të prerë për këtë rast!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Gjikondi: Jemi shoqëri me kujtesë të shkurtër. Dhjetë gra janë vrarë në shtatë muaj, ligjet nuk zbatohen

Berisha e Meta nën hetim? Gjikondi: S’janë më të pandëshkueshëm, SHBA i ka dhënë mbështetje SPAK-ut

September 29, 2023
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

SPAK shtrin hetimin deri në ’97, Berisha frikë nga dosjet dhe të penduarit

September 29, 2023
Letra e plotë/ Mori përgjegjësinë për sulmet në veri të Kosovës, Raidoiçiç: Shkova të trimëroja popullin serb! I kam bërë vetë pa mbështetjen nga Serbia

Letra e plotë/ Mori përgjegjësinë për sulmet në veri të Kosovës, Raidoiçiç: Shkova të trimëroja popullin serb! I kam bërë vetë pa mbështetjen nga Serbia

September 29, 2023
Basha ‘shigjeton’ Berishën: Të përndjekurit janë dhe sot përballë persekutorëve të tyre, pastërtia e figurës së zyrtarëve domosdoshmëri

Basha ‘shigjeton’ Berishën: Të përndjekurit janë dhe sot përballë persekutorëve të tyre, pastërtia e figurës së zyrtarëve domosdoshmëri

September 29, 2023
‘Gërdeci’/ Gjyqi ndaj Mediut, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e Diverolit dhe Packouz, ‘çunave’ të fishekëve

‘Gërdeci’/ Gjyqi ndaj Mediut, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e Diverolit dhe Packouz, ‘çunave’ të fishekëve

September 29, 2023
Miratohet propozimi francez/ Borell: Hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vrasja nga terroristët serbë e policit në Veri, Borrell: BE e gatshme të konsiderojë masat ndëshkuese ndaj Serbisë

September 29, 2023
“Nisi me Dakon, por..”/ Spahiu zbulon planin e SHBA-së për 12 personat non-grata

Kreshnik Spahiu: Censusi do ç’faktorizojë Shqipërinë si popullsi e vogël me 2 mln banorë. Ne jemi një komb me 10 milionë…!

September 29, 2023
Thyhen ‘barrierat’/ Hera e parë që prej pavarësisë, një serb do të drejtojë përfaqësuesen e Bosnjës

Thyhen ‘barrierat’/ Hera e parë që prej pavarësisë, një serb do të drejtojë përfaqësuesen e Bosnjës

September 29, 2023
“NATO s’është forcë pushtuese por garanci…”/ Rama: Partnerët të gatshëm për propozimin e marrjes së kontrollit të veriut nga KFOR

“NATO s’është forcë pushtuese por garanci…”/ Rama: Partnerët të gatshëm për propozimin e marrjes së kontrollit të veriut nga KFOR

September 29, 2023
“Basha do fëlliqej në Kukës”/ Deputeti i PD: Punë e madhe po më hoqi! Në 14 maj hante byrekë në Holandë, pse shpenzon lekët e fushatës?

“Basha do fëlliqej në Kukës”/ Deputeti i PD: Punë e madhe po më hoqi! Në 14 maj hante byrekë në Holandë, pse shpenzon lekët e fushatës?

September 29, 2023
Galaja e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së shpërfaq kulturën e veçantë kineze

Galaja e Festës së Mesvjeshtës e CMG-së shpërfaq kulturën e veçantë kineze

September 29, 2023
‘Burri duhet të krijojë parajsën për gruan, engjëjt s’jetojnë në ferr’/ Çfarë shkruante Klodiana Vefa pak ditë para vrasjes

‘Burri duhet të krijojë parajsën për gruan, engjëjt s’jetojnë në ferr’/ Çfarë shkruante Klodiana Vefa pak ditë para vrasjes

September 29, 2023
Kryeministri Hoti s’mban mëri ndaj Vjosa Osmanit edhe pas përjashtimit nga LDK-ja: Kushtetuta na kërkon të komunikojmë

Propozimet e ish kryeministrit/ Hoti: Katër pika që duhen zbatuar që të normalizohet jeta e qytetarëve në komunat në veri

September 29, 2023
Arsyet pse “foltoristët” protestojnë krah Agimit të Artë

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

September 29, 2023
Kritika e Spahiut: Pse u shkel ligji, polici hero nuk u varros me flamurin e Kosovës

Kritika e Spahiut: Pse u shkel ligji, polici hero nuk u varros me flamurin e Kosovës

September 29, 2023
Ministeriali për 20 vjetorin e Konventës së Palermos, Balla: Droga po copëton shoqërinë tonë, po krijon terren për krimin

Ministeriali për 20 vjetorin e Konventës së Palermos, Balla: Droga po copëton shoqërinë tonë, po krijon terren për krimin

September 29, 2023
Diskutime për Kosovën dhe rolin e Shqipërisë në OKB/ I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së takim me ministrin e Jashtëm, Hasani

Diskutime për Kosovën dhe rolin e Shqipërisë në OKB/ I Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së takim me ministrin e Jashtëm, Hasani

September 29, 2023
Avokati i familjarëve të viktimave të “Gërdecit’ kërkon dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre ish kreu i bashkisë së Vorës

Avokati i familjarëve të viktimave të “Gërdecit’ kërkon dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre ish kreu i bashkisë së Vorës

September 29, 2023
Rama: Kur hyra në politikë, mendova se arti kishte mbaruar!

Rama: Kur hyra në politikë, mendova se arti kishte mbaruar!

September 29, 2023
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Kurti kundër Osmanit/ Asociacioni, Presidentja me sytë nga SHBA. Kryeministri nuk e pranon: Ideja u soll në Kosovë nga Serbia, shkel Kushtetutën

September 29, 2023
JavaNews

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: ja*********@gm***.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com