• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çamët myslimanë të Epirit”

by Java News
20/07/2015 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Që në titullin e këtij libri historik, “Çamët myslimanë të Epirit” je para një sfide të madhe. Ajo lidhet me perceptimin që historiania e njohur greke Eleftheria Manda i ka bërë problemit çam, mu atij që shikohet ndryshe në Shqipëri, ndryshe në Greqi dhe krejt ndryshe nga vetë çamët. Pikërisht, në këtë qerthull, në shqip kohët e fundit ka ardhur një libër historik (në fakt një variant jo i plotë ka qenë edhe më parë), kushtuar historisë çame, por këtë herë ‘gjykimi’ është grek. Edhe pse autorja nuk ka dashur të konsiderohet si gjykim. Është afër mendsh që në shqip ka kaluar pa jehonë sepse për hir të së vërtetës, kjo grua interesante, nuk ka dashur të bëjë zhurmë. Libri është punuar pastër nga TOENA, por është mbështetur nga një Institut Ndërkombëtar në Greqi, duke shfrytëzuar një bibliografi të pasur, disa burimëshe, ku nuk mungojnë ato shqiptare, të hedhë dritë për këtë realitet.

Ajo arrin që të sqarojë këndshëm, por nga ana tjetër dhe lë vend për studiues të tjerë që të futen në këtë lëmë. Faktet në libër përzihen çuditshëm. Përshembull sesi një mundësi përmirësimi sjellje me ta paraqitet para lufte, por befas ndodhin ndryshime në Greqi dhe e gjitha fillon nga fillimi. Ka kohë për një marrëdhënie, por ajo mbetet në hapat e parë. Shumë gjëra shpalosen: Si Çamët janë vetëshpallur si turq, pse grekët i trajtuan keq, po pushteti lokal grek pse ishte kaq shumë represiv me ta, bashkëpunimi i çamëve me fashistët, problemet me Aleatët që donin t’i hiqnin nga vendi dhe përdorimin e tyre nga të gjitha palët…

Paçka paragjykimeve, historianët shqiptarë dhe grekë po përpiqen në një qasje të re, shkencore, të çliruar nga stereotipat dhe ngërçet e së kaluarës, për shumë çështje që karakterizuan rrugëtimin historik të Grekëve dhe të Shqiptarëve në epokën moderne, midis të cilave edhe atë të Çamëve që jetuan në Epirin grek deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Nëpërmjet punimeve të historianëve në nivel ndërkombëtar, janë bërë të njohura më shumë ngjarje, ekzistojnë mundësi më të mëdha për një qasje tërësore dhe për një kuptim më të plotë të zhvillimeve që shënjuan vendimet dhe zgjedhjet që bënë njerëzit, të cilët ose ishin protagonistë, ose thjesht i përjetuan ato ngjarje. Nga ky këndvështrim, botimi i parë në gjuhën greke i librit, ia arriti plotësisht qëllimit të tij, të shërbejë domethënë, si pikënisje për një dialog të mbështetur në prova e dokumente, rreth një teme të rëndësishme historike e cila është injoruar për shumë dhjetëvjeçarë, thotë zonja Manda, që së fundmi edhe ka pranuar të intervistohet.

Interesante për ne (në fakt është profesioniste), mbetet fakti sesi një studiuese dhe shkencëtare, personalisht i ka hedhur poshtë opinionet që i karakterizojnë të gjithë shqiptarët e Çamërisë pa asnjë dallim si kolaboracionistë. Ajo i është përgjigjur vetë artikull-shkruesit se: ‘pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare nuk ka marrë pjesë në akte arbitrare’; këto janë kryer nga grupe, që ishin të armatosura nga autoritetet italiane dhe gjermane dhe ishin të udhëhequra nga anëtarë të shquar e të njohur çamë (emrat janë të përmendura në librin tim). Megjithatë, shqiptarët e mirëpritën dhe e përkrahën okupimin italian dhe gjerman si një situatë të re premtuese duke aspiruar për një ndryshim të kufijve shqiptaro-greke”.

Historiania e njohur greke Elefteria Manda ka punuar për vite në librin “Çamët myslimanë të Epirit”, për të cilin thotë se mund të ketë dhe gabime, por që janë të justifikuara. Edhe pse shqiptarët e kanë ndihur me punën e tyre, ajo ka hasur shumë probleme në arkivat shqiptare, kurse ka qenë me e lirë në arkivat e tjera të huaja dhe greke. Ka një justifikim të kujdesshëm për të gjitha dhe në trajtimet e saj vihet re me kujdes i gjithë evoluimi i problemit, prej shekullit të shkuar, kur problemi çam doli në sipërfaqe e ku sipas saj shteti grek ka fajin e vet, jo të vogël. Madje, veprimet aktive të shtetit grek, e bënë këtë komunitet që të mos besonte. Ajo shpjegon edhe faktin pse një pjesë e tyre u bashkua me fashistët, por më shumë se kaq pse nuk i besonin luftës greke të antifashizmit…Është e qetë dhe e shfryn atë egërsi të madhe, me të cilën ne trajtojmë historinë tonë të përbashkët… E pyetur sepse filluan “kaq vonë” (viti 1923) në vendin e saj të merren me problemin çam, ajo shpjegon se:” Përpara vitit 1923, shteti grek ka pasur aq shumë probleme të tjera për të ndjekur, saqë popullsia shqiptare e Epirit nuk përbënte prioritetin e saj të parë. Kushtet e brendshme dhe ato diplomatike ishin aq shumë të pasigurta në atë kohë sa kishte shumë pak hapësirë për t’u shfaqur ndonjë interes në lidhje me popullsinë vendase (dhe shqiptarët nuk ishin shembull i vetëm i këtij lloji)”.

Libri është i shkruar mirë, mungojnë disi elementët shumë artistikë, që janë më prezentë në histori të këtij lloji, por gjithsesi është i konceptuar në mënyrë moderne. Interesant gjykimi saj: “Historia nuk është një gjykatë për të ‘dënuar’ ose të ‘justifikojë ‘askënd. Qëllimi ynë është për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe pse”. Për ne interesant mbetet fakti që ajo parashtron: sesi kjo histori, është lënë qëllimisht në harresë apo është injoruar praktikisht, vullnetarisht ose padashur, nga historiografia greke. Pra, kjo ishte një sfidë intriguese për mua për t’u përballur me të”.

Libri ia vlen të jetë në bibliotekën e gjithkujt, sidomos të patriotëve çamë dhe atyre kinseve, që mbushin faqet e gazetave me mbroçkulla patetike.

Next Post

Sytë e mysafirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

January 20, 2026
Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

January 20, 2026
NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

January 20, 2026
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

January 20, 2026
Video-skandali “Gjici”/ Eksperti i kriminalistikës: Në Morinë ka ndodhur një ngjarje e njëjtë, ja si e fshehën për dy vjet

Kush e donte të vrarë Jani Aliaj? Karamuço: Janë ofruar miliona! Nëse do ishte në Shqipëri…

January 20, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Sipas burimeve…”, Manjani ironizon teoritë e PD për FBI dhe Ramën: Sot niset për në SHBA me një avokat…

January 20, 2026
Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

January 20, 2026
Tirana i kthehet jetës normale, Veliaj: Mbi 90% e shkollave kanë nisur mësimin

Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA

January 20, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Meloni në lojë diplomatike me Londrën dhe Berlinin për Groenlandën, kundër “bazukës” franceze

January 20, 2026
Tritoli ndaj biznesit në Vlorë, flet pronari: S’e kuptoj pse ma bënë këtë dëm! S’kam konflikte…

Sherri pas aksidentit përfundon me një të vrarë, Policia: Kapet autori i dyshuar, shoqërohen disa shtetas të tjerë

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In