• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sytë e mysafirit

by Java News
20/07/2015 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erion Hiluku

Para pak ditësh pata kënaqësinë e vizitës së një miku të vjetër në Tiranë. Është një mysafir i huaj të cilin që në universitet e kam pagëzuar me emrin Gjëlpëra, për ngjashmërinë e madhe karizmatike që ka me doktorin e Konicës. Përpara shumë vitesh, bisedat tona të gjata, të ushqyera nga edukime të ndryshme përbënin një përplasje të këndshme qytetërimesh, dy polesh intelektuale të kundërta që binin dakort vetëm për diagnozat. Gjëlpëra tani është një autoritet botëror në specialitetin e tij mjekësor dhe me kënaqësi pranoi ftesën time për të ofruar një trajnim për kolegët shqiptarë. Në rrugë e sipër drejt Tiranës, i zeruam bisedat tona në Skype dhe e kthyem atje ku e kishim lënë shahun, te një temë e vjetër: normaliteti. Kishim ngelur diku në shprehjen “pacienti u zgjua me normalitet pas operacionit”. Tani normaliteti i Gjilpërës dhe imi ndryshojnë falë ndryshimeve të mëdha ndërmjet vendit të tij dhe timit. Nuk iu thashë se Gjëlpëra është një qytetar i botës që jeton në Atdheun e tij, është gjithashtu një vëzhgues i specializuar e ka edhe një memorie të pamëshirëshme. Pa dalë nga parkingu i aeroportit habitet kur vëren një punëtor i cili në mes të shiut merrte kartat nga shoferët dhe i vendoste në aparatet e hapjes së parkingut. Mirë se erdhe Gjëlpëra, ky udhëtim do të jetë i paharrueshëm, mendova, ndërkohë që më pyeti, -Normale të duket ty?

Po normaliteti social ndryshon për mua dhe Gjëlpërën. Dikur në vendin e tij, gati arritëm të kishim të njëjtin normalitet universitar, e të njëjtin normalitet në punë pastaj. Normaliteti ndryshon se të ndryshme janë pritshmëritë që çdo shoqëri ka nga njerëzit e saj, ndryshe janë pikëpamjet dhe tjetër është kultura.
Qyteti i zbukuruar me flamuj të lagur shumëngjyrësh i jep mirë se ardhjen Gjëlpërës. Edhe ai më komenton dhe më falenderon se e kam organizuar trajnimin në ditë feste. Që të mos iluzionohej më i shpjegova se jemi në fushatë elektorale. Edhe atij iu duk interesante që ne i zbukurojmë qytetet në rast votimesh, iu duk si festë e demokracisë. Tymi i zi nga makina përpara nesh i kalon filtrat e kabinës tonë pa vështirësi, ndërkohë që dy policë na parakalojnë nëpër shi të hipur në një motor dhe pa kaska. Gjëlpëra hap sytë dhe tani mundohet të qëndrojë diskret, mbase që të mos duket i paedukatë duke komentuar. Normaliteti nuk varet nga këto detaje, dhe më mirë sepse sa herë mundohemi të imitojme vendet e Evropës sajimi është shumë më i shëmtuar se normaliteti ynë.

Normaliteti i sjelljes së një personi është i lidhur ngushtë me ndryshimet që mund të ketë kjo sjellje në krahasim me sjelljen e individëve të së njëjtës shoqëri. Pra, nëse jemi në trafik dhe bie shi, shoferët nuk i dinë apo nuk i respektojnë korsitë e rotondave e trafiku bllokohet, është normale që të gjithë t’i bien borisë. Në këtë moment Gjëlpëra pickon, –Pse nuk i bie borisë edhe ti?

Koncepti i normalitetit është shumë përgjithësues prandaj i mungon preçizioni në praktikë. Sa të dojë mund të sforcohet një shoqëri t’i ngjajë një tjetre, të përmbushë rregullat e tjetrës, ajo kurrë nuk mund të modifikojë ndjenjat dhe nevojat e saj.

Trafiku nuk i bën përshtypje Gjëlpërës, por gropat në rrugë e tmerrojnë. Po prisja komentin e rradhës bashkë me ndonjë propozim, se Gjëlpëra bën vetëm kritika konstruktive. Dhe më thotë, -shiko, nëse askush nuk e denoncon Bashkinë duhet t’a denoncosh ti. Gjëlpëra i them, si mund të denoncohet Bashkia për gropat. –Kollaj, më shpjegon. Bashkitë kanë një siguracion për qytetin. Dëmi që të shkaktohet ty si qytetar nga gropat e pusetat paguhet nga kompania e sigurimeve, apo jo. Këtë nuk e prisja nga Gjëlpëra: të mendonte se Tirana është e siguruar për dëmet që mund të iu shkaktohen banorëve nga gjendja katastrofike e qytetit. I shpjegova se nuk duhet ta shohë zgjidhjen si të ishim në vendin e tij dhe i premtova se për ta denoncuar nuk bëhet fjalë, por do të shkruaja një artikull ku të përmendja edhe këtë anektodë.

Mbreti i detajit kishte sjellë nga një dhuratë profesionale për pjesëmarrësit në trajnim. I tepruan gjysma. Rezultoi se megjithëse fakultetet tona nuk e ofrojnë këtë specialitet ne kemi specialistë të cilët as që kanë nevojë për trajnime, madje nuk iu është dashur as të shkojnë jashtë Shqipërisë për t’u specializuar.

Deri ditën e fundit e vonova vizitën në QSUT, por natyrisht nuk do ta evitoja, megjithëse e dija se do të ishte traumatike. Gjëlpëra mbeti pa fjalë. Syri i tij i stërvitur klinik nuk kishte ndeshur një larmi të tillë kurrë më parë. Vëzhgonte qindra njerëz pa dallim nëse pacientë apo vizitorë që vërdalloseshin të drobitur nëpër ambjentet e spitaleve. Unë e shoqëroja në heshtje ndërkohë që një koleg i mirë dhe i duruar na shpjegonte hap pas hapi. Asnjë koment për zhulin në mure, për aromat, plehrat e mbetjet, asnjë fjalë për uniformat shumëngjyrëshe shpesh të pa hekurosura e as për mëngët e përveshura të bluzave… Normalitet.

Rrugës për në aeroport Gjëlpëra tha si të ishte vazhdimi i një fjalie: Edhe një pjesë e stafit mjekësor është e kequshqyer. Në memorien time erdhi Konica me doktorin e tij i cili ka gati njëqind vjet që ëndërron të përgatisë një brez të ri prej njerëzish të shëndoshë, të paqmë, të shkathët me trupë të hijshëm e të fortë ku sëmundja të thyente dhëmbët, me ndihmën e Guvernës.

Gjëlpëra në makinë më ndërpreu sërish. -Mendoj se duhet të vij prapë dhe shpejt. Ka shumë për të bërë. -Natyrisht, i thashë, madje me shpenzimet e tua.

Gjëlpëra e ndërpreu të qeshurit dhe shtoi me seriozitet trishtues: Ti mos harro se Atdheu im është gjithmonë shtëpia jote.

Next Post

"Ndal, këtu është ende Mesjetë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

July 21, 2026
Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

July 21, 2026
“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

“Do jeni bashkëfajtorë”/ Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos i lejojë SHBA-të të përdorin bazat e tyre

July 21, 2026
Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë! Si paraqitet situata në vend

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

Paketa e Maleve, Rama publikon mesazhet e qytetarëve: 90% janë profile fallco. Pas tyre janë sorrat e opozitës

July 21, 2026
“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin (VIDEO)

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In