• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dua të mund Ramën, jo të qajmë prap!” Salianji zbulon ku e ka pakënaqësinë me Berishën

by A R
04/12/2025 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në TV Klan, ishte ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili këtë javë ka nisur një tur takimesh me bazën e kësaj force politike, duke kërkuar hapjen dhe ripërtëritjen e saj.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, Salianji e ka bërë të qartë pakënaqësitë e tij ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe mënyrës se si funksionon partia.

Salianji theksoi se qëllimi i tij është të mundë qeverinë e Edi Ramës dhe të ndihmojë PD-në të rifitojë lidhjen me bazën e saj. Sipas tij problemi kryesor lidhet me vendimmarrjen dhe mungesën e përfshirjes së anëtarësisë.

Ish-deputeti kritikoi mënyrën se si PD po i trajton fitoret e zgjedhjeve dhe përbërjen e listave të kandidatëve. Ai tha se pavarësisht humbjes së thellë, PD ka fituar disa bashki pas shumë vitesh dhe ka arritur të promovojë kandidatë të rinj e me vlera, por nuk po analizon këto suksese në mënyrë të drejtë, duke mos nxjerrë mësime për zgjedhjet e ardhshme.

Pjesë nga biseda në studio:

Salianji: Unë dua të mund Edi Ramën! Dhe këtë a e kam vetëm unë, a e kanë edhe të tjerë, hajde të gjejmë mekanizmin si mundet!

Fevziu: A keni ju një pakënaqësi me Berishën?

Salianji: Unë kam pakënaqësi me gjendjen mo, nuk kam pakënaqësi me emrin.

Fevziu: Ma adreso.

Salianji: Pakënaqësia që kam unë ndaj Partisë Demokratike është që nuk po dëgjon në mënyrën e duhur zërin e anëtarësisë. E para. Dhe e dyta, që është më e rëndësishmja, nuk po i përshtatet nevojave të shoqërisë për ndryshim. Sepse anëtarësia të voton disa, lidershipi zgjedh disa të tjerë. Sepse anëtarësia e PD-së kërkon revoltë, ne bëjmë foltore.
Anëtarësia e PD-së kërkon analizë, ne duam ta bindim që zgjedhjet janë të vjedhura. Nuk ka nevojë për t’u bindur asnjë njeri dhe unë e vë me bast, cilindo të pyesim këtu, se të gjithë që janë këtu janë të bindur që zgjedhjet vidhen, por si do ta zgjidhim ne këtë problem?

Fevziu: Por si zgjidhet kjo? Këtë po të pyes. Kryetari i PD-së është Sali Berisha, dhe e njeh politikën më mirë se kushdo. Ka 35 vjet… Cila është pakënaqësia juaj për Berishën, ma adreso.

Salianji: Unë nuk e kam me asnjë emër.

Fevziu: Natyrisht që e ke se kontestimi me atë vjen.

Salianji: Unë e kam me idetë dhe me vendimmarrjen… Cili është problemi sot me PD-në, ne që mbledhim 500 njerëz me PD-në dhe i takojmë? Apo të tjerët që nuk takojnë asnjë prej 7 muajsh?!

Fevziu: Ajo është gafë, është gabim. Unë kam patur vërejtjet e mia për listën e PD-së, për mungesën e emrave të rinj dhe frymës së re.

Salianji: Ore ne kemi një analizë të humbjes, sepse kemi humbur apo jo?! Por kemi edhe një analizë tjetër që nuk e thotë asnjëri. Pse nuk i analizon PD fitoret? Se do duket habi. PD ka fituar në 6 ose 7 bashki.

Fevziu: Po është e vërtetë.

Salianji: Pse nuk e bën analizën pse ka fituar?! Ne kemi arritur të fitojmë Krujën pas 20 vitesh, ne kemi fituar në Kurbin në këto zgjedhje, kemi arritur të fitojmë në Kavajë, kemi arritur të fitojmë në Mirditë, në Tropojë. Në Pukë, Fushë Arrëz… Pse PD e ka kompleks që të marrë modelet më të mira? Avantazhi kryesor është përfaqësimi, janë kandidatët, pa konsum, pa patur mëkate, kandidatë që janë shtyrë dhe kanë arritur të jenë fitues. Pse nuk e bëjmë këtë? Të marrim modelin e këtyre zonave dhe ta çojmë në zona të tjera.

Sjellim ndërmend se ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Ilir Alimehmeti, dhe disa nga demokratët më të votuar në zgjedhjet e 11 Majit, janë bashkuar duke nisur një tur takimesh me bazën nëpër qytete, ku bëjnë thirrje për një hapje dhe ripërtëritje të Partisë Demokratike.

Por këto takime duket se nuk janë pritur mirë nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili e ka cilësuar turin paralel si axhendë personale. Ai hodhi akuza të drejtpërdrejta kundër këtij grupimi që, sipas tij, nuk bëri fushatë, por zgjodhën të pushojnë. Çdo njëri prej tyre, tha Berisha, do të japë llogari para strukturave. Pavarësisht kësaj, duket se këto takime kanë sjellë jo pak shqetësime, pasi të mërkurën, vëmendjen e mori edhe një mesazh në adresë të demokratëve, ku nënvizohej se “persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat”.

Ai që në fillim u cilësua nga demokratët si thjesht “lajm portalesh për të sfumuar skandalet e qeverisë”, u konkretizua ndryshe nga vetë Salianji, i cili e tha hapur atë që kërkon nga mbështetësit e kësaj force politike. Sipas Salianjit, PD ka nevojë të hapet dhe të ripërtërihet.

Next Post
“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se…

“Kryetari i komanduar i PD bën biznes me Vangjush Dakon!”, Salianji: Berisha më ka thënë se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

November 2, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

November 2, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

November 2, 2026
“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

November 2, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

November 2, 2026
Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

November 2, 2026
Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In