Hungarezi Viktor Kassai do drejtojë ndeshjen Itali – Gjermani, për çerekfinalet e Euro 2016, të shtunën në orën 21.00 në Bordeaux.
Kjo është bërë e ditur nga UEFA. Gjyqtarë anësorë do të jenë hungarezet Gyorgy Ring e Vencel Toth, gjyqtarë të linjës Tamas Bognar e Adam Farkas, ndërsa polaku Szymon Marciniak do të jetë gjyqtar i katërt, referon Koha. (b.an)