• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Çako: Policia ndodhet në Lazarat për të mos lejuar kthimin e kriminalitetit

by
17/05/2015 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato zhvilluan një takim me strukturat e policisë së Qarkut Gjirokastër.

Në fjalën e tij Çako theksoi se për shkak të specifikave që ka Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, objektivat kanë ndryshuar nga koha kur e drejtonte ai. Ai theksoi se policia ndodhet në Lazarat, por kjo për shkak të së kaluarës dhe të mbajtjes nën kontroll për të mos lejuar më kthimin e Lazaratit të djeshëm.

“Tashmë Drejtoria Juaj, s’ka më zona të paprekshme, të pa shkelura, s’ka më të paprekshëm. As breshëri armësh mbi lagjet e qytetit Gjirokastër apo mbi fahatin Dervicjan. S’ka më as tonelata kanabis e qindra mijra bimë narkotike të kultivuara në Lazarat dhe kjo falë punës së përbashkët që bëmë vitin e kaluar, falë seriozitetit dhe vendosmërisë maksimale të Qeverisë dhe Minisitrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, për ta kthyer njëherë e përgjithmonë Lazaratin në një vend, ku të mbizotërojë , normaliteti, e të funksionojë ligji. Ne jemi prezent në Lazarat për shkak të së kaluarës së Lazaratit, për shak të mbajtjes nën kontroll për të mos lejuar më kthimin e Lazaratit të djeshëm. Jemi në Lazarat për t’i ofruar atij komuniteti shërbimin policor të munguar prej dy dekadash e çdo shërbim tjetër që ofrojnë institucionet shtetërore. Për t’ju siguruar rendin dhe qetësinë banorëve të ndershëm të fshatit Lazarat, për të bërë të mundur krijimin e një ambienti social sa më të sigurtë që edhe banorët e Lazaratit të ndihen njësoj dhe po aq të sigurtë sa gjithë banorët e këtij vendi”, tha Cako.

Drejtori i Policisë së Shtetit konfirmoi se prania e punonjësve të policisë në këtë fshat, lidhet me përpjekjen për të të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë ata persona që kanë punë me drejtësinë.

“Për këto arsye jemi në Lazarat e kudo, e sbesoj se askush s’mund të ketë argumet tjetër për prezencën e policisë në teritor”, theksoi Çako.

Ai kërkoi nga punonjësit e policisë performancë e marrëdhënie gjithnjë e në përmirësim me komunitetin.

“Ministri i Punëve të Brendshme së bashku me stafin Drejtues të Policisë së Shtetit po bën përpjekiet maksimale, për ta transformuar policinë në një shërbim cilësor për komunitetin. Promovimi i Komisariatit Dixhital është një tjetër nismë e Ministrit Saimir Tahiri dhe Policisë së Shtetit për ta bërë punonjësin e policisë më të përgjegjshëm për efikasitetin dhe shërbimin që ofron policia ndaj komunitetit , por edhe për të ndërgjegjësuar cilindo që të jetë korrekt me ligjin”, deklaroi Çako në takimin me efektivët e Policisë Gjirokastrës.

Drejtori Çako dha porosi për forcimin e kufirit jeshil, që mund të shfrytëzohet për trafiqe të paligjshme dhe për trafikun e klandestinëve që vijnë nga vendet e treta, si edhe një prioritet tjetër sipas tij, është marrja e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Për sa i përket fushatës zgjedhore, ai theksoi nevojën për zbatimin e ligjit duke mos rënë pre e ndonjë tendence apo emocioni të çastit.

“Duhet të tregohemi profesionalë, të paanshëm për të ndëshkuar cilindo që tenton të prishë rendin e qetësinë gjatë aktiviteteve elektorale dhe fushatës në tërësi’, u shpreh Cako

Next Post

Britani e Madhe, shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës, 5 në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

October 27, 2026
Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In