Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka folur për ndryshimet e bëra në selinë blu pas vendimit të gjykatës.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Bylykbashi u shpreh se për drejtimin e PD duhet një personalitet që ta çojë drejt fitores partinë.
Ndryshimet në selinë e PD
Kemi hequr dyert e blinduara. Unë nga nëntori nuk mund të shkoja aty. Tani çdo gjë është transformuar. Ishin blindet që provokonin. Nuk do të ndoshte ndoshta 8 janari. Basha ishte shkarkuar, duhej të largohej, Faji nuk është gjithmonë në një krah.
Pozicioni i tij është delikat, partia nuk ka një kryetar. Është koleg shumë I mirë po qasja e tij është individuale.
Berisha në krye të PD
Non grata është çështje personale e Berishës e cila duhet të paraqitet në prova. Ne na duhet sot një udhëheqës drejt fitores. Ka shumë potenciale të PD për ta çuar atë drejt fitores