• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylykbashi: Ata që nuk u arrestuan dot për fjalën e lirë 33 vite më parë, arrestohen sot

by Java News
05/01/2024 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashki, ka bërë një postim në 33-vjetorin e krijimit të gazetës Rilindja Demokratike, ku thotë se është një nga datat më të rëndësishme që përfaqëson lirinë, përfshirë dhe 8 dhjetorin e 1990 dhe 11 dhjetorin e 1990.

Bylykbashki shprehet se ata që nuk u arrestuan dot për fjalën e lirë 33 vite më parë, arrestohen sot, 33 vite më pas, për fjalën e lirë.

“Të arrestosh dhe t’i heqësh të drejtën e shprehjes kreut të opozitës nuk është goditur vetëm një person, por janë goditur për t’u rrëzuar tre kolonat që mbajnë çatinë: 8 dhjetori i pluralizmit, 11 dhjetori i demokracisë dhe 5 janari i fjalës së lirë”, shprehet ndër të tjera ai.

Postimi i Bylykbashit:

Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.”

Me këto fjalë hapet Ungjilli i Gjonit.

E para ishte fjala e lirë.

Më pas erdhi 8 dhjetori 1990, liria për të krijuar parti e fjalën ta kthesh në bindje dhe veprim. Ka vetëm një fjalë që e mishëron atë datë: Studentët.

Më pas erdhi 11 dhjetori 1990, liria për të zgjedhur mes dy mendimesh të ndryshme. Ka vetëm një fjalë që e simbolizon atë datë: Partia Demokratike.

Më pas erdhi 5 janari 1991, liria për ta shprehur e shkruar fjalen e lirë dhe atë ta lexojnë e dëgjojnë të gjithë pa pengim. Ka vetëm një fjalë që e përfaqëson ata datë: Rilindja Demokratike.

Tre data që janë të mëdha secila veçmas, por të treja bashkë janë kërcimi trehapësh më i madh e i jashtëzakonshëm në liri i shqiptarëve. Një kërcim që ka emrin Demokraci.

Nderi i takon atyre që shënuan 8 dhjetorin 1990 në kalendarin e historisë, i takon atyre që u bashkuan me ta me guxim më 11 dhjetor 1990 dhe themeluan Partinë Demokratike, i takon atyre që më 5 janar 1991 blenë me padurim numrin e parë që barti mbi fletë fjalën e lirë. Nderi është edhe i atyre që më 11 dhjetor 2021 u mblodhën për t’i rithemeluar këto data, por që kanë edhe detyrën që ato data të mos shuhen prej pasardhësve të atyre të cilëve ua rrëmbyem fjalën e lirë 33 vjet më parë dhe atyre që i ndihin si judë.

Por edhe kur kërcen në liri, sytë duhen mbajtur hapur. Sepse mjafton një brez që ta humbësh lirinë.  Në fakt, mjaftoi një brez që ëndrra e qashtër për demokraci e 33 viteve më parë të kthehet në iluzion demokracie.

Ata që nuk u arrestuan dot për fjalën e lirë 33 vite më parë, arrestohen sot, 33 vite më pas, për fjalën e lirë.

Më 5 janar 1991 kishim fjalën e lirë,  e flisnim, e shkruanim dhe e lexonim pa drojë, por nuk kishim të hanim, nuk kishim shtëpi moderne, makina, lokale, pasuri e prona, nuk dilje dot përtej klonit në kufi se të qëllonin ende pas shpine ata, pasardhësit e të cilëve qeverisin sot.

Sot kemi shumëçka por nuk kemi fjalën e lirë. Testi i fjalës së lirë nuk është sa pafundsi gazetash, radiosh, TV, portalesh apo llogarish në rrjete sociale kanë shqiptarët. Testi është nëse kur thua fjalën i lirë, nuk ke frikë se të gjobisin, heqin nga puna apo të arrestojnë me akuzë të sajuar për korrupsion, tubim të paligjshëm apo përplasje me policinë në ushtrim të lirive të tua për të akuzuar qeverinë.

Një deputet zgjidhet për të çuar fjalën e lirë në parlament, ta thotë aty edhe me ton të fortë e duke akuzuar hajdutët, të korruptuarit dhe të padrejtët. Mosdakordësia me ato fjalë të lira ka më pak rëndësi se liria për t’i thënë ato fjalë. Nëse deputeti nuk flet nuk ka bërë detyrën. Nëse nuk e lenë të flasë, kanë shkelur lirinë e fjalës së atyre dhjetëramijëra qytetarëve që ia kanë besuar deputetit fjalën e tyre të lirë.

Të arrestosh dhe t’i heqësh të drejtën e shprehjes kreut të opozitës nuk është goditur vetëm një person, por janë goditur për t’u rrëzuar tre kolonat që mbajnë çatinë: 8 dhjetori i pluralizmit, 11 dhjetori i demokracisë dhe 5 janari i fjalës së lirë.

Këtë nuk mund ta lemë të ndodhë! Sepse ato tre data vlejnë për çdo demokrat, socialist të ndershëm, individ pa parti, në Shqipëri apo diasporë. Pa ato, nuk ka zgjedhje të lira për rotacion demokratik, por ka vetëm votime për të konfirmuar regjimin.

Edi Rama, ashtu si princi makiavelik i shekullit të 21, nuk përpiqet t’i zhdukë ato data nga kalendari. Po përpiqet t’i dyzojë, t’i turbullojë, t’i kthejë në opinion. Dy 8 dhjetorë, dy 11 dhjetorë, e për turp dy 5 janarë.

Për fat antikorpet që prodhuam më 11 dhjetor 2021 shërbejnë për të bërë dallimin midis të vertetës së lirë që vret regjimin, nga e “verteta” e inxhinieruar dhe modifikur gjenetikisht në laboratorin gjyqësor të pushtetit.

Rroftë “Rilindja Demokratike”, këto gërma të para që mbollën mbi fletën e bardhë lirinë e fjalës për shqiptarët.

/f.s

Next Post
KPK shkarkon gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela cënoi besimin e publikut

KPK shkarkon gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela cënoi besimin e publikut

Comments 2

  1. Sali pordha says:
    2 years ago

    Bylyk sala ka vjedh o. bythqir

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Hike ore te degjenruar,na cate k…. me monstren e vicidolit,ju qe i shkoni pase nji monstre jeni me te ndyre se ai.Ju keni vjedhe e plackite shqiptaret me emrin e tije per ate i shkoni prapa nji vrasesi.Nji monster 81 vjecare qe mbane ere muti,monstra eshte i lare me gjakun e pa fajshem te shume shqiptarve qe i ka vrare me kriminelte e paguar prej tije.Te pa karakter ju femijte e komunistave e spiunve qe i shkoni prapa bythes se tije.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“570 video vetëm nga Tirana”, Këlliçi del me akuza të reja: Komisionerët e PS kërcënuan votuesit!

Gara për Avokatin e Popullit, Këlliçi zbulon dy kandidatët e opozitës: Shabani nuk ka lidhje me PD-në

December 10, 2025
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nga drejtësi e pavarur, kemi ndërtuar një korporatë”/ Meçe: Sistemi i drejtësisë ka ndërhyrë në nivelet më të larat të pushtetit

December 10, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Çfarë “komploti” ka në SPAK që do mbikëqyret ndërkombtarisht?

December 10, 2025
Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

Zvarritja pa fund e “Gërdecit” dhe “Partizanit”: pse publiku s’po merr vesh çfarë po ndodh!

December 10, 2025
Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet nga Begaj me urdhrin ‘Ylli i Madh’

Ish-presidenti Alfred Moisiu dekorohet nga Begaj me urdhrin ‘Ylli i Madh’

December 10, 2025
LIVE-100 vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Rama ndan 2 medaljonet e para për Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun!

LIVE-100 vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”/ Rama ndan 2 medaljonet e para për Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun!

December 10, 2025
“Hemodializa është kthyer në monopol/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

“Hemodializa është kthyer në monopol/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

December 10, 2025
Zyrtari amerikan vizitë në SPAK: Përpjekjet e Dumanit vendosën standard për bashkëpunim kundër organizatave kriminale!

Zyrtari amerikan vizitë në SPAK: Përpjekjet e Dumanit vendosën standard për bashkëpunim kundër organizatave kriminale!

December 10, 2025
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

December 10, 2025
U shpërdoruan me IPARD 2, BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

U shpërdoruan me IPARD 2, BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In